Numri i fetvasë: 25 LEXIMI PA ZË I XHEMATIT NË NAMAZ
Kategoria:DISPOZITA-NDJEKJA E PËRPIKTË E IMAMIT
4 472 shfletues/klikues LEXIMI PA ZË I XHEMATIT NË NAMAZ
Pyetje: LEXIMI PA ZË I XHEMATIT NË NAMAZ
Ai që i lidhet hoxhës (imamit) për namazin farz (të detyrueshëm), a i thotë fjalët e namazit me gojë? Çfarë nënkuptohet me leximin pa zë të xhematit?
Përgjigjja: LEXIMI PA ZË I XHEMATIT NË NAMAZ
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Juristët muslimanë theksojnë se muslimanit që falet, i del si detyrë që t’i lexojë përmendjet dhe lutjet e namazit, si në rastin kur falet imam, ashtu edhe kur falet xhemat1 ose falet i vetëm. Kurse më konkretisht në lidhje me faktin se çfarë nënkuptohet me lexim në namaz dhe mënyrës sesi lexon xhemati, thuhet sa vijon:
Së pari: Leximi në namaz është dy llojesh:
Lloji i parë: leximi i shfaqur apo i zëshëm, pra me një zë që dëgjohet nga të pranishmit. Kufiri më i pakët i leximit të shfaqur është që ai të dëgjohet nga personat që janë më tutje se lexuesi (si p.sh. të dëgjohet nga ata që janë në rreshtin e parë), kurse për kufirin më të madh të tij nuk ka ndonjë cak. Sa në fjalë përbën përkufizimin e leximit të zëshëm, sipas mendimit të shumicës së juristëve muslimanë.
Lloji i dytë: leximi i fshehtë apo i pazëshëm, pra me zë aq të ulët sa lexuesi ta dëgjojë atë vetëm për vete, ndërsa të tjerët të mos e dëgjojnë. Sa në fjalë përbën përkufizimin e leximit të pazëshëm, sipas mendimit të shumicës së juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin hanefi, shafi’i dhe hanbeli), të cilët thonë se rasti kur lexuesi nuk e dëgjon veten e tij, nuk konsiderohet lexim.
Shënim: Medh’hebi maliki është i mendimit se nëse lexuesi lëviz gjuhën, kjo konsiderohet lexim edhe nëse ai nuk e dëgjon veten e tij.
Së dyti: Leximi i personit që po falet si xhemat, lipset të jetë i pazëshëm, sidomos nëse leximi i tij i zëshëm bëhet burim shqetësimi për namazfalësit përreth. Kjo vërejtje vlen për leximin e zëshëm të Kuranit dhe për më tepër për përmendjet dhe lutjet e tjera të namazit; pra xhemati duhet t’i thotë përmendjet dhe lutjet e namazit fshehtazi (aq sa t’i dëgjojë vetëm vetë), me qëllim që të mos bëhet burim konfuzioni dhe shqetësimi për namazfalësit e tjerë.Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. LEXIMI PA ZË I XHEMATIT NË NAMAZ
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ LEXIMI PA ZË I XHEMATIT NË NAMAZ
LEXIMI PA ZË I XHEMATIT NË NAMAZ
- Xhemat: Personi që falet pas imamit. ↩
- Mekruh: Veprim i papëlqyeshëm, lënia e të cilit shpërblehet dhe veprimi i tij nuk ndëshkohet. ↩
- Namaz i zëshëm: Namazi i sabahut, xhumasë, dy rekatet e para të akshamit dhe dy të parat e jacisë, ku imami këndon Kuran me zë. ↩
- Namaz i pazëshëm: Namazi i drekës, ikindisë, rekati i tretë i akshamit dhe dy rekatet e fundit të jacisë, ku imami këndon Kuran me zë të fshehtë. ↩
- Mue’ta El-Imam Malik 29 dhe Musanaf Ibn Ebi Shejbe 29666; Albani thotë se hadithi është sahih/i vërtetë. ↩
- Mustehab: Veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet. ↩