Numri i fetvasë: 354 KAPËRDIRJA E UJIT AGJËRUESHËM PA DASHJE
Kategoria: ÇFARË NUK E PRISH AGJËRIMIN
2 161 shfletues/klikues KAPËRDIRJA E UJIT AGJËRUESHËM PA DASHJE
Pyetje: KAPËRDIRJA E UJIT AGJËRUESHËM PA DASHJE
A e prish agjërimin pirja apo kapërdirja e ujit pa dashje nga agjëruesi p.sh. gjatë gargarës apo ujëthithjes me hundë kur merret abdes, ose kur lahet trupi, dhëmbët apo ngjashëm?
Përgjigjja: KAPËRDIRJA E UJIT AGJËRUESHËM PA DASHJE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Gargara (shpërlarja e gojës) që bëhet për arsye të abdesit ose jo, nuk ndikon në vlefshmërinë e agjërimit, përderisa uji nuk hyn në gurmaz apo bark.Lexoni më tepër
Kurse në mënyrë më të zgjeruar në lidhje me pirjen apo kapërdirjen e ujit pa dashje nga agjëruesi gjatë abdesit3, guslit4, larjes së dhëmbëve, larjes për t’u freskuar dhe ngjashëm, juristët muslimanë kanë përmendur sa vijon:
Së pari: Nëse agjëruesit i shkon pa dashje uji në fyt (gurmaz) 5
Mendimi i parë: Nëse agjëruesit i shkon pa dashje uji në fyt (gurmaz), atij i prishet agjërimi
Mendimi i medh’hebit hanefi dhe maliki është se mbërritja e ujit në fytin (gurmazin) e agjëruesit e prish agjërimin e tij, pavarësisht nëse ka qenë brenda kornizës së adhurimit (si p.sh.: gargara për abdes etj.) apo jashtë kësaj kornize, si dhe pavarësisht a ka qenë ky agjërim i obliguar ose vullnetar.
Mendimi i dytë: Dispozita në këtë rast diskutohet varësisht faktit nëse agjëruesit i shkon uji pa dashje në fyt (gurmaz) brenda kornizës së adhurimit ose jashtë saj; më konkretisht mbështetësit e këtij mendimi e trajtojnë këtë çështje si vijon:
Çështja e parë: Nëse shkuarja e ujit në fytin (gurmazin) e agjëruesit ka ndodhur brenda kornizës së adhurimit dhe ka ndodhur pa dashjen, pa teprinë dhe pa shkujdesin e tij, atij nuk i prishet agjërimi6Lexoni më tepër
Çështja e dytë: Nëse agjëruesit i shkon pa dashje uji në fyt (gurmaz) gjatë kryerjes me tepri të një veprimi që i përket kornizës së adhurimeve ose që është i panevojshëm7
a. Nëse agjëruesit i shkon pa dashje uji në fyt (gurmaz), gjatë kryerjes me tepri ose pakujdesi të një veprimi që i takon kornizës së adhurimit dhe i përket nevojës që është e justifikuar ligjërisht, agjërimi i të këtillit nuk prishetLexoni më tepër
b. Nëse agjëruesit i shkon pa dashje uji në fyt (gurmaz), gjatë kryerjes me tepri ose pakujdesi të një veprimi që s’i takon kornizës së adhurimit dhe s’i përket nevojës që është e justifikuar ligjërisht, agjërimi i të këtillit nuk prishetLexoni më tepër
Së dyti: Nëse agjëruesi dyshon se i ka shkuar uji në fyt (gurmaz) gjatë veprimeve të kornizës së adhurimit apo jashtë tyre13, mendimi i saktë është se i këtilli nuk e prish agjëriminLexoni më tepër
Allahu e di më mirë. KAPËRDIRJA E UJIT AGJËRUESHËM PA DASHJE
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ KAPËRDIRJA E UJIT AGJËRUESHËM PA DASHJE
KAPËRDIRJA E UJIT AGJËRUESHËM PA DASHJE
- El-Ahzab: 5. ↩
- Shih: islamonline dhe islamqa. ↩
- Abdesi: Larja rituale e pjesëve të veçanta të trupit. ↩
- Gusli: Larja rituale e gjithë trupit. ↩
- Shih: islamweb dhe islamweb. ↩
- Shih: islamweb. ↩
- Shih: islamweb dhe islamweb. ↩
- El-Mubelaga Fi El-Madmada / Gargara me tepri: Nënkuptohet gurgullimi i ujit në të gjithë gojën ose shumicën e saj deri në skajet e grykës. ↩
- El-Mubelaga Fi El-Istinshak / Ujëthithja hundore me tepri: Nënkuptohet thithja e ujit në të gjithë hundën ose shumicën e saj deri në skajin e brendisë së hundës. ↩
- Shih: islamweb. ↩
- Mekruh: Veprim ritualisht i papëlqyeshëm, lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij nuk ndëshkohet. ↩
- Shih: islamweb. ↩
- Shih: islamweb; islamweb dhe islamweb. ↩