JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

HAXHI DHE UMRA

IHRAMI-NISJA E HAXHIT-UMRES-TË PËLQYERAT 1

Numri i fetvasë: 441 IHRAMI-NISJA E HAXHIT-UMRES-TË PËLQYERAT 1

Kategoria: DISPOZITA TË IȞRAMIT

IHRAMI-NISJA E HAXHIT-UMRES-TË PËLQYERAT 1

yetje: IHRAMI-NISJA E HAXHIT-UMRES-TË PËLQYERAT 1

A mund të na tregoni në mënyrë të përmbledhur rreth guslit, veshjes specifike për meshkujt dhe parfumimit, në kuadrin e suneteve (veprimeve të pëlqyeshme) që kryhen gjatë ihramit (nisjes së qëllimshme të ritualit të haxhit ose umres)?

 Përgjigjja: IHRAMI-NISJA E HAXHIT-UMRES-TË PËLQYERAT 1

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut! 

Në kuadrin e kryerjes së ritualeve madhështore islame të haxhit dhe të umres, juristët muslimanë kanë trajtuar se cilat janë sunetet (veprimet e pëlqyeshme) që kryhen gjatë ihramit (nisjes së qëllimshme të ritualit të haxhit / umres), ku është trajtuar: gusli (larja rituale e gjithë trupit), hyrja e mashkullit në ihram (nisjen e qëllimshme të ritualit) shoqëruar me veshjen e izarit (cope a rrobe si peshqir a ngjashëm që vishet nga brezi e poshtë) e ridau-t (cope si pelerinë) dhe parfumimi, si vijon

Lexoni më tepër

IHRAMI-NISJA E HAXHIT-UMRES-TË PËLQYERAT 1 Read More »

IHRAMI-QËLLIMI PËR NISJEN E HAXHIT-UMRES

Numri i fetvasë: 440 IHRAMI-QËLLIMI PËR NISJEN E HAXHIT-UMRES

Kategoria: DISPOZITA TË IȞRAMIT

IHRAMI-QËLLIMI PËR NISJEN E HAXHIT-UMRES

yetje: IHRAMI-QËLLIMI PËR NISJEN E HAXHIT-UMRES

Cili është përkufizimi i ihramit si pjesë e ritualit që duhet të bëjë personi që kryen haxhin / umren dhe cila është dispozita dhe urtësia e ihramit?

 Përgjigjja: IHRAMI-QËLLIMI PËR NISJEN E HAXHIT-UMRES

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut! 

Në kuadrin e kryerjes së ritualeve madhështore islame të haxhit dhe të umres, nga juristët muslimanë është trajtuar përkufizimi i ihramit (nisjes së qëllimshme të ritualit), dispozita dhe urtësia e tij, si vijon:

Lexoni më tepër

IHRAMI-QËLLIMI PËR NISJEN E HAXHIT-UMRES Read More »

MIKATI-CAKU RITUAL VENDOR 3-HAXH-UMRE

Numri i fetvasë: 439 MIKATI-CAKU RITUAL VENDOR 3-HAXH-UMRE

Kategoria: MIKATET VENDORE-HAXHI E UMRA

MIKATI-CAKU RITUAL VENDOR 3-HAXH-UMRE

yetje: MIKATI-CAKU RITUAL VENDOR 3-HAXH-UMRE

A mund të na tregoni se si vepron personi muhrim (që synon të bëj haxhin / umren) i cili banon ose po qëndron (përkohësisht) në zonën e mikatit (cakut ritual) vendor apo në Mekë dhe haremin (territorin e paprekshëm) e saj?

 Përgjigjja: MIKATI-CAKU RITUAL VENDOR 3-HAXH-UMR

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut! 

Në kuadrin e kryerjes së ritualeve madhështore islame të haxhit dhe të umres, juristët muslimanë kanë trajtuar meuakitet (caqet rituale) vendore të haxhit dhe umres, ku në lidhje me mikatin (cakun ritual) vendor të personit që banon / qëndron në mikat dhe kujt banon / qëndron në Mekë dhe haremin (territorin e paprekshëm) mekas, duke u shprehur si vijon: 

Lexoni më tepër

MIKATI-CAKU RITUAL VENDOR 3-HAXH-UMRE Read More »

MIKATI-CAKU RITUAL VENDOR 2-HAXH-UMRE

Numri i fetvasë: 438 MIKATI-CAKU RITUAL VENDOR 2-HAXH-UMRE

Kategoria: MIKATET VENDORE-HAXHI E UMRA

MIKATI-CAKU RITUAL VENDOR 2-HAXH-UMRE

yetje: MIKATI-CAKU RITUAL VENDOR 2-HAXH-UMRE

A mund të na tregoni se si vepron personi muhrim (që synon të bëj haxhin / umren) i cili e tejkalon mikatin (cakun ritual) vendor pa hyrë në ihram (nisjen e qëllimshme të ritualit të haxhit / umres)?

 Përgjigjja: MIKATI-CAKU RITUAL VENDOR 2-HAXH-UMRE

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut! 

Në kuadrin e kryerjes së ritualeve madhështore islame të haxhit dhe të umres, juristët muslimanë kanë trajtuar meuakitet (caqet rituale) vendore të haxhit dhe umres, ku në lidhje me dispozitat për një person muhrim (që synon të bëj haxhin / umren) i cili e tejkalon mikatin (cakun ritual) vendor pa hyrë në ihram (nisjen e qëllimshme të ritualit të haxhit / umres), janë shprehur si vijon: 

Lexoni më tepër

MIKATI-CAKU RITUAL VENDOR 2-HAXH-UMRE Read More »

MIKATI-CAKU RITUAL VENDOR 1-HAXH-UMRE

Numri i fetvasë: 437 MIKATI-CAKU RITUAL VENDOR 1-HAXH-UMRE

Kategoria: MIKATET VENDORE-HAXHI E UMRA

 MIKATI-CAKU RITUAL VENDOR 1-HAXH-UMRE

yetje: MIKATI-CAKU RITUAL VENDOR 1-HAXH-UMRE

A mund të na tregoni në mënyrë të përmbledhur se cilat janë meuakite-t (caqet rituale) vendore të haxhit dhe umres për personin që vjen nga përtej territoreve të meuakite-ve dhe Mekës?

 Përgjigjja: MIKATI-CAKU RITUAL VENDOR 1-HAXH-UMRE

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut! 

Në kuadrin e kryerjes së ritualeve madhështore islame të haxhit dhe të umres, juristët muslimanë kanë trajtuar meuakite-t (caqet rituale) vendore të haxhit dhe umres, ku në lidhje me mikatin (cakun ritual) vendor për personin efakij (të tutjemë / të largët) dhe dispozitat e tij, janë shprehur si vijon: 

Lexoni më tepër

MIKATI-CAKU RITUAL VENDOR 1-HAXH-UMRE Read More »

MIKATI-CAKU RITUAL KOHOR-HAXH-UMRE

Numri i fetvasë: 436 MIKATI-CAKU RITUAL KOHOR-HAXH-UMRE

Kategoria: MIKATET E HAXHIT DHE UMRAS

 MIKATI-CAKU RITUAL KOHOR-HAXH-UMRE

yetje: MIKATI-CAKU RITUAL KOHOR-HAXH-UMRE

Cili është kuptimi dhe përkufizimi i fjalës “mikat / meuakite” dhe cilat janë meuakitet kohore dhe vendore të haxhit dhe umres?

 Përgjigjja: MIKATI-CAKU RITUAL KOHOR-HAXH-UMRE

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në kuadrin e kryerjes së ritualeve madhështore islame të haxhit dhe të umres, juristët muslimanë kanë trajtuar meuakitet (caqet rituale) kohore të haxhit dhe umres, si vijon:

Shqyrtimi i parë: Përkufizimi i “meuakite-ve”
Kuptimi gjuhësor: “Meuakite” është shumësi i fjalës arabe “mikat”, që ka kuptimin caku që i përcaktohet veprimit dhe vendit, pastaj është huazuar (në përdorim) për vendin dhe prej këtij huazimi janë meuakitet (caqet rituale vendore) të haxhit të përcaktuara tek vendet e ihramit (nisjes së qëllimshme të ritualit); ashtu që thuhet se “ky është mikati (caku ritual vendor) i banorëve të Shamit (Siria, Jordania, Libani dhe Palestina e sotme)” për vendin ku ata hyjnë në ihram.
Kuptimi terminologjik: Me termin “meuakite” nënkuptohet “koha” e ritualit (të haxhit / umres) dhe “vendi” i ihramit (nisjes së qëllimshme të ritualit) për (të kryer) haxhin / umren.

Lexoni më tepër

MIKATI-CAKU RITUAL KOHOR-HAXH-UMRE Read More »

SHTYLLAT-DETYRIMET E HAXHIT-UMRES

Numri i fetvasë: 435 SHTYLLAT-DETYRIMET E HAXHIT-UMRES

Kategoria: SHTYLLAT-DETYRIMET E HAXHIT-UMRES

 SHTYLLAT-DETYRIMET E HAXHIT-UMRES

yetje: SHTYLLAT-DETYRIMET E HAXHIT-UMRES

A mund të na tregoni në mënyrë të përmbledhur se cilat janë shtyllat (ruknet) dhe detyrimet (vaxhibetet) e haxhit dhe umres?

 Përgjigjja: SHTYLLAT-DETYRIMET E HAXHIT-UMRES

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në kuadrin e kryerjes së ritualeve madhështore islame të haxhit dhe të umres, nga juristët muslimanë është trajtuar çështja e shtyllave dhe detyrimeve të haxhit e të umres, si vijon:

Shqyrtimi i parë: Shtyllat dhe detyrimet e haxhit
Parashtresa e parë: Shtyllat e haxhit
Sipas mendimit të shumicës së juristëve muslimanë, haxhi ka katër shtylla:
1. Ihrami (Nisja e qëllimshme e ritualit)
Ihrami, përbën qëllimin për të hyrë në ritualin e haxhit; për ihramin ka kohë të caktuar (cak ritual kohor) që njihet me termin “muajt e haxhit”, si dhe ka vend të caktuar (cak ritual vendor).
2. Qëndrimi në (territorin e quajtur) Arafat (është shtyllë e haxhit)
Koha e këtij qëndrimi fillon në mesditën (zenitin) e ditës 9 Dhul-Hixhe (sipas shumicës së juristëve muslimanë) dhe zgjat deri në agimin e ditës së kurbanit (10 Dhul Hixhe), teksa medh’hebi hanbeli është i mendimit se kjo kohë fillon në agimin e ditës 9 Dhul Hixhe. Kushdo që qëndron në Arafat në këtë kohë, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, kudo qoftë në zonën e Arafatit, e ka arritur këtë qëndrim (pra e ka kryer këtë shtyllë).
3. Tavafi (Rrotullimi rreth Qabes) i ifadas
Tavafi i ifadas (quajtur ndryshe tavafi i vizitës / haxhit) është vlerësuar konsensualisht si shtyllë e domosdoshme e haxhit dhe koha e tij fillon pas qëndrimit në Arafat dhe atij në Muzdelife dhe vijon pa një fund fiks (sipas shumicës së juristëve muslimanë), pra personi që nuk e ka bërë atë mbetet peng i tij ashtu që ky tavaf i mbetet detyrim lënësit të tij për aq kohë sa është gjallë.
4. Ecja ndërmjet (kodrinës së) Safas dhe (kodrinës së) Mervas
Kjo ecje quhet “seaji i haxhit” dhe është shtyllë e haxhit (sipas shumicës së juristëve muslimanë); koha e kësaj ecje për personin që kryen ritualin e llojit “temetu’u” është pas qëndrimit në Arafat dhe Muzdelife dhe pas tavafit të ifadas; ndërsa sa i përket personit që kryen ritualin e llojit “kiran” dhe “ifrad”, ata e kanë seajin pas tavafit të kudumit (mbërritjes).
– Kësisoj, pa këto katër shtylla (ihramin, qëndrimin në Arafat, tavafin e ifadas dhe seajin ndërmjet Safas dhe Mervas), (pa to) haxhi nuk është i vlefshëm dhe lënia e †çdonjërës prej tyre nuk mund të përforcohet (kompensohet) me anë të therorit (therjes së hedjit / kurbanit në Qabe) apo diçkaje tjetër veç kësaj, porse këto katër shtylla duhet të kryhen patjetër dhe po kështu kryerja e tyre sipas një rendi të caktuar është kusht i domosdoshëm për vlefshmërinë e tyre (më konkretisht ihrami kushtëzohet t’u paraprijë të gjitha të tjerave, pastaj vjen qëndrimi në Arafat që duhet të jetë para tavafit të ifadas dhe krahas kësaj vjen edhe kryerja e seajit pas një tavafi korrekt / të vlefshëm (sipas mendimit të shumicës së juristëve muslimanë).

Lexoni më tepër

SHTYLLAT-DETYRIMET E HAXHIT-UMRES Read More »

HAXHI-SIGURIA E RRUGËS-MAHREMI-IDDETI

Numri i fetvasë: 434 HAXHI-SIGURIA E RRUGËS-MAHREMI-IDDETI

Kategoria: KUSHTI I MUNDËSISË-HAXHI E UMRA

HAXHI-SIGURIA E RRUGËS-MAHREMI-IDDETI

yetje: HAXHI-SIGURIA E RRUGËS-MAHREMI-IDDETI

Cili është kuptimi i sigurisë së rrugës, shoqërimit të gruas prej një mahremi (bashkëshortit ose një personi me të cilin i ndalohet përjetësisht martesa) dhe mosqenies së saj në iddet (kohëpritjen para rikurorëzimit); në kuadrin e përmbushjes së aftësisë (si kusht i obligimit të haxhit)?

 Përgjigjja: HAXHI-SIGURIA E RRUGËS-MAHREMI-IDDETI

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në kuadrin e kushtit të aftësisë (mundësisë) si kusht që ka të bëjë veçmas me obligimin e haxhit, nga juristët muslimanë është trajtuar çështja e sigurisë së rrugës, shoqërimit të gruas prej një mahremi (burri / të ndaluari për martesë) dhe mosqenies së saj në iddet (kohëpritjen para rikurorëzimit), si vijon, si vijon:

Lexoni më tepër

HAXHI-SIGURIA E RRUGËS-MAHREMI-IDDETI Read More »

ÇMIMI MODEL-ZBATIMI I TIJ PËR HAXHIN

Numri i fetvasë: 434 ÇMIMI MODEL-ZBATIMI I TIJ PËR HAXHIN

Kategoria: KUSHTI I MUNDËSISË-HAXHI E UMRA

ÇMIMI MODEL-ZBATIMI I TIJ PËR HAXHIN

yetje: ÇMIMI MODEL-ZBATIMI I TIJ PËR HAXHIN

Cili është koncepti i çmimit model (normal) dhe si mund të zbatohet ky koncept në çështjen e kryerjes së haxhit?

 Përgjigjja: ÇMIMI MODEL-ZBATIMI I TIJ PËR HAXHIN

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me konceptin e “çmimit model (normal)” dhe sesi mund të zbatohet ky koncept në çështjen e kryerjes së haxhit, juristët muslimanë janë shprehur si vijon:

Së pari: Kuptimi i konceptit “çmimi model (normal)
Me “çmim model (normal)” të diçkaje nënkuptohet: “Vlera e përllogaritur e një sendi, duke marrë parasysh gjithçka që ndikon në këtë, si p.sh.: koha, vendi, vlera, rrallësia etj.”
Në lidhje me këtë fakt, dijetari i shquar musliman Es-Sujuti ka thënë: “[Çmimi model (normal) i diçkaje] Ndryshon sipas vendeve të ndryshme dhe përmbushja e kësaj [norme] është se ky çmim ka të bëjë me veçorinë e kohës së konsiderimit (vlerësimit) ose vendit të tij.”
Juristët muslimanë me termin “çmim (pagim / kompensim) model (normal)” nënkuptojnë çfarë jepet në kompensim të përfitimit të marrë, të vlerësuar dhe përcaktuar nga ekspertët”.

Lexoni më tepër

ÇMIMI MODEL-ZBATIMI I TIJ PËR HAXHIN Read More »

HAXHI-KUSHTI I AFTËSISË FIZIKE-EKONOMIKE

Numri i fetvasë: 433 HAXHI-KUSHTI I AFTËSISË FIZIKE-EKONOMIKE

Kategoria: KUSHTI I MUNDËSISË-HAXHI E UMRA

HAXHI-KUSHTI I AFTËSISË FIZIKE-EKONOMIKE

yetje: HAXHI-KUSHTI I AFTËSISË FIZIKE-EKONOMIKE

Si ndikojnë aftësia fizike dhe ajo ekonomike e një personi të caktuar në kryerjen e ritualit të haxhit?

 Përgjigjja: HAXHI-KUSHTI I AFTËSISË FIZIKE-EKONOMIKE

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në kuadrin e kushtëzimit të aftësisë (si kusht që ka të bëjë veçmas me obligimin e haxhit), nga juristët muslimanë është trajtuar shqyrtimi i aftësisë (mundësisë) fizike (trupore) dhe asaj financiare (ekonomike) për kyerjen e haxhit, si vijon:

Lexoni më tepër

HAXHI-KUSHTI I AFTËSISË FIZIKE-EKONOMIKE Read More »

↓
Scroll to Top