JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

NDËRPRERJA E AGJËRIMIT VULLNETAR

Numri i fetvasë: 417 NDËRPRERJA E AGJËRIMIT VULLNETAR

Kategoria: AGJËRIMI VULLNETAR

842 shfletues/klikues NDËRPRERJA E AGJËRIMIT VULLNETAR


 Pyetje: NDËRPRERJA E AGJËRIMIT VULLNETAR


A lejohet që agjërimi vullnetar të ndërprehet me ose pa arsye dhe nëse ndërprehet a duhet kompensuar apo jo?


 Përgjigjja: NDËRPRERJA E AGJËRIMIT VULLNETAR


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me personin që e fillon agjërimin vullnetar dhe pastaj e prish atë, juristët muslimanë ndajnë dy mendimet krysore në vijim1:

Mendimi i parë: Agjërimi vullnetar nuk është detyrim të kompletohet dhe as kompensohet

Sipas këtij mendimi (të mbështetur nga medh’hebi shafi’i, hanbeli etj.), i cili përbën mendimin më të fuqishëm, personi që ka filluar një agjërim vullnetar nuk është i detyruar që ta plotësojë  atë dhe as ta kompensojë (zëvendësojë) atë nëse e prish.

Sa në fjalë bazohet në një sërë transmetimesh, prej të cilave po përmendim sa vijon:

Në transmetimin e Aishes, Allahu qoftë i kënaqur me të, vjen se ajo ka thënë: “O i Dërguari i Allahut: Na është dhuruar hajs [ushqim në trajtë përzierje gjalpi me hurma arabie …].” Ai, Paqja qoftë mbi të, tha: “Tregoma atë, se më ka zënë mëngjesi agjërues [nuk kam ngrënë e pirë asgjë, nga agimi deri tani në mëngjes, sepse kisha vendosur të bëjë agjërim vullnetar], dhe ai, Paqja qoftë mbi të, hëngri [për të shërbyer kjo si shembull pë muslimanët].”2Lexoni më tepër

Gjithsesi është e pëlqyeshme (mustehab) që kushdo që fillon një agjërim vullnetar dhe nuk ka ndonjë arsye serioze për ndërprerjen e tij, ta përmbushë (ta çoj deri në fund) atë, bazuar në rregullin juridik kuranor: “… dhe mos i çoni dëm (mos i prishni) veprat (adhurimet) tuaja.7

Mendimi i dytë: Agjërimi vullnetar duhet të plotësohet dhe nëse prishet duhet kompensuar

Sipas këtij mendimi (të mbështetur nga medh’hebi hanefi etj.), personin që ka filluar një agjërim vullnetar është i detyruar që ta plotësojë  atë dhe nëse e prish duhet ta kompensojë (zëvendësojë).

– Mendimi i parë është më i fuqishmi, pasi argumentet mbështetës të tij janë bazuar në transmetime të fuqishme (autentike), kurse mendimi i dytë bazohet faktikisht në transmetime që nuk janë të fuqishme (pra në transmetime të dobëta).

Allahu e di më mirë. NDËRPRERJA E AGJËRIMIT VULLNETAR

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ NDËRPRERJA E AGJËRIMIT VULLNETAR

NDËRPRERJA E AGJËRIMIT VULLNETAR

Poshtëshënim:

  1. Shih: islamqa dhe islamweb.
  2. Muslimi, nr. 1154; shih: dorar.
  3. Ed-Derakutni, nr. 24, Ibn Haxheri ka thënë se ky transmetim është “hasen/i besueshëm”.
  4. En-Nesai, nr 2322; transmetimi është “hasen/i besueshëm”.
  5. Ahmedi, nr. 26937 dhe Et-Tirmidhi, nr. 732; El-Axhluni thotë se ky transmetim është “sahih/i vërtetë”.
  6. Ebu Daudi, nr. 2456; Albani e klasifikon transmetimin si “sahih/të vërtetë”.
  7. Kuran, Muhamed: 33.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top