ÇUDI ME MUA
O Allah! Sa çudi me mua?!
Ditën kur me pahir lë fëmijët e mi për të shkuar,
Atje ku s’ka mbetur pa shkuar asnjë njeri.
Në të botës tjetër ligjësi.
Sa çudi me mua, vërtet, sa çudi?!
Lë familjen time, shtëpinë, pasurinë,
Prindërit e mi. E, teksa më varrosin
Më thonë: “Gjithmonë me ne je ti.”
Po në fakt, a është braktisur ndokush,
Në një vend të largët, më larg se ky i imi?!
Përpiloi: Altin Torba
Inspiruar nga versione simotra në arabisht (me ndërhyrje).