“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)
Kur kam qenë në moshën 15 apo 16 vjeçare (nuk më kujtohet mirë), bleva diçka tek një burrë. Ai më tha që produkti kushtonte 200 lekë por unë kisha 100 lekë. “E mirë“,- më tha ai, “po ashtu silli nesër“; por që nuk e la si diçka të hapur apo të mbyllur. Pas kësaj kanë kaluar disa vite dhe tani që kemi filluar dhe 5 kohët e namazit – El-Hamdu liLaah (Falënderuar qoftë Allahu!). Nuk di si të veproj, pasi edhe fytyra e këtij njeriu nuk më kujtohet mirë, por edhe ndoshta nuk e di a do ta gjej dot, pasi kan kaluar gati 7-8 vite.
A lejohet shitja dhe blerja e produkteve me këste mujore? Më konkretisht, tek ne funksionon kështu: telefoni kushton p.sh. 300 euro dhe pronari i dyqanit të thotë që mund ta blesh atë me këste, por nëse futesh në skemën e kësteve ti e paguan mallin më shumë se vlera e tij nëse do e bleje me lekë në dorë.
Përgjigjja: DISPOZITA E SHITBLERJES ME KËSTE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me çështjen e parashtruar thuhet sa vijon:
Së pari: Përkufizimi dhe dispozita e blerjes me këste
Jetoj në një vend evropian ku punoj në një fabrikë dhe jam bërë anëtar në sindikatën e punëtorëve përmes pagesës së një kësti (sasie) mujore të caktuar parashë, përkundrejt disa shërbimeve që siguron kjo sindikatë për anëtarët e saj, si p.sh.: ofrimin falas të kurseve të kualifikimit profesional, angazhimin me procedurat mbrojtëse përkatëse në rastin e pushimit nga puna të punëtorit anëtar etj. Desha të di se cila është dispozita e pagesës së këtyre kësteve mujore dhe përfitimit të shërbimeve në fjalë?
Rregulli i parë: Një dëm quhet i tillë vetëm nëse është i konsiderueshëm (është aq i madh dhe i rëndësishëm sa të quhet pasuri) dhe i përket një pasurie të respektueshme (të garantuar nga ligji hyjnor); ku më konkretisht me prishje të një sendi kemi të bëjmë kur ai nxirret nga të qenët i dobishëm dhe nuk i përket më një trajte dobie për të cilën synohet zakonisht ky send.
Cila është dispozita për rastin kur një person dëmton pasurinë e tjetërkujt dhe a ndryshon ky gjykim nëse prishja ka qenë me ose pa dashje?
Përgjigjja: ZHDËMTIMI-LEGJITIMITETI E ARGUMENTIMI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Zhdëmtimi (pagesa e dëmshpërblimit / kompensimit të dëmit) është një akt legjitim (në përputhje me ligjin islam) që i takon të dëmtuarit bazuar në tekstet autentike hyjnore referente, si vijon3:
Së pari: Ajete kuranore argumentuese të normës hyjnore të zhdëmtimit
A lejohet të punohet në punë shteti në polici apo ushtri?
Përgjigjja: A LEJOHET PUNA NË POLICI APO USHTRI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me lejimin ose jo të punësimit në policinë apo ushtrinë e një shteti që nuk qeveris dhe nuk gjykon në bazë të orientimeve ligjore islame1, rregulli i përgjithshëm është se “nëse personi mundet të punojë në këto institucione (në këtë rast kemi të bëjmë me sektorin e garantimit të sigurisë publike dhe private) në përputhje me orientimet hyjnore dhe nëse e ka të mundur të mos bindet nëse urdhërohet për keqbërje, padrejtësi e mëkate; në këtë rast i lejohet të punojë në të këtilla institucione”, pasi sa në fjalë hyn në sojin e punëve që bën të bëhen kur mungon alternativa (rrugëzgjidhja) islame2, duke qenë se këto punë përmbushin një sërë dobishë dhe eliminojnë ose pakësojnë një sërë dëmesh. Ndërsa personi që e di se ka për t’u urdhëruar në keqbërje, padrejtësi e mëkate, dhe se nuk do të mundet t’i thotë jo urdhrave në fjalë, i tilli e ka të ndaluar që të punojë në këto institucione. Teksa në mënyrë më të detajuar thuhet sa vijon3:
A i lejohet muslimanit blerja në përgjithësi me kamatë prej jomuslimanëve në shtetet joislame, bazuar në mendimin e medh’hebit hanefi?
Përgjigjja: TREGTIA KAMATORE NË SHTETET JOISLAME
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Mendimi i parë: Kontratat e ndaluara nga ligji islam (përfshirë ato kamatore) nuk lejohen, qoftë edhe me jomuslimanët në vendet / shtetet joislame
Mendimi i saktë lidhur me këtë çështje është ai i shumicës së juristëve muslimanë (medh’hebeve maliki, shafi’i, hanbeli dhe Ebu Jusufit të medh’ehbit hanefi etj.), se kontratat e ndaluara nga ligji islam (El-Ukudu El-Feside / EL-ŬǨUUDU EL-FEESIDE) – përfshirë ato kamatore – janë haram1 (të paligjshme) dhe se e tillë gjë nuk lejohet kurrsesi as mes muslimanit dhe muslimanit, as mes muslimanit dhe jomuslimanit (qoftë edhe me pëlqimin e jomuslimanit), as në Daru El-Islam (shtetin islam), as në Daru El-Kufr (shtetin joislam në përgjithësi) apo në Daru El-Harb (shtetin joislam në gjendje lufte).
A lejohet që në vendet joislame muslimani në nevojë të marrë borxh kamator nga bankat për të blerë një shtëpi që i plotëson nevojat e tij familjare?
Përgjigjja: REPLIKË BLERJES SË SHTËPISË ME KAMATË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Këshilli Evropian i Fetvave dhe Kërkimeve / El-Mexhlis El-Urubi Lil Iftei Uel Buhuth (i fokusuar në problemet e muslimanëve që jetojnë kryesisht në Evropë) është i mendimit se, në vendet joislame, muslimanit në nevojë, i lejohet të blejë nga jomuslimanët shtëpi me borxh kamator (me borxh që e merr në bankë me kamatë).
Prej shumë vitesh jetoj bashkë me babanë dhe vëllanë në një shtëpi në fshat e cila është në kushte të mira. Kohët e fundit babai dhe vëllai kanë marrë kredi me kamatë dhe kanë blerë shtëpi në qytet, gjë me të cilën unë nuk jam pajtuar. A më lejohet (a kam gjynah) që të ndahem nga ata dhe të qëndroj (banoj) në këtë shtëpi ku jam e të mos banoj te shtëpia tjetër (që është blerë me kamatë)?
Përgjigjja: VLEFSHMËRIA E BLERJES ME BORXH KAMATOR
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Cilat janë kushtet bazë (të përgjithshme) të kapitalit (pasurisë / mallit) për të cilin duhet të përllogaritet nisabi (vlera pasurore obliguese e zekatit)?
Përgjigjja: PASURIA ZEKATORE-KUSHTET BAZË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Kushtet e përgjithshme të kapitalit apo pasurisë për të cilën duhet të përllogaritet nisabi (vlera pasurore obliguese e zekatit) janë si vijon1:
Së pari: Pronësia e plotë e pasurisë zekatore
a. Kjo pasuri të jetë në pronësinë e plotë të pronarit të saj2