Ju jeni këtu:
Shtëpiza » FIKHU-LEGJISLACIONI I ADHURIMEVE » NAMAZI » NAMAZI NË GRUP-XHEMAT
Numri i fetvasë: 402 NËSE IMAMI NGRIHET NË REKATIN E PESTË
Kategoria: SHTESAT NË NAMAZ
NËSE IMAMI NGRIHET NË REKATIN E PESTË
Pyetje: NËSE IMAMI NGRIHET NË REKATIN E PESTË
A lejohet shkëputja prej imamit dhe dhënia selam para tij nëse imami falë pesë rekate në namazin farz (të obliguar) katër rekatësh? Me fjalë të tjera, si duhet të veprojë xhemati (ndjekësi) nëse imami i tij shton një rekat në namaz?
Përgjigjja: NËSE IMAMI NGRIHET NË REKATIN E PESTË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me çështjen e parashtruar thuhet sa vijon:
Mendimi i saktë (që përbën mendimin e shumicës së juristëve muslimanë) është se kush falet pas imamit e ka të ndaluar (haram) që ta ndjek imamin nëse (ky person që po falet pas këtij imami) e di se kemi të bëjmë me një shtesë në namaz (në rastin në fjalë me faljen e një rekati më tepër), pasi të vepruarit kësisoj (shtesa me dashje dhe vetëdije në namaz) e bën namazin të pavlefshëm, sepse “pasimi në diçka që nuk është e ligjëruar nuk lejohet”, si dhe bazuar në rregullin e “ndalimit të sjelljes së shtesave të qëllimshme në namaz”.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 379 RIFALJA E XHUMASË NGA I NJËJTI IMAM
Kategoria: KUSHTET E VLEFSHMËRISË SË XHUMASË
RIFALJA E XHUMASË NGA I NJËJTI IMAM
Pyetje: RIFALJA E XHUMASË NGA I NJËJTI IMAM
A bën që i njëjti imam t’i falë dy namazet e të njëjtës xhuma (ta rifalë namazin e ditës së premte), nëse ka edhe disa hoxhallarë apo persona të tjerë prezent që mund ta falin xhumanë?
Përgjigjja: RIFALJA E XHUMASË NGA I NJËJTI IMAM
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me këtë çështje, në mënyrë të përmbledhur, thuhet sa vijon:
Së pari: Falja e farzit pas imamit që po fal nafile
Siç dihet nëse personi e ka falur një herë farzin (qoftë i vetëm, qoftë me xhemat) dhe pastaj e përsërit atë (qoftë edhe duke gabuar dhe bërë sërish nijetin e farzit), namazi i parë nuk prishet, porse është ky namaz i parë ai që i konsiderohet personit falje e farzit dhe shlyerje e këtij të fundit; teksa namazi i përsëritur i konsiderohet nafile (dhe si rregull përsëritja bëhet vetëm në situata të caktuara, siç do të ceket më poshtë).
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 362 KUR KONSIDEROHET XHAMIA E AFËRT
Kategoria: DISPOZITA E NAMAZIT NË GRUP-XHEMAT
KUR KONSIDEROHET XHAMIA E AFËRT
Pyetje: KUR KONSIDEROHET XHAMIA E AFËRT
A konsiderohet afër për të shkuar për t’u falur në të, xhamia që gjendet rreth 2.5 km larg shtëpisë së personit?
Përgjigjja: KUR KONSIDEROHET XHAMIA E AFËRT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Dispozita e faljes së namazit farz me xhemat në xhami (për burrat), bazohet në faktin nëse xhamia gjendet në një distancë të afërt me dëgjuesin e ezanit, të atillë që ezani i kësaj xhamie të mund të dëgjohet kur bëhet në gjendje normale (pa erë, zhurma dhe ngjashëm prej penguesve të dëgjimit) dhe me një zë të ngritur si normalisht prej muezinit (pa përdorimin e altoparlantëve / zmadhuesve të zërit).
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 179 LËNIA E XHUMASË PËR ARSYE PUNE
Kategoria: JUSTIFIKIMET E XHUMASË-FALJES NË GRUP
LËNIA E XHUMASË PËR ARSYE PUNE
Pyetje: LËNIA E XHUMASË PËR ARSYE PUNE
Kohët e namazit të drekës dhe ikindisë, EL-ȞAMDU LIL-LAAH (falënderuar qoftë Allahu), m’i ka mundësuar Allahu t’i fal në punë. Por për namazin e xhumasë nuk po mundem të vi në xhami, për shkak se jam në punë deri në orën 16:30. Gjithsesi unë e fal drekën e kësaj xhumaje, por a kam gjynah që nuk mundem ta fal xhumanë në xhami?
Përgjigjja: LËNIA E XHUMASË PËR ARSYE PUNE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Namazi i xhumasë është obligim për çdo musliman mashkull, mukelef (të ngarkuar juridikisht me të) dhe që gjendet në vendbanimin e tij. Lënia pa arsye ligjore e këtij namazi konsiderohet prej mëkateve madhore.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 178 KUJT I OBLIGOHET NAMAZI I XHUMASË
Kategoria: DISPOZITA E NAMAZIT TË XHUMASË
KUJT I OBLIGOHET NAMAZI I XHUMASË
Pyetje: KUJT I OBLIGOHET NAMAZI I XHUMASË
A mund të na sqaroni se cilat janë karakteristikat që duhet të gjenden tek një person, që ai të konsiderohet prej mesit të personave të cilëve u është bërë obligim falja e namazit të xhumasë? Thënë ndryshe: Për kë është oblgimi namazi i xhumasë?
Përgjigjja: KUJT I OBLIGOHET NAMAZI I XHUMASË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Namazi i xhumasë është obligim individual për çdo person që ka karakteristikat apo përshkrimet në vijim:
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 146 DISPOZITA E FALJES SË TERAVIVE NË SHTËPI
Kategoria: NAMAZI I TERAVIVE DHE I NATËS
DISPOZITA E FALJES SË TERAVIVE NË SHTËPI
Pyetje: DISPOZITA E FALJES SË TERAVIVE NË SHTËPI
A është e drejtë që femra muslimane ta falë namazin e teravisë në shtëpi, meqë nuk ka mundësi të shkojë në xhami? Po për burrat, a është më mirë falja e teravive në shtëpi, apo në xhami?
Përgjigjja: DISPOZITA E FALJES SË TERAVIVE NË SHTËPI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari është me vend të dimë se namazi i teravisë është sunet i fortë, si për burrat ashtu edhe për gratë.
Muslimanit/es që fal në vazhdimësi namazin e teravisë (namazin e natës në Ramazan), duke besuar në Allah, duke synuar fitimin e kënaqësisë së Tij, duke qenë i sigurtë se ky namaz afron tek Allahu dhe duke pritur shpërblimin hyjnor të premtuar për të, i falen gjynahet e vogla të mëparshme.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 29 MË MIRË FALJA E GRUAS NË SHTËPI A XHAMI
Kategoria: DISPOZITA TË NAMAZIT NË GRUP-XHEMAT
MË MIRË FALJA E GRUAS NË SHTËPI A XHAMI
Pyetje: MË MIRË FALJA E GRUAS NË SHTËPI A XHAMI
A marr shpërblim, nëse e fal xhumanë apo namazin me xhemat në xhami, sepse kam dëgjuar se më e mira është që gruaja të falet në shtëpi?
Përgjigjja: MË MIRË FALJA E GRUAS NË SHTËPI A XHAMI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Të gjithë juristët muslimanë janë të mendimit se gruaja nuk e ka detyrim faljen e xhumasë (të premtes) apo namazit në grup (xhemat) në xhami, porse asaj i lejohet një gjë e tillë, nëse i përmbahet rregullave të daljes, ku ndër më kryesorët janë:
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 28 GRUAJA E LIDHUR NGUSHTË ME XHAMINË
Kategoria: DISPOZITA TË NAMAZIT NË GRUP-XHEMAT
GRUAJA E LIDHUR NGUSHTË ME XHAMINË
Pyetje: GRUAJA E LIDHUR NGUSHTË ME XHAMINË
Nëse gruaja muslimane është shumë e lidhur me xhaminë dhe shkon shpesh në xhami që të falet dhe marr pjesë në ligjëratat dhe kurset fetare, a futet ajo në kategorinë e një personi zemra e të cilit është e lidhur me xhaminë?
Përgjigjja: GRUAJA E LIDHUR NGUSHTË ME XHAMINË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Gruas që i përmbahet kritereve sheriatike (normave ligjore islame) përkatëse, i lejohet shkuarja në xhami dhe nëse ajo falet me xhematin e xhamisë, e përfiton shpërblimin e faljes në grup/xhemat (që është 27 fish më shumë se namazi i falur individualisht).
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 26 LEXOHEN APO JO SURET PAS IMAMIT
Kategoria:LEXIMI I FATIHASË DHE NJË SUREJE PAS SAJ
LEXOHEN APO JO SURET PAS IMAMIT
Pyetje: LEXOHEN APO JO SURET PAS IMAMIT
Disa persona thonë se kur falemi me imam nuk duhet t’i këndojmë suret dhe disa të tjerë thonë se duhet t’i këndojmë ato. A duhet apo jo t’i këndojmë suret kur falemi me imam?
Përgjigjja: LEXOHEN APO JO SURET PAS IMAMIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Juristët muslimanë janë të gjithë të mendimit se xhematit që e dëgjon imamin kur lexon Kuran, nuk i lejohet të lexojë as me zë dhe as fshehtazi pjesë tjetër kuranore veç El-Fatihasë.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 25 LEXIMI PA ZË I XHEMATIT NË NAMAZ
Kategoria:DISPOZITA-NDJEKJA E PËRPIKTË E IMAMIT
LEXIMI PA ZË I XHEMATIT NË NAMAZ
Pyetje: LEXIMI PA ZË I XHEMATIT NË NAMAZ
Ai që i lidhet hoxhës (imamit) për namazin farz (të detyrueshëm), a i thotë fjalët e namazit me gojë? Çfarë nënkuptohet me leximin pa zë të xhematit?
Përgjigjja: LEXIMI PA ZË I XHEMATIT NË NAMAZ
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Juristët muslimanë theksojnë se muslimanit që falet, i del si detyrë që t’i lexojë përmendjet dhe lutjet e namazit, si në rastin kur falet imam, ashtu edhe kur falet xhemat ose falet i vetëm. Kurse më konkretisht në lidhje me faktin se çfarë nënkuptohet me lexim në namaz dhe mënyrës sesi lexon xhemati, thuhet sa vijon:
Lexoni më tepër