Ju jeni këtu:
Shtëpiza » FIKHU-LEGJISLACIONI I ADHURIMEVE » AGJËRIMI » KUSH NUK E KA OBLIGIM AGJËRIMIN » I SËMURI-SËMUNDJA DHE AGJËRIMI
Numri i fetvasë: 356 AGJËRIMI I TË SËMURIT ME ANEMI-PAGJAKËSI
Kategoria: I SËMURI-SËMUNDJA DHE AGJËRIMI
AGJËRIMI I TË SËMURIT ME ANEMI-PAGJAKËSI
Pyetje: AGJËRIMI I TË SËMURIT ME ANEMI-PAGJAKËSI
A duhet të agjërojë i sëmuri nga anemia (pagjakësia)?
Përgjigjja: AGJËRIMI I TË SËMURIT ME ANEMI-PAGJAKËSI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Agjërimi i të sëmurit nga anemia ose luhatja e tensionit
Edhe për sëmundjen e anemisë (pakësimit të rruazave të kuqe të gjakut) dhe luhatjes së tensionit (shtypjes) të gjakut, vlen rregulli juridik islam se ajo është liruese nga agjërimi nëse vërtetohet (bazuar në fjalën e mjekut specialist të besueshëm ose në eksperiencën e të sëmurit) se kjo sëmundje është në një nivel të tillë që mundet ta vendos personin agjërues në një vështirësi të zorshme (të rëndë) për t’u përballuar, ose nëse ushqehet frika e bazuar se agjërimi e acaron (shton) këtë sëmundje ose e vonon shërimin e saj.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 192 SHTATZËNA-GJIDHËNËSJA A AGJËROJNË
Kategoria: SHTATZËNA-MËNDESHA DHE AGJËRIMI
SHTATZËNA-GJIDHËNËSJA A AGJËROJNË
Pyetje: SHTATZËNA-GJIDHËNËSJA A AGJËROJNË
Në shumë fletushka që flasin për agjërimin e Ramazanit, jepen njohuri të përgjithshme lidhur me agjërimin e nënës shtazënë dhe asaj që ushqen fëmijë me gji. A mund të na sqaroni në mënyrë të qartë dhe të argumentuar, se kur e kanë dhe kur jo të lejuar shtatzëna dhe gjidhënësja prishjen e agjërimit të Ramazanit?
Përgjigjja: SHTATZËNA-GJIDHËNËSJA A AGJËROJNË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me këtë çështje, Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Allahu i Lartmadhëruar e ka hequr nga udhëtari gjysmën e namazit dhe agjërimin (e Ramazanit), e edhe nga shtatzëna dhe gjidhënësja [agjërimin e Ramazanit].”
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 115 KRITERI I SËMUNDJES LIRUESE NGA AGJËRIMI
Kategoria: I SËMURI-SËMUNDJA DHE AGJËRIMI
KRITERI I SËMUNDJES LIRUESE NGA AGJËRIMI
Pyetje: KRITERI I SËMUNDJES LIRUESE NGA AGJËRIMI
Kur quhet një sëmundje e rëndë, e tillë që të sëmurit i lejohet të mos agjërojë?
Përgjigjja: KRITERI I SËMUNDJES LIRUESE NGA AGJËRIMI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Shumica e juristëve muslimanë (përfshirë katër medh’hebet), janë të mendimit se prishja e Ramazanit lejohet vetëm në rastin e një sëmundje të rëndë.
Po kështu, shumica e juristëve muslimanë, janë të mendimit se kriteri (rregulli / parimi normativ) i sëmundjes së rëndë, liruese apo lejuese për lënien (prishjen) e agjërimit të Ramazanit, është që të ushqehet frika e bazuar se nëse agjërohet: (së pari) kjo sëmundje shtohet ose shërimi i saj vonohet dhe (së dyti) bihet në një vështirësi që është e rëndë për t’u përballuar, edhe nëse sëmundja nuk komplikohet dhe shërimi i saj nuk vonohet.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 68 SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR
Kategoria: PAAFTËSIA E PARESHTUR DHE AGJËRIMI
SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR
Pyetje: SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR
Sa është kompensimi që duhet të jap për çdo ditë të paagjëruar personi që e ka të pamundur që të agjërojë (për një arsye të përhershme penguese nga agjërimi) dhe kur nxirret ky kompensim? A duhet që ky kompensim të jetë patjetër ushqim apo lejohet që ai të jepet edhe në të holla?
Përgjigjja: SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Shumica e juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin hanefi) janë të mendimit se i obliguari me agjërim, i cili e ka të pamundur të agjërojë për shkak të një arsyeje të përhershme penguese, si pleqëria e thyer apo sëmundja kronike (e përhershme) që pengon nga agjërimi, i këtilli e ka obligim të japë fidje (shpagojë) për çdo ditë të paagjëruar.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 3 PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT
Kategoria: AGJËRIMI KAZA DHE KEFARATI-SHLYERJA
PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT
Pyetje: PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT
A ka ndonjë gjendje e cila e bën jo të detyrueshëm plotësimin ose zëvendësimin e agjërimit (si për shembull shtatzënia, lehonia, gjidhënia etj.)?
Përgjigjja: PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Personat që për arsye të lejuara e kanë çelur agjërimin e Ramazanit, duhet ta kompensojnë atë kaza deri në Ramazanin e ardhshëm.
Përjashtim këtu bëjnë vetëm personat e sëmurë rëndë me sëmundje të pashërueshme dhe pleqtë e thyer në moshë që e kanë të pamundur përballimin e agjërimit. Në këtë rast për ta nxirret fidje (shpagim), që është ushqimi i një të varfri çdo ditë të muajit të Ramazanit, i tillë që nëse ushqimi është i pagatuar, ai duhet të jetë më së paku 750 gr dhe më e mira është që të jetë 1.5 kg oriz apo ngjashëm nga ushqimet e vendit (nëse kjo shoqërohet me mish apo ngjashëm, atëherë është edhe më mirë), ndërsa nëse është i gatuar, ushqimi duhet të jetë një vakt ushqimi i mjaftueshëm për ta ngopur të varfrin.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 2 KUSH NUK E KA DETYRIM AGJËRIMIN
Kategoria: KUSH NUK E KA OBLIGIM AGJËRIMIN
KUSH NUK E KA DETYRIM AGJËRIMIN
Pyetje: KUSH NUK E KA DETYRIM AGJËRIMIN
Kush janë ata persona për të cilët nuk është i detyrueshëm agjërimi i Ramazanit?
Përgjigjja: KUSH NUK E KA DETYRIM AGJËRIMIN
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Kjo pyetje ka nevojë për një shtjellim të gjatë, por në mënyrë të përmbledhur mundet që përgjigjja rreth saj të jepet sipas gjendjeve të mëposhtme:
1. Besimi:
Jomuslimani nuk gëzon të drejtën që të agjërojë, por nëse bëhet musliman në Ramazan, atëherë ai e agjëron Ramazanin vetëm nga dita që është bërë mysliman e në vijim.
Lexoni më tepër