JETA E VËRTETË

FËMIJA NERVOZ-HAPAT KURUES

Numri i konsultës: 3 FËMIJA NERVOZ-HAPAT KURUES

Kategoria: FËMIJËT-EDUKIMI E PROBLEMATIKAT

1 475 shfletues/klikues FËMIJA NERVOZ-HAPAT KURUES


 Pyetje: FËMIJA NERVOZ-HAPAT KURUES


A mund të na këshilloni se çfarë mund të veprojmë për rastin e djalit tonë (11 vjeçar), pasi ai bëhet shumë nervoz, bërtet, godet (i gjuan sendet), qanë dhe në momentet e nervozizmit thotë çfarë t’i vijë në gojë. Çfarë na këshilloni që të bëjmë në aspektin fetar për këtë gjë?


 Përgjigjja: FËMIJA NERVOZ-HAPAT KURUES


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me çështjen e parashtruar thuhet sa vijon1:Lexoni më tepër

Nervozizmi tek fëmijët ndryshon nga njëri fëmijë tek tjetri. Nervozizmi mund të përkufizohet se është defekt emocional dhe sjellje që reflekton një gjendje çekuilibri. Nervozizmi, siç thonë ekspertët e fushës, lindet tek fëmijët me kalimin e ditëve, me egoizmin dhe dashurinë e vetes, gjë pas së cilës fëmija nuk bashkëpunon në shtëpinë e tij.Lexoni më tepër

Së pari: Shkaqet prindërore për nervozizmin e fëmijësLexoni më tepër

Shkencëtarët shohin se shkaqet më të rëndësishme të nervozizmit të fëmijëve janë ndjesia e paaftësisë dhe ajo e urrejtjes, si rezultat i privimit të tyre nga ngrohtësia prindërore në shtëpi, të shfaqur tek vrazhdësia e etërve, dallimi që bëhet midis vëllezërve e motrave dhe ngjashëm.Lexoni më tepër

Së dyti: Shkaqet e pranishme tek vetë fëmija përgjegjëse për nervozizmin e tij

Sa i përket pjesës që i takon fëmijës, edhe shpërqendrimi që e karakterizon këtë fëmijë, mund të bëj që ai të ndihet i paaftë për të ndërvepruar me moshatarët e tij, sidoqoftë në arritjet arsimore ose në lojë. E tillë gjë e vendos atë në siklet të madh, i cili shfaqet në simptoma nervore. Ky nervozizëm shfaqet dukshëm sidomos në shtëpi me ju. Fëmija shprehet kësisoj si inerci e pamundësisë së tij për të shprehur shqetësimin dhe merakun e tij.Lexoni më tepër

Së treti: Çelësat e trajtimit të nervozizmit tek fëmijaLexoni më tepër

1. Brenda mundësive, të sillemi qetësisht me zakonin e nervozizmit të fëmijës, pa i dhënë atij rëndësi shumë të madhe, duke qenë se zakonet nervoze janë një çështje e përhapur tek fëmijët.

2. Dhurimi fëmijës sa më shumë dashuri dhe mbështetje, pasi është shumë e rëndësishme që të faktojmë me vepra se fëmija ynë ndihet se është person i dashur dhe i dëshiruar tek në prindërit e tij, pavarësisht nga çdo lloj zakoni nervozizmi të gjendur tek ai. Duke i dhuruar fëmijës tënd shumë dashuri dhe mbështetje, kështu ti do e ndihmosh atë të triumfojë ndaj problemit.

3. Foli fëmijës tënd në një formë të tillë që ai të qetësohet dhe siguroje atë se ti gjithmonë do jesh me të. Përqafoje fort vogëlushin/en tend/e dhe shoqëroje këtë me sa më shumë ndjesi të çliruara dhe përkujdesje preokupuese (të spikatur), që tek fëmija yt zbresin freskuese dhe relaksuese.

4. Dialogu, dialogu dhe sërish dialogu; duhet t’ia vësh veshin mirë fëmijës dhe me arsyen e gjykatësit e shpirtin e nënës të konstatosh shkaqet e tronditjes së fëmijës, pasi ta qetësosh atë nga ajo gjë të cilës ai i trembet dhe t’i përmendësh se ti je i gatshëm ta dëgjosh atë dhe t’ia zgjidhësh problemin e tij dhe t’ia eliminosh shkaqet e tronditjes.

5. Shpërblimi i fëmijës duke e lavdëruar dhe stimuluar (nxitur), ashtu që kur fëmija të shprehet mbi shqetësimin e tij në një mënyrë të saktë të cilën ti ia ke mësuar në momentet e qetësisë dhe kthjelltësisë midis jush, në këtë rast stimuloje atë dhe shpërbleje, me qëllim që ai të kuptojë se veprimi i tij është i bukur. Nëse fëmija nuk të përgjigjet kur ti e qetëson dhe i tërheq vërejtje 4-6 herë, atëherë ndëshkojë duke e privuar nga një gjë që atij i pëlqen, sikurse shëtitja për shembull.

6. Gjeji fëmijës tënd “shfryrës” të saktë ku ai të mund të zbrazë ngarkesat e zemërimit dhe tronditjes që ka, në një formë të tillë që këto shfryrës të korrespondojnë me aftësitë e tij aktive. Silli atij lodra dhe sende që ia zhvillojnë atij aftësitë që ai disponon dhe mos i kërko më shumë nga sa ai mund të mbajë. Nxirre atë në shëtitje ose në ambiente shoqërore.Lexoni më tepër

Së katërti: Sa i përket aspektit fetar të pyetjes suaj, përgjigjja është si vijon:

Këshilla e parë: Ju këshillojmë që t’i përmbaheni gjithmonë parimit tuaj të bazimit vetëm tek mendimet e kuadrove të kualifikuar.Lexoni më tepër

Këshilla e dytë: Në rastin e fëmijës suaj, ajo që del në pah është se nuk kemi të bëjmë me probleme të tipit të prekjes apo ndikimit që xhindët bëjnë tek njeriu në situata të caktuara (si: mësyshi etj.).Lexoni më tepër

Në përfundim, këshilla më e vyer është t’i luteni Allahut për fëmijën tuaj; ne si prindër, na takon t’i lutemi Allahut për fëmijët tanë, që t’u jep atyre mirësi, mbarësi, sukses, mirëqenie dhe përparim në rrugët e jetës. Gjithashtu ne prindërve na takon që të tregohemi të përmbajtur dhe të reflektojmë karshi tensionimeve të fëmijëve tanë me zgjuarsi, mjeshtëri dhe ekperiencë.

Allahu e di më mirë. FËMIJA NERVOZ-HAPAT KURUES

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ FËMIJA NERVOZ-HAPAT KURUES

FËMIJA NERVOZ-HAPAT KURUES

Poshtëshënim:

  1. Përgjigjet: Dr. Amar AbdulGani, konsulenti i faqes “Së bashku të edukojmë fëmijët tanë” (me ndërhyrje të lehta nga shqipëruesi).
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top