JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

MASAT PËR PARANDALIMIN E MËSYSHIT

Numri i fetvasë: 99 MASAT PËR PARANDALIMIN E MËSYSHIT

Kategoria: ȞASEDI-SMIRA DHE ÂJNI-MËSYSHI

8 283 shfletues/klikues MASAT PËR PARANDALIMIN E MËSYSHIT


 Pyetje: MASAT PËR PARANDALIMIN E MËSYSHIT


Cilat janë masat parandaluese që merren për të fituar mbrojtjen hyjnore prej prekjes apo dëmtimit prej mësyshit?


 Përgjigjja: MASAT PËR PARANDALIMIN E MËSYSHIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Tekstet hyjnore islame kanë theksuar një sërë masash parandaluese për të mos u prekur nga mësyshi, ku ndoshta më kryesoret janë udhëzimet hyjnore në vijim:

Së pari: Prej masave më të mira parandaluese islame nga mësyshi, është që kur të na pëlqejë një send apo një person, ta shoqërojmë këtë dhe çdo mirësi tjetër të Allahut: me falënderim të vazhdueshëm me fjalë e vepra, me prezantimin në zemër të faktit se këto mirësi janë tërësisht prej Allahut1 dhe me formulën lutëse për bekim: “TEBAAREK ALL-LLAAH / E bekoftë Allahu!; ose ALL-LLAAHUM-ME BEERIK LEHU/ Bekoje o Allah!”; kjo formulë bazohet në transmetime autentike profetike2, ku përmendet sesi Profeti (Paqja qoftë mbi të!) këshillonte që për t’u mbrojtur prej mësyshit të thuhet për gjënë që pëlqehet “TEBAAREK ALL-LLAAH/E bekoftë Allahu!; ose ALL-LLAAHUM-ME BEERIK LEHU/Bekoje o Allah!”

Një tjetër formulë lutjeje që i shërben mbrojtjes prej mësyshit është: “MA SHEE ALL-LLAAH, LA ǨU-UETEN IL-LAA  BIL-LAAH / Kështu ka dashur Allahu! Nuk ka fuqi përveçse nëpërmjet Allahut!”; kjo formulë ka origjinë në historinë kuranore të dy personave, njërit prej të cilëve Zoti i kishte dhënë dy vreshta (El-Kehf: 32-44), ku vjen se njeriu i mirë i tha mosmirënjohësit (pronarit të dy vreshtave): “Do të ishte më mirë për ty sikur të kishe thënë, kur hyre në kopshtin tënd: ‘Kështu ka dashur Allahu! Nuk ka fuqi përveçse nëpërmjet Allahut!’3Lexoni më tepër

Së dyti: Disa sure (kaptina) të veçanta të Kuranit janë gjithashtu mbrojtëse të blinduara kundër mësyshit, prej të cilëve spikasin El-Mau’dheteni (suret El-Felek dhe En-Nas) dhe Ajeti Kursi (ajeti 255 në suren El-Bekare).Lexoni më tepër

Së treti: Rreth masave parandaluese të prekjes prej mësyshit (dhe smirës), Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Ndihmohuni në mbarëvajtjen e nevojave duke i mbajtur të fshehta, pasi kushdo që ka një mirësi do e smirojnë7; pra prej masave parandaluese të smirës / mësyshit, është fshehja e mirësive që druhemi mos na goditen nga smira dhe mësyshi.

Së katërti: Nuk duhet ekzagjeruar në frikën prej mësyshit, por duhet që muslimani/a të mbështetet gjithmonë tek Allahu i Madhëruar dhe strehohet vazhdimisht tek mbrojtja e Tij, për mësyshin dhe çdo ligësi tjetër të cilës i ekspozohet vazhdueshmisht gjatë jetës.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë.

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ MASAT PËR PARANDALIMIN E MËSYSHIT

MASAT PËR PARANDALIMIN E MËSYSHIT

  1. Shih: islamweb.
  2. En-Nesai, Amelu El-Jeumi Ue El-Lejle 1033, El-Hakim 7499 (Albani thotë se hadithi është “sahih-i saktë”) dhe Ahmedi 15980 (Shuajb Arnauti thotë se hadithi është “sahih-i saktë”).
  3. El-Kehf: 39.
  4. El-Bejhaki, Shuabu El-Iman 4060 etj., Albani thotë se hadithi është “daif-i dobët”.
  5. Et-Tirmidhi 2058, En-Nesai 5498 dhe Ibn Maxhe 3511, Albani ka thënë se hadithi është “sahih-i saktë”.
  6. En-Nesai, Es-Sunenu El-Kubra 10730 dhe Et-Tabarani, El-Muaxhemu El-Kebir 541; Albani thotë se hadithi është “sahih-i saktë”.
  7. Et-Tabarani 183, 2455, 1186 dhe El-Bejhaki: Shuabu El-Iman 6228, Albani thotë se hadithi është sahih-i saktë.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top