Numri i fetvasë: 172 DYSHIMI DHE HUTIMI GJATË ADHURIMIT
Kategoria: DYSHIMI NË NAMAZ
3 766 shfletues/klikues DYSHIMI DHE HUTIMI GJATË ADHURIMIT
Pyetje: DYSHIMI DHE HUTIMI GJATË ADHURIMIT
Të shumtë janë personat që vuajnë nga dyshimi dhe hutimi në namaz, abdes, pastrim në banjo etj. Ju lutemi na i shpjegoni në mënyrë të përmbledhur konceptet e dyshimit dhe hutimit gjatë adhurimit, në dritën e asaj që kanë thënë dijetarët e kualifikuar muslimanë për këtë çështje?
Përgjigjja: DYSHIMI DHE HUTIMI GJATË ADHURIMIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në këtë trajtesë do të mundohemi që të japim një përshkrim të përmbledhur rreth sigurisë, dyshimit dhe hutimit, me qëllim që të kuptohet qartë thelbi i çështjes së parashtruar. Këtë do ta bëjmë përmes pikave në vijim:
Së pari: Përkufizimi i sigurisë
Disa selefë1 (dijetarë të tre gjeneratave të para muslimane) kanë theksuar se rregulli sipas të cilit një person konsiderohet i sigurt për diçka të caktuar, është që “personi të jetë në gjendje të betohet në Allahun e Madhëruar për gjënë e caktuar”, si p.sh.: se e ka prishur abdesin, ka lënë pa bërë këtë gjë ose ka bërë këtë gjë.2
Së dyti: Llojet e dyshimit dhe përkufizimi e dispozita e secilit lloj
Lloji i parë: Dyshimi i paktë
a. Përkufizimi i dyshimit të paktë: Me dyshim të paktë kemi të bëjmë në rastin kur personi nuk dyshon për disa ditë rresht, por dyshon një ditë po dhe një tjetër jo.
b. Dispozita e dyshimit të paktë: Si rregull, i prekuri nga dyshimi gjatë namazit të tij, nëse e tillë gjë nuk i ngjet shumë, bazohet tek gjasa më paktë. Ky person e ka për detyrë ta korrigjojë mangësinë e tij dhe ta rregullojë namazin e tij. Më konkretisht nëse ai dyshon a ka falur një apo dy rekatë, sexhde etj., në këtë rast ai e quan se ka falur një, përveçse kur preket nga dyshimi i shumtë (vesvesi), për të cilin do të bëhet fjalë në vijim.3
Lloji i dytë: Dyshimi i shumtë (Vesvesi)Lexoni më tepër
a. Përkufizimi i dyshimit të shumtë: Dijetarët muslimanë e konsiderojnë dyshim të shumtë (dyshim mbisundues apo vesves), atë dyshim që i ndodhë shumë (dendur) namazfalësit. Nuk është se ka ndonjë tekst autentik sheriatik (ligjor islam) për caqet e dyshimit të shumtë (mbisundues), por në një përsiatje përafruese që disa dijetarë i kanë bërë përkufizimit të këtij dyshimi, vjen se “dyshim i shumtë është ai që i ngjan personit për çdo ditë, qoftë edhe një here të vetme në ditë, sidoqoftë a ndodh tek nijeti (qëllimi), tekbiri fillestar, leximi i Kuranit (El-Fatihasë), numri i rekatëve etj. Gjithsesi këta dijetarë nuk dihet të kenë vendosur për këtë lloj dyshimi ndonjë numër të caktuar ditësh të njëpasnjëshme.Lexoni më tepër
b. Dispozita e dyshimit të shumtë: Në tekstet juridike të juristëve të katër medh’hebeve dhe më gjerë, është theksuar mendimi se i prekuri nga vesvesi (dyshimi i shumtë) nuk e merr parasysh vesvesin por e mënjanon (hedh tutje) atë. Dispozita për dyshimin e shumtë është që ai të mos merret parasysh, që pasoja e tij të mos rregullohet dhe që të merret për bazë gjasa më e madhe.5
Së treti: Ndryshimi mes dyshimit dhe hutimit
a. Në rastin e dyshimit kemi të bëjmë me mëdyshje (luhatje) mes dy çështjeve, p.sh. a i fala tre apo katër rekatë, a u ula apo jo në teshehudin e parë etj.?
b. Në rastin e hutimit kemi të bëjmë me shkujdesje (humbjen e vëmendjes) karshi një prej elementeve (veprimeve) të namazit, si p.sh.: të lihet pa bërë teshehudi i parë dhe pastaj të kujtohemi se nuk e kemi bërë atë.Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. DYSHIMI DHE HUTIMI GJATË ADHURIMIT
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ DYSHIMI DHE HUTIMI GJATË ADHURIMIT
DYSHIMI DHE HUTIMI GJATË ADHURIMIT