Numri i fetvasë: 94 RREGULLI ISLAM I PYETJES SË SPECIALISTËVE
Kategoria: THIRRJA ISLAME-METODAT E MJETET
3 253 shfletues/klikues RREGULLI ISLAM I PYETJES SË SPECIALISTËVE
Pyetje: RREGULLI ISLAM I PYETJES SË SPECIALISTËVE
Disa persona, për çështjet e fesë, pyesin persona që nuk janë të kualifikuar dhe këta të fundit marrin përsipër të përgjigjen pa pasur njohuritë përkatëse. Cili është qëndrimi që duhet të mbajë muslimani për dy rastet në fjalë?
Përgjigjja: RREGULLI ISLAM I PYETJES SË SPECIALISTËVE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari këshillojmë çdo musliman që parimi i tij në çështjet e fesë por edhe më gjerë të jetë fjala e Allahut të Madhëruar: “Pyesni dijetarët (kompetentët) për atë që nuk e dini“1 dhe pasi të jetë pyetur personi që ka dituri të sigurt dhe është i besueshëm, nuk u vihet më veshi fjalëve që qarkullojnë lart e poshtë.
Ndërsa ata persona që – sidomos për dispozitat fetare islame – flasin pa pasur kompetencat për një gjë të tillë, duhet të bëjnë shumë kujdes, sepse Allahu i Madhëruar ka thënë: “Thuaj: ‘Me të vërtetë, Zoti im ka ndaluar vetëm punët e pahijshme, qofshin të hapëta ose të fshehta dhe gjynahet, dhunimin pa të drejtë, t’i shoqërohet Allahut (në adhurim) diçka, për të cilën nuk ju ka dhënë kurrfarë të drejte dhe të thoni për Allahun atë që nuk e dini’”2; pra nga haramet më të mëdha të bëra është që të thuhet një gjë në emër të Allahut dhe fesë së Tij, pa pasur dituri përkatëse për këtë çështje.
Gjithashtu, po në këtë kontekst, Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: ‘Çfarë mendoni ju për ushqimin që jua ka zbritur Allahu, një pjesë të të cilit e bëni të ndaluar e një pjesë tjetër të lejuar?’ Thuaj: ‘A ju ka lejuar Allahu për këtë apo po shpifni gënjeshtra për Allahun?’ Çfarë do të mendojnë në Ditën e Kiametit, ata që shpifin gënjeshtra për Allahun?”3
Po kështu në një tjetër thënie kuranore, që bën fjalë po për këtë çështje, vjen: “Prandaj, mos thoni me gjuhët tuaja të rreme: ‘Kjo është e lejueshme e kjo e ndaluar’, që kështu të trilloni gënjeshtra për Allahun. Me siguri, ata që trillojnë gënjeshtra ndaj Allahut, nuk do të shpëtojnë. Ata do të kenë kënaqësi të shkurtër (në këtë jetë), por i pret një dënim i dhembshëm (në jetën tjetër).”4
Këto thënie kuranore trajtojnë të folurin për Allahun pa dituri përkatëse, ku përfshihet të folurit për emrat, cilësitë, legjislacionin dhe fenë e Tij.
Po në këtë kontekst, Muhamedi (Paqja qoftë mbi të!) thotë:
“Vërtet, gënjeshtra ndaj meje, nuk është si gënjeshtra ndaj dikujt tjetër [pasi ai (Paqja qoftë mbi të!) flet në emër të Zotit]. Kush gënjen ndaj meje me dashje, le të përgatisë vendqëndrimin (vendbanimin) e tij në Zjarr.”5
“Kush thotë për mua [qoftë edhe] një thënie, duke e ditur se ajo është gënjeshtër, ky person është njëri prej gënjeshtarëve [qarkulluesve të gënjeshtrës së thënë].”6
“I mjafton personit si gënjeshtër [të shpallet gënjeshtar], nëse flet çdo gjë që ka dëgjuar [pa u siguruar nëse kjo gjë që thotë është e saktë apo gënjeshtër].”7
Gjithë sa u tha më sipër vjen si kërcënim për këdo që flet në lidhje me një çështje të karakterit fetar, e cila nuk dihet me siguri nëse është vërtet ashtu apo jo, duke nxjerr si domosdoshmëri aksiomën parimore islame “muslimani duhet të hulumtojë mirë çdo gjë që dëgjon e për më tepër që flet, sidomos në rastin e diturisë fetare”.Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. RREGULLI ISLAM I PYETJES SË SPECIALISTËVE
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ RREGULLI ISLAM I PYETJES SË SPECIALISTËVE
RREGULLI ISLAM I PYETJES SË SPECIALISTËVE