JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

AGJËRIMI I MUHARREMIT KUNDREJT SHABANIT

Numri i fetvasë: 414 AGJËRIMI I MUHARREMIT KUNDREJT SHABANIT

Kategoria: AGJËRIMI VULLNETAR

1 316 shfletues/klikues AGJËRIMI I MUHARREMIT KUNDREJT SHABANIT


 Pyetje: AGJËRIMI I MUHARREMIT KUNDREJT SHABANIT


A mund të na tregoni se cili agjërim vullnetar është më i mirë, ai në muajin Muharrem apo ai në muajin Shaban? Pse i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) nuk agjëroi asnjë muaj pas Ramazanit siç e agjëronte Shabanin; edhe pse agjërimi më i mirë pas Ramazanit është muaji i Allahut, Muharrem?


 Përgjigjja: AGJËRIMI I MUHARREMIT KUNDREJT SHABANIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me preferencën mes agjërimit të Muharremit dhe atij të Shabanit, thuhet sa vijon1:

Mendimi i parë: Agjërimi i Shabanit përbën agjërimin vullnetar më të mirë të renditur (të lidhur me Ramazanin) dhe ai i Muharremit përbën atë më të mirë të lirë.Lexoni më tepër

Ky mendim referohet në transmetimet autentike të ardhura në këtë kontekst, prej të cilëve është ai i Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të), ku ajo transmeton: “Asnjëherë nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ta ketë plotësuar agjërimin e një muaji përveç Ramazanit dhe asnjëherë nuk e kam parë atë në ndonjë muaj, që të bënte agjërim më të shumtë se në Shaban”3; pra i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) agjëronte vullnetarisht në të gjithë muajt veç Ramazanit, por agjërimi i tij në Shaban ishte më i shumtë.Lexoni më tepër

Në mbështjetje të këtij mendimi, përmbledhja e fjalëve të dijetarit të shquar Ibn Rexhebit, është se agjërimi vullnetar i Shabanit përbën llojin më të mirë të agjërimit vullnetar, me konsideratën se ai në raport me Ramazanin është si namazi sunet i  renditur (i lidhur me namazin e obliguar/farzin) [që i përket llojit të adhurimeve vullnetare të përcaktuara: në sasi (të kufizuara në numër) dhe kohë (të kufizuara në kohën e kryerjes)]; teksa agjërimi në muajin Muharrem është më i mirë, me konsideratën e adhurimit vullnetar të lirë (të palidhur me agjërimin e obliguar/farz të Ramazanit) [që i përket llojit të adhurimeve vullnetare të papërcaktuar: në sasi (numri është i pakufizuar) dhe kohë (koha e kryerjes është e pakufizuar, mjaft të mos bëhet në kohët e ndaluara a të papëlqyeshme)].Lexoni më tepër

Mendimi i dytë: Agjërimi në Muharrem është më i mirë se ai në Shaban

Teksti profetik referent mbi këtë çështje është: “Më i miri agjërim [vullnetar] pas [agjërimit të obliguar të] Ramazanit është muaji i Allahut, Muharremi; dhe namazi më i mirë pas farzit është namazi i natës.”7Lexoni më tepër

Imam En-Neueuiu, në mbështjetje të mendimit se agjërimi vullnetar në Muharrem është më i mirë se ai në Shaban (që përbën edhe mendimin e medh’hebit shafi’i), transmetimet autentike ku vjen se agjërimi i Profetit (Paqja qoftë mbi të!) në Shaban ka qenë më i shumtë se në Muharrem, i ka interpretuar me dy përgjigje: (njëra prej tyre) ndoshta Profeti (Paqja qoftë mbi të!) e mësoi vlerën e tij (agjërimit të Muharremit) në fundin e jetës së vet, dhe (e dyta) mbase atij (Paqja qoftë mbi të!) i dilnin në të (në muajin Muharrem) arsye (që e pengonin nga agjërimi i shumtë në Muharrem) si: udhëtimi, sëmundja etj.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. AGJËRIMI I MUHARREMIT KUNDREJT SHABANIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ AGJËRIMI I MUHARREMIT KUNDREJT SHABANIT

AGJËRIMI I MUHARREMIT KUNDREJT SHABANIT

Poshtëshënim:

  1. Shih: islamweb.
  2. Shih: saaid.
  3. El-Bukhari 1969, Muslimi 1156 (teksti i takon këtij të fundit).
  4. Muslimi 1163.
  5. Muslimi 1163.
  6. Lataif El-Mearif v. 1, f. 129.
  7. Muslimi 1163.
  8. Shih: dorar.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top