KËPUCËT ME TAKA TË LARTA PËR GRATË

Numri i fetvasë: 41 KËPUCËT ME TAKA TË LARTA PËR GRATË

Kategoria: VESHJA E GRUAS

1 386 shfletues/klikues KËPUCËT ME TAKA TË LARTA PËR GRATË


 Pyetje: KËPUCËT ME TAKA TË LARTA PËR GRATË


A lejohet veshja e këpucëve të larta (me taka dhe që bëjnë zhurmë, kërcasin) për femrat?


 Përgjigjja: KËPUCËT ME TAKA TË LARTA PËR GRATË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Veshja e gruas me këpucë me taka që bëjnë zhurmë në ambientet publike ku ka burra që nuk janë mahrem1 por janë të huaj për të, duhet të eliminohet, sepse ajo është e ndaluar bazuar në thënien e Allahut të Lartësuar: “Le të mos kërcasin me këmbët e tyre e të identifikohet fshehtësia e stolive të tyre.2

Por nëse këpucët janë të larta në vetvete në një formë të tillë që: nuk nxjerrin zë, nuk vishen për të rënë në sy, nuk vishen për të imituar femrat jodinjitoze dhe jo të moralshme, nuk i japin femrës pamje provokuese, nuk e dëmtojnë fizikun e femrës dhe takat e tyre nuk vishen për t’u dukur apo mbulohen; nëse shmangen këto vërejtje, origjina në këpucët dhe veshjet që vishen kësisoj është lejimi, në të kundërt, ato nga të lejuara bëhen haram3 (të ndaluara) ose mekruh4 (të papëlqyera).

Gjithsesi prej devocionit të femrës së rritur muslimane është që ajo të largohet nga çështjet e dyshimta ku hyn edhe veshja e takave të larta, pasi shumë prej dijetarëve muslimanë kështu udhëzojnë.

Allahu e di më mirë. KËPUCËT ME TAKA TË LARTA PËR GRATË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KËPUCËT ME TAKA TË LARTA PËR GRATË

KËPUCËT ME TAKA TË LARTA PËR GRATË

  1. Mahrem: Burri me të cilin një gruaje i ndalohet përjetësisht martesa.
  2. En-Nur: 31.
  3. Haram: Veprim i ndaluar, lënia e të cilit shpërblehet dhe veprimi i tij ndëshkohet.
  4. Mekruh: Veprim i urryer, lënia e të cilit shpërblehet dhe veprimi i tij nuk ndëshkohet.
MAHREMËT-VESHJA E GRUAS NË PRANI TË TYRE
VESHJA ME NGJYRA TË NDEZURA PËR GRUAN
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.