JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

REPLIKË BLERJES SË SHTËPISË ME KAMATË

Numri i fetvasë: 309 REPLIKË BLERJES SË SHTËPISË ME KAMATË

Kategoria: VEPRIMET ME BANKAT

2 733 shfletues/klikues REPLIKË BLERJES SË SHTËPISË ME KAMATË


 Pyetje: REPLIKË BLERJES SË SHTËPISË ME KAMATË


A lejohet që në vendet joislame muslimani në nevojë të marrë borxh kamator nga bankat për të blerë një shtëpi që i plotëson nevojat e tij familjare?


 Përgjigjja: REPLIKË BLERJES SË SHTËPISË ME KAMATË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Këshilli Evropian i Fetvave dhe Kërkimeve / El-Mexhlis El-Urubi Lil Iftei Uel Buhuth (i fokusuar në problemet e muslimanëve që jetojnë kryesisht në Evropë) është i mendimit se, në vendet joislame, muslimanit në nevojë, i lejohet të blejë nga jomuslimanët shtëpi me borxh kamator (me borxh që e merr në bankë me kamatë).

Më konkretisht këta dijetarë janë të mendimit se blerja e shtëpive me kredi (borxh kamator) nga bankat konvencionale (tradicionale / të nivelit të dytë), duhet të trajtohet referuar në pikat në vijim1:

Së pari: Fillimisht nuk duhet të kihet dyshim se kamata është haram, argumentuar kjo me thëniet kategorike kuranore, profetike dhe konsensusin e mbarë dijetarëve muslimanë;Lexoni më tepër

Së dyti: Muslimanët në vendet joislame duhet të mundohen të gjejnë alternativa të tjera të mundshme (veç borxhit kamator) që përputhen qartazi me normat juridike islame, si blerja përmes bankave islame etj.;

Së treti: Forumet dhe autoritetet e ndryshme islame në Evropë duhet t’i kontaktojnë bankat konvencionale për mundësitë e ndryshme që mund t’u ofronin muslimanëve, pra hapjen e sektorëve të ndryshëm në këto banka enkas për muslimanët;

Së katërti: Nëse asgjë nga sa më sipër nuk është e mundur për muslimanin që jeton në vendet joislame, atij i lejohet marrja e borxhit kamator për blerjen e një shtëpie që i nevojitet, po qe se plotëson kushtet në vijim:

a. Personi të mos ketë gjendje një kapital të tillë që i mundëson atij ta blejë shtëpinë pa marrë borxh kamator;

b. Shtëpia që synon të blejë të jetë shtëpia e tij bazë dhe të mos ketë shtëpi tjetër të mjaftueshme për nevojat e tij familjare;

c. Nevoja për blerjen e kësaj shtëpie të jetë në nivelin e “domosdoshmërisë (Ed-Darurah) / nevojës së pashmangshme” ose të “nevojës zbritëse në pozitën e domosdoshmërisë (El-Haxheh fi Menzileti Ed-Darurah)”2 dhe lidhur me përmbajtjen ndaj këtij kriteri mendimi i përmbledhur i Këshillit Evropian të Fetvave dhe Kërkimeve është si vijon:

Me nevojë të kësaj natyre (zbritëse në pozitën e domosdoshmërisë) kemi të bëjmë në rastin kur muslimani, nëse nuk e përmbush këtë nevojë, bie në ngushtim të madh apo në vështirësi të madhe (bazuar në thëniet kuranore që theksojnë largimin e ngushtësisë nga muslimanët3), edhe pse jeta e personit në këtë gjendje ngushtësie / vështirësie është sërish e mundshme.Lexoni më tepër

– Ekzaminimi i këtij mendimi: Edhe pse ky mendim i përket një grupi të vlerësuar dhe të nderuar dijetarësh muslimanë, mendimi i të cilëve gëzon konsideratë dhe peshë, sërish nuk mohohet fakti se ky mendim nuk është i qëlluar11, teksa mendimi i saktë në këtë çështje është se marrja e borxhit kamator për blerjen e një shtëpie në perëndim (në vendet joislame) ose në çdo vend tjetër, si rregull nuk lejohet, pasi tekstet e ardhura për ndalimin e kamatës janë të përgjithshme dhe nuk i lejohet askujt që ta përjashtojë ndalimin e kamatës për një vend, kohë ose person të veçantë. Ndërkaq sa më sipër (pra marrja e borxhit kamator për blerjen e një shtëpie kudo në botë apo për çështje të tjera) lejohet vetëm nëse ky borxh kamator duhet të merret për shkak të një domosdoshmërie të padiskutueshme (darurah mulxhie12) dhe jo thjeshtë nga nevoja normale e individit ose sepse kjo përbën një dobi për këtë individ.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. REPLIKË BLERJES SË SHTËPISË ME KAMATË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ REPLIKË BLERJES SË SHTËPISË ME KAMATË

REPLIKË BLERJES SË SHTËPISË ME KAMATË

  1. Shih: e-cfr (arabisht) dhe fetwarat (gjermanisht).
  2. Shih: VËSHTIRËSIA QË TËRHEQ-PËRLIGJ LEHTËSIMIN dhe KRITERET E NEVOJËS LEJUESE TË HARAMIT.
  3. Shih: “Ai ju ka zgjedhur dhe nuk ju ka  vënë asnjë barrë (ngushtim / vështirësi) në fenë tuaj…” (El-Haxh: 78) dhe “Allahu nuk dëshiron t’ju krijojë ndonjë vështirësi (ngushtim)” (El-Maide: 6).
  4. Në këtë kuadër mbështetësit e këtij mendimi (pra Këshillit Evropian të Fetvave dhe Kërkimeve) përmendin sesi, Allahu i Lartësuar e ka cekur se shtëpia dhe banimi janë prej mirësisë që Ai u ka dhënë robërve të Tij, duke thënë: “Allahu ju ka dhënë shtëpi për të banuar…” (En-Nahl: 80) dhe po në këtë kuadër në transmetimin autentik profetik ceket se shtëpia e gjerë është prej katër elementeve të lumturisë, ku më konkretisht vjen: “Katër janë prej lumturisë (pra rehatisë trupore dhe konditave të mira në këtë dynja): Bashkëshortja e denjë (e mirë), banesa e gjerë, komshia i denjë (i mirë) dhe mjeti komod i transportit.” (Ibn Hiban 4032, Ahmedi 1448; Albani thotë se ky hadith është sahih / i vërtetë).
  5. Shtet islam (Daru El-Islam): Shteti ku mbisundojnë ligjet islame dhe ku pushteti, fuqia e autoriteti i takojnë muslimanëve.
  6. Shtet joislam (Daru El-Kufr ose Daru El-Harb): Shteti ku mbisundojnë ligjet joislame dhe ku pushteti, fuqia e autoriteti nuk janë në dorë të muslimanëve.
  7. Këto dy klasifikime janë: (klasifikimi i parë) Daru El-Islam / shtet islam dhe (klasifikimi i dytë) Daru El-Harb / El-Kufr shtet joislam në gjendje lufte.
  8. Këto tre klasifikime janë: (klasifikimi i parë) Daru El-Islam / shtet islam, (klasifikimi i dytë) Daru El-Harb / shtet joislam në gjendje lufte dhe (klasifikimi i tretë) Daru El-Kufr El-Muahade / shtet joislam në marrëveshje paqeje / sigurie.
  9. Shih: almoslim.
  10. El-Bekare: 286.
  11. Shih: islamweb, islamweb dhe islamqa.
  12. Ed-Darurah El-Mulxhieh: Domosdoshëria apo nevoja kritike (urgjente), e cila e bën të lejuar rënien në kundërvatje (shkelje) ligjore.
  13. Shih: fatawaalsawy.
  14. Shih: LLOJET E KAMATËS SIPAS NORMAVE ISLAME.
  15. Shih: KRITERET E NEVOJËS LEJUESE TË HARAMIT.
  16. Në këtë kontekst duhet theksuar se nga përvoja rezulton se në rastin e marrjes së shtëpisë me qera, numri i caktuar i individëve nuk përbën ngushtim, pasi në të shumtën e rasteve kushtëzimi i qerasë me një numër të caktuar banorësh (anëtarësh të një familje) është thjeshtë çështje teorike, të cilës pronarët e banesave nuk është se i japin shumë rëndësi, pavarësisht se ata ua përmendin atë qeraxhinjve për arsye të respektimit të ligjit.
  17. Shih: islamweb, islamweb dhe islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top