Numri i fetvasë: 100 ÇFARË BËN PERSONI QË MERR DIKË MËSYSH
Kategoria: ȞASEDI-SMIRA DHE ÂJNI-MËSYSHI
7 722 shfletues/klikues ÇFARË BËN PERSONI QË MERR DIKË MËSYSH
Pyetje: ÇFARË BËN PERSONI QË MERR DIKË MËSYSH
Çfarë duhet të veprojmë për të trajtuar një person që është marrë mësysh, kur dihet se kush është mësyshmarrësi ose ka dyshime të forta që vërtetojnë se pikërisht personi i dyshuar është ai që e ka marrë të lënduarin mësysh?
Përgjigjja: ÇFARË BËN PERSONI QË MERR DIKË MËSYSH
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në rastin kur konstatohet se një person është marrë mësysh, duhet që mësyshmarrësit (qoftë kur dihet me siguri se ai është mësyshmarrësi, qoftë kur posedohen dyshime të forta se ai është mësyshmarrës), t’i kërkohet që të veprojë si në format në vijim:
Forma e parë: Të laj brenda një kove / legeni me ujë (që është më mirë të mbahet në dorë dhe jo përtokë) gjymtyrët si vijon1:
1. fytyrën: fut dorën e djathtë në kovë, merr ujë me të, e fut në gojë dhe bën madmada (e gurgullon në gojë), pastaj e hedh në kovë; më pas lan fytyrën e tij një herë të vetme, në formë të tillë që uji të bjerë brenda në kovë;
2. dy duart: fut dorën e majtë në ujë dhe me të i hedh ujë një herë të vetme kurrizit të dorës së djathtë dhe e fut dorën e djathtë në ujë dhe me të i hedh ujë një herë të vetme kurrizit të dorës së majtë; më pas lan dy bërrylat: fut dorën e tij të majtë në kovë dhe me të i hedh ujë bërrylit të tij të djathtë (pra lan vetëm bërrylin dhe jo zonën mes tij dhe kyçit të dorës) dhe pastaj e fut dorën e tij të djathtë në kovë dhe me të i hedh ujë bërrylit të tij të majtë;
3. dy këmbët: nga nyja e poshtë, fut dorën e tij të majtë në kovë dhe me të i hedh ujë këmbës së tij të djathtë (të gjendur mbi kovë në mënyrë të tillë që uji të bjerë në kovë) dhe pastaj fut dorën e tij të djathtë në kovë dhe me të i hedh ujë këmbës së tij të majtë; dhe dy gjunjët (të gjendur mbi kovë, në mënyrë të tillë që uji të bjerë në kovë): fut dorën e tij të majtë në kovë dhe me të i hedh ujë gjurit të tij të djathtë dhe pastaj fut dorën e tij të djathtë në kovë dhe me të i hedh ujë gjurit të tij të majtë (duke bërë kujdes të mos zbulohet zona sipër gjurit e cila konsiderohet auret / vend i turpshëm);
4. fut (zhyt) në ujin e kovës kollanin (shiritin) e rrobës që prek ijën djathtas2 (lëkurën e trupit mes fundit të brinjëve dhe kërdhokullës3)4.
Pas kësaj, uji në fjalë i kovës / legenit hidhet njëherësh (me dorën e djathtë) mbi kokë e nga pas shpinës së personit që është marrë mësysh (nuk është kusht që uji ta përfshijë krejt trupin e këtij të fundit dhe as që ai të heqë rrobat); më pas kova / legeni përmbyset mbi tokë; ose një formë tjetër (sipas disa dijetarëve) është që i marri mësysh të lahet me këtë ujë apo pijë prej tij5.Lexoni më tepër
Forma e dytë: Mësyshmarrësi merr abdes brenda një kove / legeni (që preferohet të mos vendoset përtokë) dhe pastaj uji i këtij abdesi i hidhet njëherësh mbi kokë e nga pas shpine personit që është marrë mësysh, ose (sipas disa dijetarëve) bën që ky i fundt të lahet me këtë ujë apo pijë prej tij.Lexoni më tepër
Forma e tretë: Gjithashtu disa dijetarë muslimanë (përfshirë Ibn Xhibrinin dhe Ibn El-Uthejminin) përmendin se në pamundësi të realizimit të formës së parë ose formës së dytë, mund të veprohet si vijon9:
Mënyra e parë: Të merret thjeshtë uji me të cilin është larë një ose disa prej gjymtyrëve të mësyshmarrësit (që e ka marrë tjetrin mësysh);Lexoni më tepër
Mënyra e dytë: Të merret një rrobë e mësyshmarrësit, e cila ka qenë në kontak me lëkurën e tij (si kanatieria, këmisha, kapelja, shalli, dorezat etj.) dhe të zhytet në ujë dhe kjo vlen sidomos kur personi prej të cilit ka buruar goditja e mësyshit nuk është bashkëpunues (nuk bindet) për të bërë vullnetarisht atë që i thuhet, apo kur nuk jemi të sigurt se marrja mësysh ka buruar prej tij.
Pastaj (pas përdorimit të këtyre mënyrave), ky ujë hidhet mbi personin që është marrë mësysh, ose ai lahet me këtë ujë apo pi prej tij.
– Gjithë sa u përmend duhet të bëhet me nijetin (qëllimin) e ndjekjes së udhëzimit profetik dhe duke qenë të bindur se asgjë nuk mund të bëjë mirë (dobi) përveçse me lejen e vullnetin e Allahut të Madhëruar. Po kështu, sa u tha për mësyshin dhe kurimin e tij kur ai ndodh me njeriun, vlen edhe për mësyshin dhe kurimin e tij kur ai ndodh me bagëtitë apo sendet.Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë.
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ ÇFARË BËN PERSONI QË MERR DIKË MËSYSH
ÇFARË BËN PERSONI QË MERR DIKË MËSYSH
- Shih: islamweb, islamqa dhe islamweb. ↩
- Ky është mendimi i shumicës së juristëve muslimanë (shih: Muhamed Zekeria El-Kandehleui, Euxhiz El-Mesalik Ile Meuta’ Malik, kap. El-Ajn, v. 16, hadithi 1686, f. 493). ↩
- Kërdhokulla: Secila nga dy eshtrat anësore të pjesës skeletore të eshtrave të legenit. ↩
- Shih: islamweb. ↩
- Shih: islamweb. ↩
- El-Kharar: territor rreth 190 km larg Mekës. ↩
- Ahmedi 15980 etj., Shuajb Arnauti thotë se hadithi është “sahih-i saktë”. ↩
- Ebu Daudi 3880, 3885, Albani dhe Shuajb Arnauti thonë se hadithi është “sahih-i saktë”. ↩
- Shih: islamqa dhe startimes. ↩