JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

PASURIA ZEKATORE-KUSHTET BAZË

Numri i fetvasë: 284 PASURIA ZEKATORE-KUSHTET BAZË

Kategoria: KUR BËHET OBLIGIM-DETYRIM ZEKATI

3 704 shfletues/klikues PASURIA ZEKATORE-KUSHTET BAZË


 Pyetje: PASURIA ZEKATORE-KUSHTET BAZË


Cilat janë kushtet bazë (të përgjithshme) të kapitalit (pasurisë / mallit) për të cilin duhet të përllogaritet nisabi (vlera pasurore obliguese e zekatit)?


 Përgjigjja: PASURIA ZEKATORE-KUSHTET BAZË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Kushtet e përgjithshme të kapitalit apo pasurisë për të cilën duhet të përllogaritet nisabi (vlera pasurore obliguese e zekatit) janë si vijon1:Lexoni më tepër

Së pari: Pronësia e plotë e pasurisë zekatore

a. Kjo pasuri të jetë në pronësinë e plotë të pronarit të saj2

Me pronësi të plotë nuk synohet pronësia reale, pasi kjo e fundit i takon vetëm Allahut3, porse me pronësi të plotë të muslimanit synohet që pasuria e tij: të jetë tërësisht në pronësi të tij, ta ketë nën kontrollin e tij të plotë të pakufizuar e të pakushtëzuar dhe të mos ketë në të ortak dikënd tjetër.Lexoni më tepër

b. Pasuria të jetë hallall5 (të mos jetë haram6 / e paligjshme)

Pasuri hallall quhet ajo që fitohet në përputhje me rregullat ligjore islame; kurse për pasurinë e marr në mënyrë të paligjshme (haram / të ndaluar) nuk jepet zekat, pasi mbajtësi i saj faktikisht nuk është pronar i saj; porse ai (mbajtësi në fjalë) e ka për detyrë t’ia kthejë atë pronarëve të vërtetë të kësaj pasurie a malli, pasi çfarë merret përmes vjedhjes, korrupsionit dhe palçkitjes nuk është e vlefshme (e ligjshme) që të pronësohet.Lexoni më tepër

Së dyti: Pasuria të jetë e mundshme për t’u shtuar (investuar)7

Nxjerrja e zekatit për një pasuri të caktuar, ka si kusht që ajo të ketë kapacitet të shtohet / rritet në vetvete apo t’i gjenerojë (lind) pronarit të saj fitim, ose prodhim, ose të ardhura, falë një pune që bën me të pronari i saj ose një person i autorizuar (caktuar) prej këtij pronari.Lexoni më tepër

Së treti: Arritja e vlerës së nisabit (pasurisë obliguese të zekatit)

Sadakja (Lëmosha) e detyruar nuk obligohet për çdo vlerë pasurie, porse feja burimore hyjnore islame ka përcaktuar një vlerë fikse pasurore me arritjen e së cilës pronarit të saj i bëhet obligim dhënia e zekatit për të, vlerë e cila njihet në terminologjinë fetare islame me artikulimin “nisab”. Pikërisht arritja e nisabit (vlerës pasurore obliguese të zekatit) – që ndryshon varësisht kapitaleve zekatore – përbën vlerën pasurore të përcaktuar sheriatikisht (sipas ligjit hyjnor islam) si kufi përcaktues / dallues mes të pasurit dhe të varfrit.Lexoni më tepër

Së katërti: Pasuria të jetë shtesë (tepër) nevojave bazë jetike10

Më konkretisht, kuptimi është që nëse personi ka para që meritojnë të paguhen në nevojat bazë të tij, këto para janë si të mos ishin (pra zbriten nga nisabi), bazuar në rregullin e dijetarëve muslimanë ekzaminues: “Paraja e përdorur për nevojën bazë (themelore) është njëjtë si të mos ekzistojë11”.Lexoni më tepër

Së pesti: Llogaritja e borxheve

a. Borxhmarrja: Lidhur me borxhet e marra, duhet të kihet parasysh sa vijon:

Në rastin kur një person ka një borxh të tillë që ia mangëson pasurinë e tij nën vlerën e nisabit (vlerës obliguese të zekatit), ky person del nga rrethi i atyre që e kanë obligim dhënien e zekatit. Në këtë kuadër, një mendim i fuqishëm i juristëve muslimanë është se më e mira është që të llogariten vetëm borxhet e ngutshme të cilat duhen likuiduar përgjatë një viti; por duhet theksuar se lejohet që të llogariten të gjitha borxhet12, përfshirë edhe ato me këste13.Lexoni më tepër

Së gjashti: Kalimi i një viti hënor

Muslimani duhet ta ketë në kontroll zhvillimin e pasurisë së tij dhe posa të hetojë se ajo ka arritur nisabin (ku koha e hyrjes së nisabit fiksohet ose me siguri ose bazuar në mendimin më të fuqishëm)25, duhet të ketë parasysh sa vijon:

a. Pas mbërritjes së nisabit, zekati nxirret menjëherë (jo me këste)26 për të gjithë shifrën përmbyllëse pasurore të një viti hënor27, bazuar në thënien profetike: “Nuk jepet zekati për një pasuri, derisa ajo të kalojë (mbush) një vit.”28

Sa në fjalë ka të bëjë vetëm me kapitalet e padukshme14 (floririn, argjendin, paratë dhe mallrat e tregtuar) dhe me bagëtitë; kurse nxjerrja e zekatit të produkteve bujqësore dhe metaleve nuk ka si kriter të dhënies së zekatit të tyre kalimin e një viti hënor pas mbërritjes së nisabit të tyre.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. PASURIA ZEKATORE-KUSHTET BAZË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ PASURIA ZEKATORE-KUSHTET BAZË

PASURIA ZEKATORE-KUSHTET BAZË

  1. Shih: islamway dhe islamport
  2. Shih: islamweb, islamweb, islamweb, islamwebislamweb dhe islamweb.
  3. Në origjinë çdo trajtë pasurie është e Allahut të Lartësuar, siç thotë Ai në Kuranin fisnik: “…jepuni diçka nga pasuria juaj, të cilën ju ka dhënë Allahu…” (El-Nur: 33), “Jepni pa u kursyer nga të mirat që ju kemi dhënë Ne” (El-Bekare: 254), “…shpenzoni nga ato që Ai jua ka lënë trashëgim…” (El-Hadid: 7) etj.
  4. Shih: islamweb dhe islamweb.
  5. Hallall: Veprim i ligjshëm, që është në përputhje me normat juridike islame.
  6. Haram: Vepër e ndëshkueshme, kryerja e saj ndëshkohet fetarisht dhe lënia e saj shpërblehet.
  7. Shih: islamweb, islamqaislamport dhe almaany.
  8. Zekati i bagëtive të trasha dhe të imta obligohet në prani të kushteve në vijim: (1) të arrijnë nisabin (vlerën pasurore obliguese të zekatit (shih: Bagëtitë / Gjëja e gjallë), (2) nisabi të kalojë një vit hënor, (3) të jenë për riprodhim (shumëzim) ose mjelje e jo për punë dhe (4) të hanë në kullotat publike (kushti i katërt përbën mendimin e shumicës së juristëve muslimanë veç medh’hebit maliki – medh’hebi maliki e obligon zekatin për bagëtitë, të pakushtëzuar nëse kulloten ose ushqehen vetë, nëse janë për punë apo jo – dhe me kullotjen nënkuptohet që bagëtitë të kulloten në shumicën e vitit në kullosat e përbashkëta) / shih: alukah.
  9. Muslimi 982.
  10. Shih: Jusuf El-Kardaui, Fikhu Ez-Zekah, v. 1, f. 131-135, islamport dhe islamway.
  11. Ibn Abidin, Ed-Duru El-Mukhtar, v. 2, f. 6.
  12. Shih: islamweb, islamwebislamweb dhe islamweb.
  13. Shih: islamweb.
  14. Kapitalet e padukshme: Të tilla konsiderohen kapitalet që mund të fshihen, si: floriri, argjendi, paratë dhe mallrat e tregtuar; teksa antonimi i tyre janë kapitalet e dukshme (që nuk mund të fshihen) ku bëjnë pjesë: produktet bujqësore (të korrat / të mbjellat dhe të vjelat / pemëtaria) dhe bagëtitë (shih:  islamweb dhe alukah).
  15. Kapitalet e dukshme: Të tilla konsiderohen kapitalet që nuk mund të fshihen, ku bëjnë pjesë: produktet bujqësore (të korrat / të mbjellat dhe të vjelat / pemëtaria) dhe bagëtitë; teksa antonimi i tyre janë kapitalet e padukshme që mund të fshihen, ku bëjnë pjesë: floriri, argjendi, paratë dhe mallrat e tregtuar (shih:  islamweb dhe alukah).
  16. Shih: islamweb.
  17. Shih: islamweb.
  18. Shih: alukahislamweb dhe islamweb.
  19. Shih: islamweb.
  20. Shih: islamweb.
  21. Shih: islamweb dhe islamweb.
  22. Borxhmarrës në vështirësi: Standarti / Rregulli i borxhliut në vështirësi i cili duhet afatizuar, është që ky person të mos ketë kapital tepër nevojave të tij bazë, me të cilin të mund ta shlyej borxhin (shih: Mexheletu El-Fikh El-Islami v. 7, f. 643.)
  23. Shih: islamweb.
  24. Shih: islamweb.
  25. Shih: islamweb.
  26. Shih: islamweb dhe islamweb; disa dijetarë theksojnë se lejohet nxjerrja e zekatit për të varfrin me këste nëse ky i fundit ka gjase ta keqpërdor shumën që i jepet dhe bëhet marrëveshje me të që t’i jepet me këste mujore (shih: saaid).
  27. Shih: islamweb, islamweb, islamweb dhe islamweb.
  28. Ebu Daudi 1573, Albani – në “Iruau El-Galil, nr. 787” – ka thënë se hadithi është sahih/i vërtetë.
  29. Kapitalet e padukshme: Të tilla konsiderohen kapitalet që mund të fshihen, si: floriri, argjendi, paratë dhe mallrat e tregtuar; teksa antonimi i tyre janë kapitalet e dukshme (që nuk mund të fshihen) ku bëjnë pjesë: produktet bujqësore (të korrat / të mbjellat dhe të vjelat / pemëtaria) dhe bagëtitë (shih:  islamweb dhe alukah).
  30. Prej arsyeve sheriatike (ligjore islame) për të cilat lejohet vonesa e zekatit janë p.sh.: mungesa e parave (pamundësia e marrjes apo përdorimit të tyre), pamundësia për të gjetur shpejt një kategori përfituese të zekatit, koha e nevojshme që ky zekat t’i jepet një nevojtari të caktuar etj. (shih: islamweb).
  31. Shih: islamweb dhe islamweb.
  32. Shih: islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top