JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

HAXHI DHE UMRA

HAXHI-LLOJET DHE KUSHTET E AFTËSISË

Numri i fetvasë: 432 HAXHI-LLOJET DHE KUSHTET E AFTËSISË

Kategoria: KUSHTI I MUNDËSISË-HAXHI E UMRA

 HAXHI-LLOJET DHE KUSHTET E AFTËSISË


yetje: HAXHI-LLOJET DHE KUSHTET E AFTËSISË


Cilat janë llojet dhe konditat e aftësisë (si kusht i obligimit të haxhit)?


 Përgjigjja: HAXHI-LLOJET DHE KUSHTET E AFTËSISË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në kuadrin e kushtëzimit të aftësisë (si kusht që ka të bëjë veçmas me obligimin e haxhit), nga juristët muslimanë është trajtuar shqyrtimi i llojeve dhe kushteve të aftësisë (mundësisë) në lidhje me haxhin, si vijon:

Shqyrtimi i parë: Llojet e aftësisë (si kusht i obligimit të haxhit)
Klasifikimet e aftësisë për kryerjen e haxhit dhe umres janë katër:
Klasifikimi i parë: Personi të jetë i aftë (i mundshëm) fizikisht dhe financiarisht; mendimi konsensual (i të gjithë) dijetarëve muslimanë është se i këtilli e ka detyrim që ta kryejë vetë haxhin dhe umren.
Klasifikimi i dytë: Personi të mos jetë i aftë (i mundshëm) as fizikisht dhe as financiarisht; mendimi konsensual (i të gjithë) dijetarëve muslimanë është se i këtilli nuk e ka detyrim që ta kryejë haxhin dhe umren (pra prej tij hiqet ky obligim).
Klasifikimi i tretë: Personi të jetë i aftë (i mundshëm) fizikisht, por jo financiarisht; të gjithë juristët muslimanë (pa asnjë diskutim) janë të mendimit se i këtilli nuk është i obliguar ta kryejë haxhin dhe umren, përveç nëse kryerja e tyre nuk varet nga paratë, si p.sh. nëse ky person është nga banorët e Mekës dhe nuk e ka të vështirë të dalë në mashair (vendet e ritualeve përkatëse të haxhit / umres).
Klasifikimi i katërt: Personi të jetë i aftë (i mundshëm) financiarisht, por jo fizikisht, për shkak të një paaftësie që nuk mund të eliminohet; i këtilli e ka për detyrë (obligim) ta kryejë haxhin dhe umren duke dërguar dikë (bedel / zëvendës) në vend të tij.

Shqyrtimi i dytë: Konditat (Kushtet) e aftësisë (si kusht i obligimit të haxhit)
Parashtresa e parë: Kushtet e përgjithshme të aftësisë (mundësisë) për burrat dhe gratë
Kushti i parë: Aftësia fizike, e cila përfshin shëndetin fizik dhe aftësinë për të ecur dhe hipur (qëndruar në gjënë a mjetin e transportit).
Kushti i dytë: Aftësia financiare, e cila përfshin furnizimin (për udhëtim), gjënë (mjetin) e transportit dhe shpenzimin (paratë e nevojshme për këtë udhëtim a rrugëtim), që duhet të teprojnë pasi të jetë hequr (llogaritur) borxhi, si dhe shpenzimet dhe nevojat (për përgjegjësitë) themelore të personit (që synon të kryej haxhin).
Kushti i tretë: Aftësia (Mundësia) e sigurisë, gjë me të cilën nënkuptohet siguria rrugore (pra një rrugëtim a udhëtim i parrezikuar).

Parashtresa e dytë: Kushtet e aftësisë (mundësisë) veçanërisht për gratë
Kushti i parë: Mahremi (pra shoqërimi i gruas prej një mashkulli mahrem, që është: bashkëshorti i saj apo çdo mashkull i rritur me të cilin asaj i ndalohet përjetësisht martesa).
Kushti i dytë: Të mos jetë në iddet (kohëpritjen para ri/kurorëzimit).


Allahu e di më mirë. HAXHI-LLOJET DHE KUSHTET E AFTËSISË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ HAXHI-LLOJET DHE KUSHTET E AFTËSISË

HAXHI-LLOJET DHE KUSHTET E AFTËSISË

Lexoni më tepër

HAXHI-LLOJET DHE KUSHTET E AFTËSISË Read More »

HAXHI-PËRKUFIZIMI-DISPOZITA E AFTËSISË

Numri i fetvasë: 431 HAXHI-PËRKUFIZIMI-DISPOZITA E AFTËSISË

Kategoria: KUSHTI I MUNDËSISË-HAXHI E UMRA

HAXHI-PËRKUFIZIMI-DISPOZITA E AFTËSISË

yetje: HAXHI-PËRKUFIZIMI-DISPOZITA E AFTËSISË

Aftësia ka ardhur si kusht që ka të bëjë vetëm me obligimin e haxhit, por cili është përkufizimi dhe cila është dispozita e aftësisë (mundësisë) në këtë kontekst?

 Përgjigjja: HAXHI-PËRKUFIZIMI-DISPOZITA E AFTËSISË

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në kuadrin e kushtëzimit të aftësisë (si kusht që ka të bëjë veçmas me obligimin e haxhit), nga juristët muslimanë është trajtuar përkufizimi dhe dispozita e aftësisë (mundësisë) në lidhje me haxhin, si vijon:

Lexoni më tepër

HAXHI-PËRKUFIZIMI-DISPOZITA E AFTËSISË Read More »

HAXHI-KUSHTI I LIRISË-PUBERTETIT

Numri i fetvasë: 430 HAXHI-KUSHTI I LIRISË-PUBERTETIT

Kategoria: KUSHTET E OBLIGIMIT-HAXHI E UMRA

 HAXHI-KUSHTI I LIRISË-PUBERTETIT

yetje: HAXHI-KUSHTI I LIRISË-PUBERTETIT

Cilat janë kushtet që haxhi të jetë detyrim (obligim) dhe i mjaftueshëm (heqës i detyrimit)?

 Përgjigjja: HAXHI-KUSHTI I LIRISË-PUBERTETIT

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Juristët muslimanë në lidhje me kushtet që haxhi të jetë detyrim (obligim) dhe i mjaftueshëm (heqës i detyrimit) janë shprehur si vijon:

Shqyrtimi i parë: Liria
Parashtresa e parë: Liria është kusht obligues
Liria është kusht për obligimin e haxhit (pra që haxhi të bëhet detyrim), së këtejmi ky i fundit (haxhi) nuk është detyrim për robin (skllavin).

Lexoni më tepër

HAXHI-KUSHTI I LIRISË-PUBERTETIT Read More »

HAXHI-KUSHTI I ISLAMIT DHE MENDJES

Numri i fetvasë: 429 HAXHI-KUSHTI I ISLAMIT DHE MENDJES

Kategoria: KUSHTET E OBLIGIMIT-HAXHI E UMRA

 HAXHI-KUSHTI I ISLAMIT DHE MENDJES

yetje: HAXHI-KUSHTET OBLIGUESE-SAKTËSUESE-SHLYESE

Cilat janë kushtet që haxhi të jetë detyrim, i vlefshëm (i saktë) dhe i mjaftueshëm (heqës i detyrimit)?

 Përgjigjja: HAXHI-KUSHTI I ISLAMIT DHE MENDJES

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Juristët muslimanë në lidhje me kushtet që haxhi të jetë detyrim, i vlefshëm (i saktë) dhe i mjaftueshëm (heqës i detyrimit) janë shprehur si vijon:

Shqyrtimi i parë: Islami
Parashtresa e parë: Dispozita e haxhit të bërë nga jobesimtari (jomuslimani)
Haxhi i jobesimtarit (jomuslimanit) nuk është i vlefshëm (i saktë) dhe nuk i bëhet detyrim atij (pasi detyrimi i haxhit nuk ka lidhje / nuk ka të bëjë me jobesimtarin). Edhe nëse ndodh (supozohet) që jobesimtari ta kryejë haxhin, ky i fundit nuk i llogaritet atij (nuk i mjafton / nuk ia heq a shlyen detyrimin e haxhit po qe se jobesimtari pasi e ka kryer haxhin bëhet musliman).

Lexoni më tepër

HAXHI-KUSHTI I ISLAMIT DHE MENDJES Read More »

DISPOZITA BAZË TË HAXHIT-UMRES

Numri i fetvasë: 428 DISPOZITA BAZË TË HAXHIT-UMRES

Kategoria: HAXHI E UMRA-PËRKUFIZIMI-DISPOZITA

DISPOZITA BAZË TË HAXHIT-UMRES

yetje: DISPOZITA BAZË TË HAXHIT-UMRES

A mund të na tregoni disa prej dispozitave kryesore të haxhit dhe umres, si p.sh: dispozitën e haxhit dhe mohuesit të tij, të kryerjes së menjëhershme të haxhit (kur i plotësojmë kushtet) apo vonimit të tij dhe dispozitën e umres e përsëritjes së saj brenda vitit apo të njëjtit udhëtim?

 Përgjigjja: DISPOZITA BAZË TË HAXHIT-UMRES

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Juristët muslimanë në lidhje me dispozitën e haxhit dhe mohuesit të tij, kryerjes së menjëhershme të haxhit dhe vonesës së tij dhe dispozitën e umres e përsëritjen e saj brenda vitit dhe të njëjtit udhëtim, janë shprehur si vijon:

Lexoni më tepër

DISPOZITA BAZË TË HAXHIT-UMRES Read More »

URTËSI TË LIGJËSIMIT TË HAXHIT

Numri i fetvasë: 427 URTËSI TË LIGJËSIMIT TË HAXHIT

Kategoria: HYRJA-PARATHËNIA E HAXHIT

 URTËSI TË LIGJËSIMIT TË HAXHIT

yetje: URTËSI TË LIGJËSIMIT TË HAXHIT

Cilat janë disa prej urtësive kryesore të ligjësimit (sheriatik / ligjor islam) të haxhit?

 Përgjigjja: URTËSI TË LIGJËSIMIT TË HAXHIT

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Juristët muslimanë në lidhje me disa prej urtësive kryesore të ligjësimit (sheriatik / ligjor islam) të haxhit janë shprehur si vijon:

1- Arritja e monoteizmit, pra përmbushja e besimit se Allahu është Një, i Vetëm dhe i Pashoq.

2- Shfaqja e nevojës për Allahun e Lartmadhëruar.

Lexoni më tepër

URTËSI TË LIGJËSIMIT TË HAXHIT Read More »

PËRKUFIZIMI-VLERAT E HAXHIT-UMRES

Numri i fetvasë: 426 PËRKUFIZIMI-VLERAT E HAXHIT-UMRES

Kategoria: HAXHI E UMRA-PËRKUFIZIMI-DISPOZITA

PËRKUFIZIMI-VLERAT E HAXHIT-UMRES

yetje: KUPTIMI DHE DISPOZITA E EZANIT

Cili është përkufizimi dhe cilat janë vlerat kryesore të haxhit dhe të umres sipas mendimit të juristëve muslimanë?

 Përgjigjja: PËRKUFIZIMI-VLERAT E HAXHIT-UMRES

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Juristët muslimanë në lidhje me përkufizimin dhe vlerat kryesore të haxhit dhe të umres janë shprehur si vijon:

Shqyrtimi i parë: Përkufizimi i Haxhit
Haxhi, gjuhësisht: përbën synimin.
Haxhi, terminologjikisht: nënkupton pasjen synim të vendeve të shenjta, për kryerjen e ritualeve në vend dhe kohë të caktuar, si adhurim ndaj Allahut të Lartmadhëruar.

Lexoni më tepër

PËRKUFIZIMI-VLERAT E HAXHIT-UMRES Read More »

HAXHI I VOGËL DHE AI I MADH-KUPTIMI

Numri i fetvasë: 410 HAXHI I VOGËL DHE AI I MADH-KUPTIMI

Kategoria: HYRJA-PARATHËNIA E HAXHIT

 HAXHI I VOGËL DHE AI I MADH-KUPTIMI

 Pyetje: HAXHI I VOGËL DHE AI I MADH-KUPTIMI

 

A ekziston emërtimi haxhi i madh dhe haxh i vogël dhe nëse po cili është kuptimi për çdonjërin prej tyre? Çfarë nënkuptohet me ditën e haxhit të madh?

 Përgjigjja: HAXHI I VOGËL DHE AI I MADH-KUPTIMI

 

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Fillimisht duhet ditur se nuk ka haxh më të madh se haxhi, kurse në lidhje me konceptet “haxh i vogël” dhe “haxh i madh” thuhet sa vijon:

Së pari: Çfarë synohet me “haxhi i vogël”

Lexoni më tepër

HAXHI I VOGËL DHE AI I MADH-KUPTIMI Read More »

KUR DITA E ARAFATIT BIE TË PREMTEN-VLERA

Numri i fetvasë: 409 KUR DITA E ARAFATIT BIE TË PREMTEN-VLERA

Kategoria: HAXHI DHE UMRA

 KUR DITA E ARAFATIT BIE TË PREMTEN-VLERA

 Pyetje: KUR DITA E ARAFATIT BIE TË PREMTEN-VLERA

A ka ndonjë vlerë apo veçori lidhur me ardhjen e (ditës së) Arafatit në ditën e premte (xhuma)? A është e vërtetë se nëse dita e Arafatit është (bie) ditën e xhuma dhe kësisoj qëllon për namazin e xhumasë, haxhi i këtillë është i barasvlershëm me shumë haxhe?

 Përgjigjja: KUR DITA E ARAFATIT BIE TË PREMTEN-VLERA

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me vlerën (dobinë) e ardhjes së ditës së Arafatit në ditën e xhuma, juristët muslimanë thonë:

Lexoni më tepër

KUR DITA E ARAFATIT BIE TË PREMTEN-VLERA Read More »

KURBANI PËR TË VDEKURIN MUSLIMAN

Numri i fetvasë: 400 KURBANI PËR TË VDEKURIN MUSLIMAN

Kategoria: DISPOZITA PËR KURBANËT

 KURBANI PËR TË VDEKURIN MUSLIMAN

 Pyetje: KURBANI PËR TË VDEKURIN MUSLIMAN

Babai im ka vdekur para pak kohësh dhe tani jemi pranë Kurban Bajramit e deshim të dimë a ta therim bagëtinë e Kurban Bajramit si kurban prej babait tonë dhe mamanë tonë (që është gjallë) bashkë me ne të tjerët ta bëjmë nijet që të përfshihemi në shpërblim apo si të veprojmë?

 Përgjigjja: KURBANI PËR TË VDEKURIN MUSLIMAN

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Siç përmendet edhe në fjalorin e gjuhës shqipe, kuptimi bazë i fjalës kurban është “bagëti që theret për bajram a për ditë fetare të shënuara të myslimanëve (pra në Kurban Bajram dhe tre ditët pas tij”. Po kështu kuptimi i fjalës “kurban” është “afrim” dhe me të synohet rituali afrues tek Allahu, që si i tillë është obligim t’i përmbahet argumenteve hyjnore përkatës, ku më konkretisht lidhur me pyetjen tuaj thuhet sa vijon:

Lexoni më tepër

KURBANI PËR TË VDEKURIN MUSLIMAN Read More »

↓
Scroll to Top