Numri i fetvasë: 92 MISVAKU-LARJA E DHËMBËVE AGJËRUESHËM
Kategoria: ÇFARË NUK E PRISH AGJËRIMIN
8 321 shfletues/klikues MISVAKU-LARJA E DHËMBËVE AGJËRUESHËM
Pyetje: MISVAKU-LARJA E DHËMBËVE AGJËRUESHËM
A e prish agjërimin përdorimi i misvakut me qëllim që të mënjanohet tharja e gojës ose se të pëlqen lëngu i tij? Cila është dispozita e përdorimit të furçës dhe pastës së dhëmbëve gjatë agjërimit?
Përgjigjja: MISVAKU-LARJA E DHËMBËVE AGJËRUESHËM
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Të gjithë juristët muslimanë janë të mendimit se përdorimi i misvakut jashtë agjërimit është i pëlqyeshëm. Kurse në lidhje me lejimin e përdorimit të misvakut nga ana e agjëruesit, ata kanë mendime të ndryshme, ku shumica e tyre (përfshirë medh’hebin hanefi) e kanë lejuar një gjë të tillë.1Lexoni më tepër
Për rastin kur misvaku që përdoret gjatë agjërimit është i thatë, juristët lejues (të cilët përbëjnë shumicën) thonë se agjëruesi duhet të bëjë kujdes të mos i kapërdijë copëzat që mund të shpërbehen prej tij, ndërsa lëngu që mbetet në gojë prej përdorimit të tij, nuk është nevoja që të pështyhet, sepse zbutja e misvakut të thatë bëhet me pështymën e gojës së agjëruesit.
Kurse për rastin kur misvaku që përdoret gjatë agjërimit është i njomë, mendimi më parësor (që përbën edhe qëndrimin e medh’hebit hanefi) është se përdorimi i tij lejohet dhe nuk është i papëlqyeshëm.Lexoni më tepër
Në lidhje me përdorimin e misvakut të njomë, dijetarët kanë dy mendimet kryesore në vijim:
Mendimi i parë: Agjëruesit që përdorë misvakun e njomë, nuk i lejohet që ta kapërdijë (dërgojë poshtë me pështymën) lëngun origjinal të misvakut, copëzat lëndore të tij (të cilat shpërbëhen në gojë) dhe për më tepër elementët e tjerë lëndorë që i janë shtuar misvakut (sikurse shija e mentes, limonit etj.), por të gjitha këto duhet të pështyhen. Ky mendim mbetet më i rezervuari, sidomos për të dalë nga debati i dijetarëve lidhur me këtë çështje, sepse siç dihet disa prej tyre (sikurse medh’hebi maliki), janë të mendimit se kapërdirja e lëngut origjinal të misvakut të njomë e prish agjërimin.
Mendimi i dytë: Një mendim i fuqishëm i juristëve muslimanë është se përdorimi i misvakut të njomë gjatë agjërimit është i pëlqyeshëm dhe se agjëruesit që përdor misvak të njomë, i lejohet pa problem që ta kapërdijë pështymën e tij, edhe nëse ndjen në gojë djegësi apo diç tjetër prej shijeve dhe njomështisë origjinale të lëngut të misvakut; madje kjo vlen edhe nëse personi e heq misvakun e njomë nga goja e tij dhe pa e tharë e fut atë sërish për ta përdorur në gojë dhe pas kësaj kapërdihet (e çon pështymën poshtë).Lexoni më tepër
· Kurse sa i përket përdorimit të furçës dhe pastës së dhëmbëve për larjen e dhëmbëve gjatë agjërimit, e tillë gjë i lejohet agjëruesit gjatë ditës së Ramazanit, por me kushtin që të sigurohet që uji dhe lëndët e pastës së dhëmbëve të mos i shkojnë në gurmaz dhe t’i gëlltisë; teksa nuk ka dyshim se shtyrja e këtij veprimi për në kohën pas iftarit, është gjëja më e mirë.
Allahu e di më mirë. MISVAKU-LARJA E DHËMBËVE AGJËRUESHËM
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ MISVAKU-LARJA E DHËMBËVE AGJËRUESHËM
MISVAKU-LARJA E DHËMBËVE AGJËRUESHËM