JETA E VËRTETË

KURIMI I SHPËRQENDRIMIT TEK FËMIJA

Numri i konsultës: 4 KURIMI I SHPËRQENDRIMIT TEK FËMIJA

Kategoria: ORIENTIME TË PËRGJITHSHME PEDAGOGJIKE

1 074 shfletues/klikues KURIMI I SHPËRQENDRIMIT TEK FËMIJA


 Pyetje: KURIMI I SHPËRQENDRIMIT TEK FËMIJA


Fëmija im bëhet shumë nervoz dhe kjo i ndodh më së shumti në mëngjes kur zgjohet nga gjumi dhe bëhet gati për në shkollë. Edhe në bërjen e mësimeve është i shpërqendruar dhe po kështu në shkollë nuk ka dëshirë të shkojë. Ju lutemi na këshilloni!


 Përgjigjja: KURIMI I SHPËRQENDRIMIT TEK FËMIJA


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me çështjen e parashtruar thuhet sa vijon1:Lexoni më tepër

Së pari: Shpërqendrimi tek fëmijët, përbën një faktor bazë të nervozizmit

Shpërqendrimi që e karakterizon një fëmijë, mund të bëj që ai të ndihet i paaftë për të ndërvepruar me moshatarët e tij, si në arritjet arsimore ashtu edhe në lojë etj.; kjo e vendos atë në një siklet të madh që spikatet me nervozizëm (sidomos në shtëpi me ju). Fëmija shprehet kësisoj si kundërpërgjigje e pamundësisë së tij për të shprehur shqetësimin dhe mospëlqimin që ka.Lexoni më tepër

Së dyti: Çelësat e ndërveprimit të suksesshëm me fëmijën e shpërqendruar

Sa i përket mungesës së përqendrimit, disa nga çelësat kryesorë të ndërveprimit të suksesshëm me fëmijën, në këtë kontekst janë:

1. Konsultimi e shqyrtimi i çështjes me mësuesin/en; sidomos nëse ky problem ndodh vetëm në shkollë. Ndoshta problemi qëndron tek mësuesi, tek mënyra sesi ai e shpjegon mësimin. Në të tillë situatë duhet takuar mësuesi dhe duhet diskutuar dhe konsultuar me të problemi dhe zgjidhjet e mundshme.

2. Mbikëqyrja e trysnive (ngarkesave) të pranishme brenda shtëpisë. Nëse problemi në fjalë ndodh me fëmijën tënd në shtëpi, e tillë gjë mund të jetë pasojë e trysnive të caktuara të pranishme në shtëpi.

3. Shtimi i hapësirës së argëtimit/zbavitjes. Aktivitetet e fëmijës domosdoshmërisht duhet të përmbajnë lëvizje, novacion (gjëra të reja), larmi, kontakt fizik dhe stimulim (nxitje); kështu p.sh. ta ndihmojmë fëmijën në fjalët që nxisin për mirë gjendjen e tij emocionale, duke i shkruar këto fjalë mbi karta me laps ngjyrash (këto karta përdoren më pas kur duam t’i përsërisim këto zbavitje, apo kur duam ta mësojmë dhe ushtrojmë fëmijën).

4. Praktikumi i ushtrimeve që efektizojnë përqendrimin e lartë. Për shembull të presësh një copë të madhe kartoni me një pamje të caktuar dhe ta vendosësh atë në një zonë ku i bie në sy fëmijës, përballë tavolinës së fëmijës. Paskëtaj fëmijës i kërkojmë të përqendrohet dhe të shikojë brenda kësaj kornize apo imazhi. Kjo e ndihmon fëmijën të rrisë përqendrimin.

5. Kontaktimi me sy. Që të përmirësosh kontaktimin me fëmijën tënd me fëmijën e papërqendruar, të duhet që në vazhdimësi të kontaktosh me sy me të para se t’i flasësh apo bisedosh atij.

6. Largohu nga pyetjet bezdisëse prindërore. Bëj zakon përdorimin e fjalive dhe shprehjeve në vend të pyetjeve. Diktimet e thjeshta dhe të shkurtra janë më të lehta për t’u kryer nga fëmija… Kështu për shembull mos i thuaj fëmijës: “A edhe librin tënd nuk mundesh ta gjesh?!, porse thuaji: “Shko tani dhe ma sill librin tënd dhe hajde!”, ose thuaji atij: “Ma sill ta shoh librin!”

7. Përgatitja e listës së detyrave. Përgatitja fëmijës listën e detyrave dhe aktiviteteve që i duhet atij të bëjë. Vendos shenjën (e kryer) përbri çdo pune që fëmija e kryen. Punët që nuk janë kryer, tregoja fëmijës në listë që ai t’i dijë.

8. Stimulimi i fëmijës që të përpiqet dhe vlerësimi i tij kur ai e bën këtë. Duhet të jesh durimtar me fëmijën tënd, pasi ai në fakt shpenzon maksimumin e mundësive të tij. Shumë prej fëmijëve kanë vështirësi të nisin një aktivitet të caktuar dhe të kenë vazhdimësi në të.

9. Krahas gjithë kësaj, duhet mbajtur një konsultë e vazhdueshme me psikologun, që ai ta diagnoztifikojë siç duhet gjendjen e fëmijës dhe të përcaktojë atë që lypset prej trajtave të kurimit të tij, sidomos sa ka të bëjë me shpërqendrimin.

Së fundi, këshilla më e vyer është t’i luteni Allahut për fëmijën tuaj; ne si prindër na takon që t’i lutemi Allahut për fëmijët tanë, që t’u jep atyre mirësi, mbarësi, sukses dhe prosperitet (mirëqenie dhe përparim) në rrugët e diturisë. Gjithashtu ne prindërve na takon që të tregohemi të përmbajtur dhe të reflektojmë karshi tensionimeve të fëmijëve tanë me zgjuarsi, mjeshtëri dhe ekperiencë.

Allahu e di më mirë. KURIMI I SHPËRQENDRIMIT TEK FËMIJA

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KURIMI I SHPËRQENDRIMIT TEK FËMIJA

KURIMI I SHPËRQENDRIMIT TEK FËMIJA

Poshtëshënim:

  1. Përgjigjet: Dr. Amar AbdulGani, konsulenti i faqes “Së bashku të edukojmë fëmijët tanë” (me ndërhyrje të lehta nga shqipëruesi).
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top