JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

KUR ËSHTË NATA E KADRIT-ADHURIMI NË TË

Numri i fetvasë: 93 KUR ËSHTË NATA E KADRIT-ADHURIMI NË TË

Kategoria: NATA E KADRIT DHE DISPOZITAT E SAJ

17 833 shfletues/klikues KUR ËSHTË NATA E KADRIT-ADHURIMI NË TË


 Pyetje: KUR ËSHTË NATA E KADRIT-ADHURIMI NË TË


A mund të na tregoni me saktësi se kur është Nata e Kadrit, pasi nuk po arrij të gjej një informacion të saktë për këtë gjë. A duhet të falim namaz nate në Natën e Kadrit? Po në ditën që vjen pas Natës së Kadrit (ditën 27 Ramazan) çfarë adhurimesh bëhen?


 Përgjigjja: KUR ËSHTË NATA E KADRIT-ADHURIMI NË TË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Dijetarët muslimanë kanë mendime të ndryshmet në lidhje me faktin se në cilën natë të Ramazanit është Nata e Kadrit, ku mendimi më parësor është, se Nata e Kadrit lëviz (zhvendoset) në dhjetënetëshin e fundit të Ramazanit dhe se mundësia që ajo të jetë në netët tek (21, 23, 25, 27, 29) të këtij dhjetënetëshi është më e madhe se në netët çift (22, 24, 26, 28, 30), teksa mundësia akoma më e madhe është që ajo (Nata e Kadrit) të jetë në natën 27 Ramazan.1

Ibn El-Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “E sakta [lidhur me kohën e Natës së Kadrit] është se ajo zhvendoset; një vit [për shembull] është në natën 21 Ramazan, një vit tjetër në natën 29 Ramazan, një vit tjetër në natën 25 Ramazan, një vit tjetër në natën 24 Ramazan dhe kështu me radhë; sepse kombinimi i haditheve profetike të ardhura në këtë kontekst, nuk mund të bëhet vetëm se duke i qëndruar kësaj thënie (këtij mendimi). Por nata që shpresohet më së shumti (që të jetë Nata e Kadrit) është 27-ta. Gjithsesi nuk është medoemos që Nata e Kadrit të jetë në të (27 Ramazan), siç mendojnë disa njerëz, të cilët duke u bazuar në këtë mendim përpiqen shumë [në kryerjen e adhurimeve] në të (27 Ramazan) dhe plogështohen në netët e tjera [tek apo çift të dhjetënetëshit të fundit të Ramazanit] veç saj.”2

Kurse më konkretisht në lidhje me pozicionimin e natës 27 Ramazan ndër ditënetët e Ramazanit, ajo që duhet ditur është se ajo vjen menjëherë pasi të perëndojë dielli i ditës 26 Ramazan dhe vijon deri në të gdhirë të ditës së bashkëngjitur me të, e cila përbën pikërisht ditën 27 Ramazan. Ky realitet ka të bëjë me faktin se në kalendarin islam, nata vjen para ditës së saj përkatëse, ndaj dhe teravia e parë e Ramazanit, falet në natën që vjen para ditës së parë të tij. Faktin në fjalë dijetarët e kanë argumentuar me thënien e Allahut të Madhëruar: “As Dielli nuk mund ta arrijë Hënën e as nata nuk mund t’ia kalojë ditës; të gjitha lundrojnë në orbitat e veta.3

Me shpresë që adhurimet tona t’ia qëllojnë Natës së Bekuar të Kadrit dhe të shpërblehen të shumëzuara me më shumë se 1000 muaj, por edhe si përkushtim përgjatë netëve madhështore të muajit të begatë të Ramazanit, është shumë mirë që në çdonjërën prej këtyre dhjetë netëve të fundit të Ramazanit: të falim namaz nate, të bëjmë dhikër (përmendim Allahun), t’i kërkojmë falje Allahut dhe të pendohemi tek Ai, t’i bëjmë lutje Atij, të japim sadaka (lëmoshë) dhe të meditojmë ashtu si Ai kënaqet me ne, të lexojmë Kuran etj.Lexoni më tepër

· Ndërsa lidhur me ditën 27 Ramazan apo ditët e tjera të gjithë Ramazanit ose të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit, duhet ditur se dijetarët muslimanë këshillojnë që krahas dhjetënetëshit të fundit të Ramazanit, të mbushen me vepra të mira të gjitha ditët e tyre (sidomos dita 27 Ramazan) dhe po kështu mbarë netët dhe ditët e Ramazanit.

Allahu e di më mirë. KUR ËSHTË NATA E KADRIT-ADHURIMI NË TË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KUR ËSHTË NATA E KADRIT-ADHURIMI NË TË

KUR ËSHTË NATA E KADRIT-ADHURIMI NË TË

Poshtëshënim:

  1. Shih: islamway dhe saaid.
  2. Ibn El-Uthejmin, Esh-Sherhu El-Mumti’i Ale Zadi El-Mustekni’i v. 6, f. 492.
  3. Ja Sin: 40.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top