Ju jeni këtu:
Shtëpiza » FIKHU-LEGJISLACIONI I ADHURIMEVE » AGJËRIMI » PRISHËSIT E AGJËRIMIT
Numri i fetvasë: 387 DISPOZITA E VAKSINIMIT-AGJËRUESHËM
Kategoria: PIKATORET-INJEKSIONET-POMPAT
DISPOZITA E VAKSINIMIT-AGJËRUESHËM
Pyetje: DISPOZITA E VAKSINIMIT-AGJËRUESHËM
Cila është dispozita e vaksinimit në përgjithësi dhe ajo e bërjes së vaksinës kundër koronas në veçanti, dhe nëse lejohet a është në rregull që kjo e fundit të bëhet agjërueshëm?
Përgjigjja: DISPOZITA E VAKSINIMIT-AGJËRUESHËM
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me pyetjen e parashtruar thuhet sa vijon:
Së pari: Dispozita e përgjithshme e vaksinimit
Parimisht vaksinimi lejohet dhe mund të jetë edhe i pëlqyeshëm. Në fakt nuk ka asgjë të keqe të vaksinohemi kundër një sëmundje që kemi frikë se mund të përhapet, pasi në realitet nuk ka ndryshim midis vaksinimit nga frika e një sëmundjeje të pritshme dhe trajtimit kurativ të një sëmundje që na bie; gjë që bazohet në tekstet autentike profetike ku ka ardhur lejueshmëria e shmangies së gjërave të urryera para se të na bien, ku hyn edhe vaksinimi dhe masat e tjera preventive veç tij. Madje në disa raste nevojitet që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm, si rasti kur atë e obligon qeverisësi për një interes të paraparë prej anëve kompetente shtetërore ose sepse mendimi më i fuqishëm i kompetentëve për vende, situata apo persona të caktuar, është se në rastin e mosbërjes së vaksinës së caktuar, të pavaksinuarit rrezikojnë humbjen e jetës.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 354 KAPËRDIRJA E UJIT AGJËRUESHËM PA DASHJE
Kategoria: ÇFARË NUK E PRISH AGJËRIMIN
KAPËRDIRJA E UJIT AGJËRUESHËM PA DASHJE
Pyetje: KAPËRDIRJA E UJIT AGJËRUESHËM PA DASHJE
A e prish agjërimin pirja apo kapërdirja e ujit pa dashje nga agjëruesi p.sh. gjatë gargarës apo ujëthithjes me hundë kur merret abdes, ose kur lahet trupi, dhëmbët apo ngjashëm?
Përgjigjja: KAPËRDIRJA E UJIT AGJËRUESHËM PA DASHJE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Gargara (shpërlarja e gojës) që bëhet për arsye të abdesit ose jo, nuk ndikon në vlefshmërinë e agjërimit, përderisa uji nuk hyn në gurmaz apo bark.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 353 GARGARA-UJËTHITHJA HUNDORE AGJËRUESHËM
Kategoria: DISPOZITAT E ABDESIT
GARGARA-UJËTHITHJA HUNDORE AGJËRUESHËM
Pyetje: GARGARA-UJËTHITHJA HUNDORE AGJËRUESHËM
Cila është dispozita e gargaras (madmadas / shpërlarjes së gojës) dhe ujëthithjes me hundë (istinshakut / thithje-shfryrjes së ujit me hundë) gjatë agjërimit?
Përgjigjja: GARGARA-UJËTHITHJA HUNDORE AGJËRUESHËM
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Agjëruesi i nënshtrohet dispozitave të abdesit dhe guslit dhe mënjanon gargarën me tepri (gurgullimin e ujit në tërësinë ose shumicën e gojës deri në skajet e grykës) dhe ujëthithjen hundore me tepri (thithjen e ujit në tërësinë ose shumicën e hundës deri në skajin e brendisë së hundës).
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 251 NGRËNIA PAK PAS AGIMIT DHE AGJËRIMI
Kategoria: PRISHËSIT E AGJËRIMIT
NGRËNIA PAK PAS AGIMIT DHE AGJËRIMI
Pyetje: NGRËNIA PAK PAS AGIMIT DHE AGJËRIMI
Sot në syfyr po flisnim me një motër muslimane. Unë e kisha mbyllur syfyrin, ndërsa ata akoma po hanin. Kur unë i thashë se ka kaluar orari, ajo më tha jo, sepse është hadithi i Profetit (Paqja qoftë mbi të!) që mund ta shtysh edhe 5 minuta. Nuk diskutova me të por thashë të pyes hoxhallarët për këtë çështje.
Përgjigjja: NGRËNIA PAK PAS AGIMIT DHE AGJËRIMI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Imsaku (largimi nga prishësit e agjërimit) kur personi është siguruar për hyrjen e agimit të vërtetë
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 135 PRISHJA E AGJËRIMIT PREJ PUNËS SË RËNDË
Kategoria: DISPOZITA TË TJERA-PRISHËSIT E AGJËRIMIT
PRISHJA E AGJËRIMIT PREJ PUNËS SË RËNDË
Pyetje: PRISHJA E AGJËRIMIT PREJ PUNËS SË RËNDË
Punoj në një punë të rëndë dhe desha të di se çfarë tolerimesh (lehtësirash) ka për mua në lidhje me agjërimin e Ramazanit?
Përgjigjja: PRISHJA E AGJËRIMIT PREJ PUNËS SË RËNDË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Muslimanit nuk i lejohet që të veprojë asnjë nga prishësit e agjërimit pa justifikim sheriatik (ligjor islam), si: sëmundja, udhëtimi a ngjashëm. Është e mundur dhe e natyrshme që gjatë agjërimit muslimani/a të vuaj dhe mundohet, por në këtë rast detyra jonë si muslimanë të përkushtuar e do që të bëhet sa më shumë durim duke u mbështetur fuqishëm tek Allahu i Madhëruar.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 92 MISVAKU-LARJA E DHËMBËVE AGJËRUESHËM
Kategoria: ÇFARË NUK E PRISH AGJËRIMIN
MISVAKU-LARJA E DHËMBËVE AGJËRUESHËM
Pyetje: MISVAKU-LARJA E DHËMBËVE AGJËRUESHËM
A e prish agjërimin përdorimi i misvakut me qëllim që të mënjanohet tharja e gojës ose se të pëlqen lëngu i tij? Cila është dispozita e përdorimit të furçës dhe pastës së dhëmbëve gjatë agjërimit?
Përgjigjja: MISVAKU-LARJA E DHËMBËVE AGJËRUESHËM
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Të gjithë juristët muslimanë janë të mendimit se përdorimi i misvakut jashtë agjërimit është i pëlqyeshëm. Kurse në lidhje me lejimin e përdorimit të misvakut nga ana e agjëruesit, ata kanë mendime të ndryshme, ku shumica e tyre (përfshirë medh’hebin hanefi) e kanë lejuar një gjë të tillë.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 79 SHTYLLAT E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT
Kategoria: SAKTËSIA E AGJËRIMIT-KUSHTET
SHTYLLAT E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT
Pyetje: SHTYLLAT E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT
Cilat janë rregullat bazë (më kryesore) që duhet të dijë muslimani në lidhje me agjërimin e Ramazanit?
Përgjigjja: SHTYLLAT E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Rregullat kryesore në lidhje me agjërimin e Ramazanit, përmblidhen në dy shtyllat në vijim të agjërimit:
Shtylla e parë: Nijeti (Qëllimi):
Nijeti (qëllim i agjërimit) të Ramazanit bëhet që natën e parë të Ramazanit për të gjithë muajin, por më mirë është që nijeti të bëhet për agjërimin e çdo dite të Ramazanit më vete. Që nijeti të jetë i saktë, mjafton që personi ta ketë në mend se të nesërmen do agjërojë Ramazanin. Nijeti duhet të përsëritet sa herë që ndërpritet agjërimi.
Lexoni më tepër