Numri i fetvasë: 440 IHRAMI-QËLLIMI PËR NISJEN E HAXHIT-UMRES
Kategoria: DISPOZITA TË IȞRAMIT
182 shfletues/klikues IHRAMI-QËLLIMI PËR NISJEN E HAXHIT-UMRES
Pyetje: IHRAMI-QËLLIMI PËR NISJEN E HAXHIT-UMRES
Cili është përkufizimi i ihramit si pjesë e ritualit që duhet të bëjë personi që kryen haxhin / umren dhe cila është dispozita dhe urtësia e ihramit?
Përgjigjja: IHRAMI-QËLLIMI PËR NISJEN E HAXHIT-UMRES
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut! Lexoni më tepër
Në kuadrin e kryerjes së ritualeve madhështore islame të haxhit dhe të umres, juristët muslimanë kanë trajtuar përkufizimin e ihramit (qëllimit për nisjen e ritualit), dispozitën dhe urtësinë e tij, si vijon2:
Parashtresa e parë: Përkufizimi i ihramit
Kuptimi gjuhësor: ihram (në aspektin gjuhësor) do të thotë të hysh në paprekshmëri (pacenueshmëri); thuhet për një person se ka hyrë në ihram, me kuptimin se ka hyrë në paprekshmërinë (pacenueshmërinë) e një marrëveshje apo besëlidhje, duke iu bërë e ndaluar (e paprekshme / e pacenueshme) tanimë (që bëri marrëveshje / besëlidhje) çfarë i qe lejuar (para kësaj).
Kuptimi terminologjik: ihram (në aspektin ritual islam) nënkupton qëllimin për nisjen e ritualit; dhe ky është mendimi i shumicës së medh’hebeve (fakulteteve / shkollave juridike kryesore) islame: medh’hebit (fakultetit juridik) maliki, shafi’i dhe hanbeli.
arabishtالباب الرَّابِع: الإِحْرامُ
الفصْلُ الأوَّلُ: تعريفُ الإحرامِ، وحُكْمُه، والحِكْمَةُ منه
المبحثُ الأوَّلُ: تعريفُ الإحرامِ
الإحرامُ لغةً: هو الدُّخولُ في الحُرْمَةِ، يقال: أحرَمَ الرَّجُلُ: إذا دخَلَ في حُرمَةِ عهْدٍ أو ميثاقٍ؛ فيمتَنِعُ عليه ما كان حلالًا له
الإحرامُ اصطلاحًا: هو نِيَّةُ الدُّخولِ في النُّسُكِ، وهذا مَذْهَبُ الجُمْهورِ: مِنَ المالِكِيَّة، والشَّافِعِيَّة، والحَنابِلَة.
Parashtresa e dytë: Dispozita për ihramin (qëllimin për nisjen e ritualit)
Ihrami: është një nga farzet (obligimet) e ritualit (nusuk-ut), qoftë atij të haxhit apo të umres. Ky është një mendim konsensual (i njëzëshëm) ndër juristët muslimanë, që është përcjellë nga Ibn Hazmi.
arabishtالمبحثُ الثَّاني: حُكْمُ الإحرامِ
الإحرامُ: مِنْ فَرائِضِ النُّسُكِ، حجًّا كان أو عُمْرَةً.
الأدلَّة:
أوَّلًا: مِنَ السُّنَّةِ
عَن عُمَرَ بْنِ الخَطَّابِ رَضِيَ اللهُ عنه أنَّ النبيَّ صلَّى الله عليه وسَلَّم قال: ((إنَّما الأعمالُ بالنِّيَّةِ ))
وَجْهُ الدَّلالَةِ:
أنَّه لا يصِحُّ العمَلُ ولا يَثْبُتُ إلَّا بوقوعِ النيَّةِ، والإحرامُ هو نيَّةُ الدُّخولِ في النُّسُكِ؛ فلا يصِحُّ وقوعُ النُّسُكِ إلَّا بنِيَّةٍ؛ وهي الإحرامُ
ثانيًا: مِنَ الإجماعِ
نقلَ الإجماعَ على ذلك ابنُ حَزْمٍ.
Parashtresa e tretë: Urtësia e ligjësimit të ihramit (qëllimit për nisjen e ritualit)
Disa prej urtësive kryesore të ligjësimit të ihramit janë:
1- Përmbushja e robërisë (nënshtrimit të plotë) ndaj Allahut, madhërimit të Tij dhe zbatimit të urdhrit të Tij.
2- Spikatja e barazisë ndërmjet të gjithë muslimanëve: sundimtarit prej tyre dhe të sunduarit, të pasurit prej tyre dhe të varfrit.
3- Përkujtimi i Ditës së Fundit / Ringjalljes dhe Tubimit (të njerëzve në të).
arabishtالمبحث الثَّالِثُ: حِكَمُ تَشْريعِ الإحرامِ
مِنْ حِكَمِ مَشْروعيَّةِ الإحرامِ:
1- تحقيقُ العبوديَّةِ لله، وتعظيمُه، والامتثالُ لأمْرِه
2- إظهارُ المساواةِ بين جميعِ المُسْلمينَ: حاكِمِهم ومَحْكومِهم، غَنِيِّهم وفَقيرِهم.
3- التَّذكيرُ باليومِ الآخِرِ والحَشْرِ.
Allahu e di më mirë. IHRAMI-QËLLIMI PËR NISJEN E HAXHIT-UMRES
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ IHRAMI-QËLLIMI PËR NISJEN E HAXHIT-UMRES
IHRAMI-QËLLIMI PËR NISJEN E HAXHIT-UMRES