JETA E VËRTETË

NËSE IMAMI NGRIHET NË REKATIN E PESTË

Numri i fetvasë: 402 NËSE IMAMI NGRIHET NË REKATIN E PESTË

Kategoria: SHTESAT NË NAMAZ

1 387 shfletues/klikues NËSE IMAMI NGRIHET NË REKATIN E PESTË


 Pyetje: NËSE IMAMI NGRIHET NË REKATIN E PESTË


A lejohet shkëputja prej imamit dhe dhënia selam para tij nëse imami falë pesë rekate në namazin farz (të obliguar) katër rekatësh? Me fjalë të tjera, si duhet të veprojë xhemati (ndjekësi) nëse imami i tij shton një rekat në namaz?


 Përgjigjja: NËSE IMAMI NGRIHET NË REKATIN E PESTË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me çështjen e parashtruar thuhet sa vijon1:Lexoni më tepër

Mendimi i saktë (që përbën mendimin e shumicës së juristëve muslimanë) është se kush falet pas imamit2 e ka të ndaluar (haram3) që ta ndjek imamin nëse (ky person që po falet pas këtij imami) e di se kemi të bëjmë me një shtesë në namaz (në rastin në fjalë me faljen e një rekati4 më tepër), pasi  të vepruarit kësisoj (shtesa me dashje dhe vetëdije në namaz) e bën namazin të pavlefshëm, sepse “pasimi në diçka që nuk është e ligjëruar nuk lejohet”, si dhe bazuar në rregullin e “ndalimit të sjelljes së shtesave të qëllimshme në namaz”.

Më konkretisht, nëse imami (lë pa vepruar gjëra në të cilat varet saktësia e namazit apo kryen gjëra që e prishin namazin, si p.sh.) ngrihet nga harresa në rekatin e pestë, ndjekësit e tij e kanë për detyrë ta njoftojnë atë (duke bërë tesbih5, ose nëse me tesbih nuk kupton se ku ka gabuar lejohet t’i thuhet qartë ku ka gabuar). Në këtë rast imami duhet të kthehet dhe në fund të namazit duhet të bëjë dy sexhdet e hutimit/harresës6, por ai nuk kthehet nëse është i sigurt se është në rregull. Nga ana tjetër, ndjekësi i këtij imami, nëse është i sigurt se ky është rekati i pestë, nuk e ka të lejuar që ta ndjekë në këtë rast imamin e tij në këtë shtesë, pasi kësisoj shtohet me dashje dhe vetëdije një rekat në namaz, gjë që e prish namazin.

Në fakt, ajo që kërkohet prej xhematit (ndjekësit/ve të imamit) në rastin kur imami është ngritur në rekatin e pestë apo ngjashëm dhe pasi njoftohet refuzon të kthehet, është që të bëjë një nga dy veprimet në vijim:

Së pari: Të bëjë nijetin e shkëputjes nga imami dhe të vijojë më vete namazin e tij, pra të thotë teshehudin7 dhe vijojë me radhë deri sa të japë selam8 para imamit;

Së dyti: Të qëndrojë ulur në pritje të imamit: të pres derisa të vijë imami në gjendjen e teshehudit dhe pastaj të thotë pas tij teshehudin, të bëjë me të sexhden e hutimit/harresës dhe të japë selam pas tij (dhe kjo është më mirë)9.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. NËSE IMAMI NGRIHET NË REKATIN E PESTË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ NËSE IMAMI NGRIHET NË REKATIN E PESTË

NËSE IMAMI NGRIHET NË REKATIN E PESTË

Poshtëshënim:

  1. Shih: islamweb, islamonline, islmaweb, islamqa dhe binbaz.
  2. Imam: Personi kompetent që prin namazin.
  3. Haram: Veprim ritual kryerja e të cilit është e ndëshkueshme dhe lënia e tij është e shpërblyeshme.
  4. Rekat: Njësi e namazit që fillon me qëndrimin në këmbë dhe mbaron me dy sexhdet.
  5. Tesbihu (ET-TESBIIȞ): Thënia “SUBȞAAN ALL-LLAHI / I Lartmadhëruar dhe i Patëmetë është Allahu”.
  6. Sexhdeja e harresës: Në arabisht “sehui sexhde” dhe me të nënkuptohen dy sexhde që bëhen në fund të namazit kur biem gjatë tij në gabime të caktuara.
  7. Teshehudi (Pozicion): Pozicioni ulur i namazit që vjen ose në mes (direkt pas dy sexhdeve të rekatit të dytë) ose në fund (pas rekatit të fundit) të një namazi, ulje në të cilën thuhet thënia “ET-TEȞIJ-JAATU LIL-LAAHI… – Përshendetjet (madhërimet) i takojnë Allahut…”, e cila mbaron me “dy dëshmitë islame/shehadetin”.
  8. Selami: Thënia “ES-SELAAMU ǍLEJKUM UE RAȞMETULL-LLAAH” (në krahun e djathtë dhe të majtë) që thuhet në mbyllje të çdo namazi të obliguar ose vullnetar.
  9. Po kështu, i parapriri me një ose më shumë rekat/e, nëse e di se imami i tij po fal një rekat shtesë, nuk e ndjek imamin në të dhe as e llogarit këtë rekat, por e plotëson rekatin e mangët pasi të ketë dhënë selam imami i tij.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top