Numri i fetvasë: 42 RËNDËSIA E BURIMIT INFORMATIV NË ISLAM
Kategoria: THIRRJA ISLAME-METODAT E MJETET
3 290 shfletues/klikues RËNDËSIA E BURIMIT INFORMATIV NË ISLAM
Pyetje: RËNDËSIA E BURIMIT INFORMATIV NË ISLAM
A mund t’u besojmë informacioneve apo përgjigjeve të pyetjeve të ndryshme që jepen në internet?
Përgjigjja: RËNDËSIA E BURIMIT INFORMATIV NË ISLAM
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në fakt çdo informacion që hedh dritë rreth çështjeve të fesë sonë të ndritur islame duhet të burojë nga një burim informativ i besueshëm dhe kjo vlen edhe për internetin, sikurse edhe për librin dhe për çdo burim tjetër informativ.
Pra lypset që të pranojmë për të mirëqenë nga interneti vetëm ato informacione që vijnë nga adresa dhe individë kompetentë, të rekomanduar dhe të besueshëm.
Masa e gjerë e muslimanëve që kanë njohuri të përcipta në lëmin e sheriatit (ligjit islam), pra nuk i përkasin rangjeve të të afirmuarve për të gjurmuar argumentet sheriatike, duhet të pasojë atë dijetar dhe në rast nevoje atë nxënës dije, i cili mendon se është më i besueshmi në fe dhe dituri. Kështu ai e ka çuar në vend obligimin e vet dhe ka vepruar në përputhje me fjalën e Allahut:
“Pyetni dijetarët (specialistë) nëse ju nuk dini.”1
Nëse muslimani i thjeshtë (që i takon masës së gjerë të muslimanëve) di një mendim të besueshëm në lidhje me një çështje sheriatike apo pyet një dijetar të mirëfilltë, atëherë nuk e ka obligim që pas tij të pyes tjetërkënd.
Nëse paskëtaj informohet mbi një mendim të ndryshëm, ai duhet të ndjekë atë që mendon se është më i saktë dhe i drejtë, siç vepron pacienti nëse mjekët ndryshojnë në këshillat që japin për trajtimin e tij. Ai nuk duhet ta përulë dhe as ta quaj gabimtar muslimanin tjetër nëse ky i fundit nuk pajtohet në mendim me të, për sa kohë që ai ndjek një medhheb2, ose imiton një dijetar që gëzon konsideratë apo që është muxhtehid3.
Allahu e di më mirë. RËNDËSIA E BURIMIT INFORMATIV NË ISLAM
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ RËNDËSIA E BURIMIT INFORMATIV NË ISLAM
RËNDËSIA E BURIMIT INFORMATIV NË ISLAM