Numri i fetvasë: 29 MË MIRË FALJA E GRUAS NË SHTËPI A XHAMI
Kategoria: DISPOZITA TË NAMAZIT NË GRUP-XHEMAT
8 646 shfletues/klikues MË MIRË FALJA E GRUAS NË SHTËPI A XHAMI
Pyetje: MË MIRË FALJA E GRUAS NË SHTËPI A XHAMI
A marr shpërblim, nëse e fal xhumanë apo namazin me xhemat në xhami, sepse kam dëgjuar se më e mira është që gruaja të falet në shtëpi?
Përgjigjja: MË MIRË FALJA E GRUAS NË SHTËPI A XHAMI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Të gjithë juristët muslimanë janë të mendimit se gruaja nuk e ka detyrim faljen e xhumasë (të premtes) apo namazit në grup (xhemat) në xhami, porse asaj i lejohet një gjë e tillë, nëse i përmbahet rregullave të daljes, ku ndër më kryesorët janë:
· të mos provokohet dhe as provokojë (kjo vlen në rend të parë lidhur me gjininë e kundërt);
· të marr leje nga kujdestari i saj (në rastin e të martuarës nga i shoqi), i cili lipset që muslimanen e rregullt të mos e pengojë nga shkuarja në xhami1;
· të mos parfumohet dhe as zbukurohet; të vishet sipas rregullave sheriatike (ligjore islame);
· të shmang ecjen në vendgrumbullimet e burrave.
Pasi gruaja të ketë ardhur për të falur xhumanë, asaj i bëhet obligim dëgjimi i hutbes (ligëratës) në heshtje, duke qenë se tanimë ajo i takon dispozitës së gjithë të pranishmëve të tjerë në faljen e xhumasë. Nëse gruaja e fal namazin e xhumasë, ky i fundit ia shlyen asaj faljen e drekës së asaj dite.
Kurse nëse gruaja fal namazin e drekës (së ditës së xhuma) në shtëpi, ajo është e obliguar ta falë atë me katër rekate (si namazin e drekës së çdo dite tjetër) dhe mund ta falë pa problem nga fillimi i kohës, pa qenë nevoja që të presë deri sa të ketë mbaruar ligjërata apo falja e xhumasë në xhami.
Në transmetime autentike (të vërteta), është përmendur se disa prej grave të sahabëve (shokëve të Profetit) merrnin pjesë në namazin e xhumasë dhe në namazet e tjera me Profetin (Paqja qoftë mbi të!)2.
Të katër medh’hebet janë të mendimit se edhe pse gruas i lejohet pjesëmarrja në namazin me xhemat në xhami, sërish namazi i gruas në shtëpinë e saj është më mirë dhe më parësor për të.3
Allahu e di më mirë. MË MIRË FALJA E GRUAS NË SHTËPI A XHAMI
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ MË MIRË FALJA E GRUAS NË SHTËPI A XHAMI
MË MIRË FALJA E GRUAS NË SHTËPI A XHAMI