JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

MUAJI DHUL HIXHE-NJOHURI KRYESORE

Numri i fetvasë: 418 MUAJI DHUL HIXHE-NJOHURI KRYESORE

Kategoria: MIRËSITË E DITËVE-MUAJVE-KOHËVE

742 shfletues/klikues MUAJI DHUL HIXHE-NJOHURI KRYESORE


 Pyetje: MUAJI DHUL HIXHE-NJOHURI KRYESORE


Cili është kuptimi i muajit hënor Dhul Hixhe dhe cilat janë disa nga vlerat e tij?


 Përgjigjja: MUAJI DHUL HIXHE-NJOHURI KRYESORE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Çështja e parë: Domethënia e muajit Dhul Hixhe

“Dhul Hixhe / DHUL HIXH-XHEH” është quajtur kështu ngase ndër arabët shquhej për nisjen e kryerjes së pelegrinazhit të madh të Haxhit. Ky muaj përbën muajin e fundit të kalendarit vjetor hënor hixhri.Lexoni më tepër

Çështja e dytë: Vlerat kryesore të muajit Dhul Hixhe

Së pari: Dhul Hixhe është nga muajt e shenjtë1 në Islam, që quhen kësisoj sepse janë privilegjuar nga Allahu që të jenë të madhëruar, gëzojnë dispozita të veçanta pacenueshmërie dhe vlera e tyre spikatet në përmendjen e veçantë që u ka bërë atyre Allahu i Madhëruar dhe i Dërguari i Tij (paqja qoftë mbi të).Lexoni më tepër

Së dyti: Dhjetë ditët e para të muajit Dhul Hixhe.Lexoni më tepër

Këto ditë kanë këtë vlerë madhështore sepse ato i përkasin muajve të shenjtë, në to ndodhet dita e Arafatit dhe Kurbanit, bashkëngjitur me to janë ditët e Teshrikut, ato përbëjnë shansin vjetor ku bashkohen adhurimet mëmë islame dhe në to kryhet obligimi madhështor hyjnor i haxhit.Lexoni më tepër

Së treti: Agjërimi i nëntë ditëve të para dhe ai tërësor i muajit Dhul Hixhe.

a. Agjërimi i nëntë ditëve të para të tyre, është një vepër shumë e pëlqyeshme.Lexoni më tepër

b. Agjërimi i ditës së Arafatit (9 Dhul Hixhe) dhe vlera e saj

Agjërimi i Ditës së Arafatit i shlyen (fal) mëkatet e [vogla të] dy viteve. Agjërimi i kësaj dite për personin që nuk po kryen haxhin është shumë i pëlqyeshëm dhe përbën ditën më të pëlqyeshme për t’u agjëruar të 9 ditëve të para të Dhul Hixhes, që po kështu është një ditë me vlera madhështore.Lexoni më tepër

c. Pas Ditës së Arafatit, e dyta ditë më e pëlqyeshme për t’u agjëruar e këtyre nëntë ditëve, është Dita e Teruijes (8 Dhul Hixhe) dhe pas saj vijnë ditët e tjera.

d. Shumica e juristëve muslimanë janë të mendimit se agjërimi në muajt e shenjtë (sidomos agjërimi tërësor i tyre) është mustehab (i pëlqyeshëm).Lexoni më tepër

Së katërti: Dita e Kurban Bajramit (10 Dhul Hixhe)

Dita e Kurbanit është dita më e mirë dhe më madhështore e vitit, është dita e festës së muslimanëve dhe është dita e haxhit të madh. Juristët muslimanë janë të pajtimit se agjërimi i ditës së dhjetë të këtij Dhjetëditëshi (Ditës së Kurban Bajramit) është haram6 (rreptësisht i ndaluar / ndalesë e ndëshkueshme).Lexoni më tepër

Së pesti: Rituali i prerjes së kurbanit

Prerja e kurbanëve, përbën një nga adhurimet e rëndësishme islame, me të cilat muslimani afrohet tek Allahu i Madhëruar në Ditën e Kurbanit (10 Dhul Hixhe) ose gjatë Ditëve të Teshrikut (11-13 Dhul Hixhe). Rituali i kurbanit përbën afrim tek Allahut dhe më konkretisht në lidhje me vlerën dhe mirësinë e kurbanit kanë ardhur një sërë tekstesh kuranore dhe profetike.Lexoni më tepër

Së gjashti: Ditët e Teshrikut (11, 12 dhe 13 Dhul Hixhe) janë ditë dhikri dhe agjërimi i tyre nuk i lejohet përveçse haxhiut mutemeti7.Lexoni më tepër

Së shtati: Haxhi përbën adhurimin më të mirë të këtij Dhjetëditëshi.

Në këtë muaj përmbyllet rituali madhështor i haxhit, që përbën një nga pesë shtyllat e Islamit, është një nga veprat më të mira, është një sezon madhështor për të përfituar faljen hyjnore dhe për t’u çliruar nga zjarri i xhehenemit, dhe shpërblimi për haxhin e pranuar është xheneti. Lexoni më tepër

Së teti: Tekbiri i pakufizuar është i pëlqyeshëm në dhjetëditëshin e parë të Dhul Hixhes dhe tekbiri i kufizuar është i veçantë për ditën e Kurbanit të Bajramit, atë para tij dhe për tre ditë pas tij.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. MUAJI DHUL HIXHE-NJOHURI KRYESORE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ MUAJI DHUL HIXHE-NJOHURI KRYESORE

MUAJI DHUL HIXHE-NJOHURI KRYESORE

Poshtëshënim:

  1. Muajt e shenjtë: Me këtë emërtim quhen katër muajt: Rexheb (që vjen i veçuar), Dhul Ka’de, Dhul Hixhe dhe Muharrem (tre të fundit vijnë varg) të kalendarit hixhri (hënor / islam), të cilët janë quajtur kësisoj sepse gëzojnë dispozita të veçanta pacenueshmërie .
  2. Dhul Hixhe: Muaji i dymbëdhjetë i kalendarit hënor islam, në të cilin kryhen ritualet kryesore të haxhit (pelegrinazhit) në Mekë dhe rrethinat e saj.
  3. El-Fexhr: 1-2.
  4. El-Haxh: 27-28.
  5. Mendub: Veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe është më parësore se moskryerja, por kjo e fundit (moskryerja) nuk ndëshkohet.
  6. Haram: Veprim lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij ndëshkohet.
  7.   Haxhiu mutemeti (MUTEMET-TIǏ / përfitues): Muslimani/a që futet në gjendjen rituale të pelegrinazhit të umras (pelegrinazhit të vogël në Mekë) përgjatë muajve të haxhit, pastaj pas umras del nga gjendja rituale e pelegrinazhit dhe qëndron në Mekë derisa të hyj sërish në gjendjen rituale të pelegrinazhit të haxhit në po të njëjtin vit (pra përmes kësaj trajte të pelegrinazhit përfitohet çlirimi i përkohshëm nga gjendja rituale e pelegrinazhit), i cili i agjëron këto ditë në pamundësi të bërjes së hedjit (therorit / kurbanit që i duhet të bëjë në Mekë).
  8. El-Bekare.
  9. Dhikri: Kuptimi gjuhësor i “dhikrit” është përmend / zë në gojë; kurse kuptimi terminologjik është “përmendje / përlëvdim i Allahut”.
  10. Muslimi 1141.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top