JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

ÇMIMI MODEL-ZBATIMI I TIJ PËR HAXHIN

Numri i fetvasë: 434 ÇMIMI MODEL-ZBATIMI I TIJ PËR HAXHIN

Kategoria: KUSHTI I MUNDËSISË-HAXHI E UMRA

40 shfletues/klikues ÇMIMI MODEL-ZBATIMI I TIJ PËR HAXHIN


Pyetje: ÇMIMI MODEL-ZBATIMI I TIJ PËR HAXHIN


Cili është koncepti i çmimit model (normal) dhe si mund të zbatohet ky koncept në çështjen e kryerjes së haxhit?


 Përgjigjja: ÇMIMI MODEL-ZBATIMI I TIJ PËR HAXHIN


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me konceptin e “çmimit model (normal)” dhe sesi mund të zbatohet ky koncept në çështjen e kryerjes së haxhit, juristët muslimanë janë shprehur si vijon1:

Së pari: Kuptimi i konceptit “çmimi model (normal)”
Me †”çmim model (normal)” të diçkaje nënkuptohet: “Vlera e përllogaritur e një sendi, duke marrë parasysh gjithçka që ndikon në këtë, si p.sh.: koha, vendi, vlera, rrallësia etj.”
Në lidhje me këtë fakt, dijetari i shquar musliman Es-Sujuti ka thënë: “[Çmimi model (normal) i diçkaje] Ndryshon sipas vendeve të ndryshme dhe përmbushja e kësaj [norme] është se ky çmim ka të bëjë me veçorinë e kohës së konsiderimit (vlerësimit) ose vendit të tij.”
Juristët muslimanë me termin “çmim (pagim / kompensim) model (normal)” nënkuptojnë çfarë jepet në kompensim të përfitimit të marrë, të vlerësuar dhe përcaktuar nga ekspertët”2.
Lexoni më tepër

arabishtالمَطْلَبُ الأول: عوض المثل أو أجرة المثل أو قيمة المثل
فعلى ضوء ما سبق فثمن المثل هو: القيمة المقدرة للشيء ملاحظاً فيه جميع ما يؤثر فيه – من الزمان، والمكان، والعزة والندرة وغيرها، قال السيوطي: ” يختلف باختلاف المواضع، والتحقيق أنه راجع إلى الاختلاف في وقت اعتباره أو مكانه ”
مصطلح أجر المثل عند الفقهاء فالمراد به الأجرة أي بدل المنفعة التي قدرها أهل الخبرة
والخلاصة أنه ينبغي في تقدير عوض المثل رعاية كل الاعتبارات التي تؤثر فيه حسب العرف السائد، سواء كان في نطاق المعاملات المالية أو غيرها
فالمثل هو النظير، وحينما يذكر الفقهاء رحمهم الله عوض المثل أو أجرة المثل أو قيمة المثل فإنهم يعنون بذلك أن يدفع لصاحب الحق –مثلا- قيمة تساوي القيمة التي يأخذها نظيره. مثال ذلك لو استأجر رجل أجيرا ولم يسم له أجرة فعليه أن يدفع له أجرة نظيره الذي يقوم بهذا العمل. وكذلك لو اصطاد محرم صيدا فعليه مثل ما صاده أو قيمته إذا لم يكن له مثل. والمرأة يموت عنها زوجها أو يفارقها بطلاق ولم يسم لها مهرا فلها مهر المثل فتأخذ مهرا مساويا لما تأخذ مثيلاتها في الحسب والجمال.

Së dyti: Zbatimi i çmimit model (normal) në kryerjen e haxhit
Juristët muslimanë e kanë përdorur konceptin e “çmimit model (normal)” për t’i dh†ënë përgjigje pyetjes: A është haxhi i detyrueshëm nëse kostoja e tij është më e madhe se çmimi model (normal), si vijon:

Haxhi është i detyrueshëm vetëm për personat që e përballojnë atë financiarisht referuar në një çmim model (normal) apo në një çmim ekuivalent (barasvlerës). Ndërsa për rastin kur kostoja e haxhit e kalon çmimin model (normal), shumica e juristëve muslimanë janë të mendimit se në këtë rast detyrimi i haxhit bie (shfuqizohet). Pra bazuar në këtë mendim, përderisa kostoja e haxhit e tejkalon koston e zakonshme, ose atë që juristët e quajnë “çmim model (normal)”, atëherë haxhi nuk është më i detyrueshëm dhe personi në këtë rast konsiderohet i paaftë. Ndërkaq, juristët e medh’hebit (fakultetit juridik) maliki janë të mendimit se përderisa personi është në gjendje që ta përballojë ekonomikisht koston që tejkalon çmimin model (normal), të këtillit i mbetet detyrim kryerja e haxhit të obliguar.

Gjithsesi, pavarësisht mospajtimit të juristëve muslimanë mbi obligimin e haxhit nëse kostoja e tij e tejkalon çmimin model (normal), apo çmimin ekuivalent (barasvlerës) të tij, pavarësisht kësaj nuk ka dyshim se për personin që Allahu i Madhëruar i ka dhënë me bollëk para dhe kapital, për të është më mirë (më parësore) që ai të shkojë në haxh, përderisa ka mundësi dhe lehtësi për të vepruar kësisoj, dhe po kështu edhe për faktin tjetër se rritja e kostos dhe vështirësisë së haxhit e rrit akoma më shumë shpërblimin për të. Pra kushdo që ka mundësi për ta kryer haxhin që tejkalon çmimin model (normal) dhe që ta paguajë këtë shumë shtesë, i tilli ka vepruar sipas mendimit më parësor dhe më të rezervuar, sepse kësisoj ai ka dalë nga zona e mosmarrëveshjes juridike dhe ka garantuar shlyerjen e këtij detyrimi, prandaj shpërblimi për këtë person shpresohet të jetë vërtet i madh.

arabishtالمَطْلَبُ الثاني: هل يجب الحج إذا كانت تكلفته أكثر من التكلفة الفعلية؟
فالحج واجب على الفور على المستطيع، ولا يجب الحج إلا لمن وجد زادا وراحلة بثمن المثل، أو أجرة المثل، فإذا زادت تكلفة الحج عن ثمن المثل، أو أجرة المثل؛ فقد اختلف العلماء: هل يلزم الحج حينئذ أو لا؟
والجمهور على أنه لا يلزم. فإذا كانت تكلفة الحج تزيد على التكلفة المعتادة، أو ما يسميه الفقهاء بثمن المثل، لم يجب الحج، ولا يعتبر المرء مستطيعا حينئذ.
ويرى فقهاء المالكية أنه ما دام قادرا على التكلفة الزائدة على أجرة المثل، فإنه يلزمه الحج.
الفقهاء مختلفون في وجوب الحج إذا زادت كلفته على أجرة المثل، أو ثمن المثل، ومن وسع الله تعالى له في المال، وبسط له منه، فلا شك أن ذهابه للحج أولى، ما دام قادرا ميسورا.
ومن كان قادرا، فحج، ودفع تلك الزيادة، فقد خرج من الخلاف، وأبرأ ذمته بيقين، وله على ذلك الأجر الجزيل.

Allahu e di më mirë. ÇMIMI MODEL-ZBATIMI I TIJ PËR HAXHIN

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ ÇMIMI MODEL-ZBATIMI I TIJ PËR HAXHIN

ÇMIMI MODEL-ZBATIMI I TIJ PËR HAXHIN

Poshtëshënim:

  1. Shih: islamweb, almoslim, islamweb dhe islamweb.
  2. Shih: shamela.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top