JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

STUDIMET NË FAKULTETIN E PSIKOLOGJISË

Numri i fetvasë: 43 STUDIMET NË FAKULTETIN E PSIKOLOGJISË

Kategoria: ETIKA E NXËNËSIT DHE DIJES

2 705 shfletues/klikues STUDIMET NË FAKULTETIN E PSIKOLOGJISË


 Pyetje: STUDIMET NË FAKULTETIN E PSIKOLOGJISË


Studioj në degën e psikologjisë dhe prandaj desha të di nëse ka ndonjë argument të bazuar në fe, që vërteton se studimi i psikologjisë është haram?


 Përgjigjja: STUDIMET NË FAKULTETIN E PSIKOLOGJISË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Sa i përket qëndrimit të juristëve muslimanë lidhur me studimin e psikologjisë, dy mendimet më kryesore janë:

Mendimi i parë: Studimi i shkëncës së psikologjisë është i ndaluar dhe krejtësisht i padobishëm. Mbështetësit e këtij mendimi e shikojnë psikologjinë si një shkencë të huaj të panevojshme dhe theksojnë se ajo që duhet është mbështetja tek sheriati (ligji) islam. Ata këmbëngulin që për më tepër t’u paraprihet dëmeve të kësaj “diturie” që buron prej perëndimit laik (jofetar) dhe bie ndesh kryekëput me mësimet e Islamit.

Mendimi i dytë: Studimi i shkëncës së psikologjisë është i lejuar dhe pjesërisht i dobishëm. Përkrahësit e këtij mendimi mbajnë një qëndrim më të balancuar dhe besojnë në faktin se psikologjia ka baza në sheriat1, duke qenë se Kurani dhe Tradita Profetike kanë bërë fjalë për unin e njeriut. Ata theksojnë se kjo shkencë bashkëkohore ka ardhur me arritje të rëndësishme në lëmenj të ndryshëm, të cilat është e mundur të përdoren dhe të vihen në punë pasi të filtrohen dhe t’u jepet orientimi i duhur. Pavarësisht kësaj ata nuk e mohojnë faktin se lënda e psikologjisë perëndimore bazohet kryesisht në autorë jomuslimanë me brumosje të pasaktë fetare dhe se mes themeleve të mësimeve të fesë islame dhe atyre të shkencës së psikologjisë ka përplasje.Lexoni më tepër

Gjithsesi, përkrahësit e mendimit të dytë theksojnë se, studiuesit të kësaj diturie i kushtëzohet që: të ketë njohuri të sakta dhe të qëndrueshme mbi doktrinën islame2, të jetë i aftë të diferencojë mes të vërtetës dhe të kotës, si dhe të posedojë kapacitete të mjaftueshme për të rrëzuar dyshimet dhe devijancat, përmes argumenteve autentike në mbrojtje të Islamit.

Allahu e di më mirë. STUDIMET NË FAKULTETIN E PSIKOLOGJISË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ STUDIMET NË FAKULTETIN E PSIKOLOGJISË

STUDIMET NË FAKULTETIN E PSIKOLOGJISË

  1. Sheriati: Organizmi ligjor islam.
  2. Doktrinë islame: Baza e parimeve të besimit islam.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top