ILUZIONI
Jeto, sa ta ha mendja, shëndoshë e mirë,
Nën hijen e pallateve të lartuar,
Duke të ardhur pandarë, mëngjes e mbrëmje,
Gjithësa është për t’u dëshiruar,
Por, kur shpirti të gërgërojë ndër fyt,
Me një rënkim që nga thellësia e kraharorit ofshon,
Aty i bindur e kupton,
Se nuk qe veçse në një iluzion.
Përpiloi: Altin Torba
Inspiruar nga versione simotra në arabisht (me ndërhyrje).