JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

Author name: Altin Torba

AGJËRIMI PËR TË VDEKURIN

Numri i fetvasë: 4 AGJËRIMI PËR TË VDEKURIN

Kategoria: KUSH VDES ME AGJËRIM TË PASHLYER

AGJËRIMI PËR TË VDEKURIN

 Pyetje: AGJËRIMI PËR TË VDEKURIN

Nëse agjëroj disa ditë të Ramazanit me nijetin për të plotësuar agjërimin e një personi që ka vdekur, këto ditë në agjërimin që më përket mua mbeten të paplotësuara. A duhet që unë t’i plotësoj ato kaza (më vonë) pas Ramazanit?

 Përgjigjja: AGJËRIMI PËR TË VDEKURIN

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Muslimani/a e ka obligim që ta agjërojë për vete muajin e Ramazanit, sepse agjërimi i këtij muaji është farz ajn1 (detyrim personal) për të. Nuk lejohet kurrsesi agjërimi i Ramazanit ose disa prej ditëve të tij me nijetin2 për të plotësuar agjërimin e Ramazanit që i ka mbetur pa agjëruar një personi që ka vdekur, por çdo agjërues i Ramazanit duhet të bëjë nijetin që ta agjërojë Ramazanin për veten e tij?

Lexoni më tepër

AGJËRIMI PËR TË VDEKURIN Read More »

PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT

Numri i fetvasë: 3 PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT

Kategoria: AGJËRIMI KAZA DHE KEFARATI-SHLYERJA

PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT

 Pyetje: PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT

A ka ndonjë gjendje e cila e bën jo të detyrueshëm plotësimin ose zëvendësimin e agjërimit (si për shembull shtatzënia, lehonia, gjidhënia etj.)?

 Përgjigjja: PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Personat që për arsye të lejuara e kanë çelur agjërimin e Ramazanit, duhet ta kompensojnë atë kaza1 deri në Ramazanin e ardhshëm2.

Përjashtim këtu bëjnë vetëm personat e sëmurë rëndë me sëmundje të pashërueshme dhe pleqtë e thyer në moshë që e kanë të pamundur përballimin e agjërimit. Në këtë rast për ta nxirret fidje3 (shpagim), që është ushqimi i një të varfri çdo ditë të muajit të Ramazanit, i tillë që nëse ushqimi është i pagatuar, ai duhet të jetë më së paku 750 gr dhe më e mira është që të jetë 1.5 kg oriz apo ngjashëm nga ushqimet e vendit (nëse kjo shoqërohet me mish apo ngjashëm, atëherë është edhe më mirë), ndërsa nëse është i gatuar, ushqimi duhet të jetë një vakt ushqimi i mjaftueshëm për ta ngopur të varfrin.

Lexoni më tepër

PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT Read More »

KUSH NUK E KA DETYRIM AGJËRIMIN

Numri i fetvasë: 2 KUSH NUK E KA DETYRIM AGJËRIMIN

Kategoria: KUSH NUK E KA OBLIGIM AGJËRIMIN

KUSH NUK E KA DETYRIM AGJËRIMIN

 Pyetje: KUSH NUK E KA DETYRIM AGJËRIMIN

Kush janë ata persona për të cilët nuk është i detyrueshëm agjërimi i Ramazanit?

 Përgjigjja: KUSH NUK E KA DETYRIM AGJËRIMIN

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Kjo pyetje ka nevojë për një shtjellim të gjatë, por në mënyrë të përmbledhur mundet që përgjigjja rreth saj të jepet sipas gjendjeve të mëposhtme1:

1. Besimi: 

Jomuslimani nuk gëzon të drejtën që të agjërojë, por nëse bëhet musliman në Ramazan, atëherë ai e agjëron Ramazanin vetëm nga dita që është bërë mysliman e në vijim.

Lexoni më tepër

KUSH NUK E KA DETYRIM AGJËRIMIN Read More »

VEÇIMI I TË SHTUNËS ME AGJËRIM

Numri i fetvasë: 1 VEÇIMI I TË SHTUNËS ME AGJËRIM

Kategoria: AGJËRIMI MEKRUH DHE AI HARAM

VEÇIMI I TË SHTUNËS ME AGJËRIM

 Pyetje: VEÇIMI I TË SHTUNËS ME AGJËRIM

Cili është mendimi më i saktë në lidhje me agjërimin e ditës së shtunë?

 Përgjigjja: VEÇIMI I TË SHTUNËS ME AGJËRIM

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Dispozita / Urtësia e veçimit të së shtunës me agjërim

a. Mendimi i shumicës së juristëve muslimanë (prej medh’hebit2 hanefi, maliki, shafi’i dhe mendimi bazë i atij hanbeli) është se agjërimi vullnetar i të shtunës së veçuar me agjërim nga ditët e tjera, është mekruh3 (vepër e papëlqyeshme) dhe jo haram4 (veprim i ndëshkueshëm)5, bazuar në transmetimin profetik: “Mos e agjëroni ditën e shtunë përveçse në atë (agjërim) që jua ka bërë Allahu obligim. E nëse dikush nga ju nuk gjen [çfarë të hajë / pijë; në shprehi të mosagjërimit të sa në fjalë] veçse bërsi (lëvozhgë kokrre) rrushi ose shkop peme, le ta përçapë (kafshojë) atë.”6

Lexoni më tepër

VEÇIMI I TË SHTUNËS ME AGJËRIM Read More »

NGA QARJA TEK QESHJA

NGA QARJA TEK QESHJA

Të lindi nëna jote o njeri duke qarë,

Teksa njerëzit rrotull teje,

Për lindjen tënde, qeshnin të ngazëlluar.

Puno, që në vdekje,

Kur njerëzit përreth teje për ty të qajnë,

Të dalësh nga kjo botë i gëzuar.

Përpiloi: Altin Torba

Inspiruar nga versione simotra në arabisht (me ndërhyrje).

Lexoni më tepër

NGA QARJA TEK QESHJA Read More »

ILUZIONI

ILUZIONI

Jeto, sa ta ha mendja, shëndoshë e mirë,

Nën hijen e pallateve të lartuar,

Duke të ardhur pandarë, mëngjes e mbrëmje,

Gjithësa është për t’u dëshiruar,

Por, kur shpirti të gërgërojë ndër fyt,

Me një rënkim që nga thellësia e kraharorit ofshon,

Aty i bindur e kupton,

Se nuk qe veçse në një iluzion.

Përpiloi: Altin Torba

Inspiruar nga versione simotra në arabisht (me ndërhyrje).

Lexoni më tepër

ILUZIONI Read More »

DIALOGU ME VARREZAT

DIALOGU ME VARREZAT

Erdha tek varrezat e u bëra zë:

Dua, të më rrëfeni për banorët tuaj,

Ku janë të ngriturit në pozitë?,

Po ata që qenë të nënshtresuar?

M’u përgjigjën: “Të gjithë mbaruan,

S’ka as kush lajmëron,

Të gjithë kanë vdekur, as lajmi s’rron.”

O ti që pyet për njerëz që shkuan,

Në ç ‘shkoi a s’ka për ty përfitim?

Ikin e shkojnë banorët e tokës,

E të mirat e dheut pësojnë asgjësim.”

Përpiloi: Altin Torba

Inspiruar nga versione simotra në arabisht (me ndërhyrje).

Lexoni më tepër

DIALOGU ME VARREZAT Read More »

ÇUDI ME MUA

ÇUDI ME MUA

O Allah! Sa çudi me mua?!

Ditën kur me pahir lë fëmijët e mi për të shkuar,

Atje ku s’ka mbetur pa shkuar asnjë njeri.

Në të botës tjetër ligjësi.

Sa çudi me mua, vërtet, sa çudi?!

Lë familjen time, shtëpinë, pasurinë,

Prindërit e mi. E, teksa më varrosin

Më thonë: “Gjithmonë me ne je ti.”

Po në fakt, a është braktisur ndokush,

Në një vend të largët, më larg se ky i imi?!

Përpiloi: Altin Torba

Inspiruar nga versione simotra në arabisht (me ndërhyrje).

Lexoni më tepër

ÇUDI ME MUA Read More »

↓
Scroll to Top