Numri i fetvasë: 79 SHTYLLAT E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT
Kategoria: SAKTËSIA E AGJËRIMIT-KUSHTET
4 997 shfletues/klikues SHTYLLAT E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT
Pyetje: SHTYLLAT E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT
Cilat janë rregullat bazë (më kryesore) që duhet të dijë muslimani në lidhje me agjërimin e Ramazanit?
Përgjigjja: SHTYLLAT E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Rregullat kryesore në lidhje me agjërimin e Ramazanit, përmblidhen në dy shtyllat në vijim të agjërimit1:
Shtylla e parë: Nijeti (Qëllimi):
Nijeti (qëllim i agjërimit) të Ramazanit bëhet që natën e parë të Ramazanit për të gjithë muajin, por më mirë është që nijeti të bëhet për agjërimin e çdo dite të Ramazanit më vete. Që nijeti të jetë i saktë, mjafton që personi ta ketë në mend se të nesërmen do agjërojë Ramazanin. Nijeti duhet të përsëritet sa herë që ndërpritet agjërimi.Lexoni më tepër
Shtylla e dytë: Mënjanimi i prishësve të agjërimit:
Prishësit bazë të agjërimit janë tre: (së pari) marrëdhëniet seksuale, (së dyti) lëndët specifike shkarkuese trupore dhe (së treti) lëndët hyrëse në bark/stomak, në veçanti ato që janë ushqyese;Lexoni më tepër
– Në rregullat kryesore të agjërimit të Ramazanit, një vend të rëndësishëm zë edhe kushti i domosdoshëm i vlefshmërisë së agjërimit të Ramazanit, i njohur si:
“Të agjëruarit e Ramazanit në kohën e caktuar”, me të cilën synohen:
(a) Koha mujore e muajit të Ramazanit; e cila llogaritet si vijon:
(1) Me shikimin e hënës së re të Ramazanit, në perëndimin e ditës 29 Shaban;
(2) Nëse hëna e re nuk shihet, Ramazani fillon automatikisht pas perëndimit të ditës 30 Shaban;Lexoni më tepër
(b) Koha ditore e agjërimit të ditëve të Ramazanit; e cila është nga agimi (kur hyn namazi i sabahut) deri në perëndim (kur hyn namazi i akshamit).
Allahu e di më mirë. SHTYLLAT E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ SHTYLLAT E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT
SHTYLLAT E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT