Numri i fetvasë: 173 TË DYSHUARIT E SHUMTË GJATË NAMAZIT
Kategoria: DYSHIMI NË NAMAZ
4 491 shfletues/klikues TË DYSHUARIT E SHUMTË GJATË NAMAZIT
Pyetje: TË DYSHUARIT E SHUMTË GJATË NAMAZIT
Dyshoj shumë gjatë namazit, aq sa nuk mbaj mend a fala tre apo katër rekatë; a bëra dy apo një sexhde; a u ula apo jo në teshehudin e parë etj. Më ndodh që ky dyshim të më vijë gjatë faljes ndoshta edhe tre herë në ditë; në disa ditë të tjera një herë në ditë dhe në disa ditë të tjera nuk kam fare dyshim. A është sa në fjalë vesves e ta injorojë duke mos bërë fare sehvi sexhde (sexhde hutimi/gabimi), apo më del si detyrë që të bëjë sehvi sexhde edhe nëse ky dyshim në namaz më përsëritet mëse një herë?
Përgjigjja: TË DYSHUARIT E SHUMTË GJATË NAMAZIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në rend të parë duam të tërheqim vërejtjen për faktin se personi i prekur nga dyshimet e shumta (vesveset), nëse është i sigurt se ka lënë një rukn (shtyllë) apo vaxhib (detyrim), vepron njëjtë si i paprekuri nga dyshimet e shumta (vesveset), pra të këtillit i del për detyrë që ta korrigjojë mangësinë e bërë në format e shpjeguara në librat e fikhut (jurisprudencës islame).1Lexoni më tepër
Në lidhje me pyetjen e parashtruar, dijetarët muslimanë kanë theksuar se nëse personi sprovohet me dyshime gjatë adhurimit të tij, atëherë pikë së pari duhet parë nëse dyshimi i tij është i paktë apo i shumtë.3Lexoni më tepër
Më konkretisht, dyshim i shumtë konsiderohet vetëm rasti ku të dyshuarit ka arritur në fazën e vesvesit apo zakonit dhe juristët e medh’hebit maliki kanë vendosur një rregull shumë praktik lidhur me cakun e të dyshuarit të shumtë (vesvesit/dyshimit mbisundues), si vijon:
“Rregulli i dyshimit mbisundues (të shumtë) është që ai të vijë për çdo ditë, qoftë edhe një herë [në ditë], qoftë kur tipari (cilësia dalluese) ku ky dyshim vjen është po ai [si p.sh. rastet kur ky dyshim i vjen për çdo ditë vetëm tek nijeti, ose vetëm tek tekbiri fillestar, ose vetëm tek leximi i El-Fatihasë, ose vetëm tek rukuja, ose vetëm tek sexhdja, ose vetëm tek selami etj.], qoftë kur tipari (cilësia dalluese) ku ky dyshim vjen ndryshon, si rastet kur ky dyshim i vjen: një ditë tek nijeti, një ditë tek tekbiri fillestar, një ditë tek leximi i El-Fatihasë, një ditë tek rukuja, një ditë tek sexhdja, një ditë tek selami etj. Kurse dyshimi që një ditë vjen dhe një ditë nuk vjen, nuk konsiderohet dyshim mbisundues (i shumtë).”4
Shumica e juristëve muslimanë (përfshirë katër medh’hebet dhe më gjerë5) theksojnë se i prekuri prej dyshimit të shumtë nuk e merr atë fare parasysh. Po kështu të shumtë janë juristët muslimanë që theksojnë se i prekuri prej dyshimit të shumtë nuk ligjërohet të bëjë sehvi sexhde (sexhde hutie/gabimi), ku më konkretisht në lidhje me këtë dijetari i shquar Er-Ruhejbani thotë: “Sehvi sexhdja nuk ligjërohet nëse dyshimi është i shumtë, aq sa bëhet si vesves, [nëse bëhet vesves] hidhet tutje. Po kështu [veprohet] në të dyshuarit e shumtë në abdes, gusël, pastrimin e ndyrësirës dhe tejemum, [nëse bëhet vesves] hidhet tutje. Kjo veprohet sepse kësisoj hyhet në një si lloj papërgjeshmërie, duke shpënë në shtesë të namazit në prani të sigurisë për plotësinë e tij. Për këtë bëhet obligim hedhja tutje e tij [dyshimit të shumtë]…”6 Pra nga shfrenimi në vesves, rrjedh bërja me bindje (siguri) e shtesës në adhurim, që vjen me pasoja tepër të rënda për robin.7Lexoni më tepër
Po në këtë kontekst vlen të ceket edhe fakti sesi juristët muslimanë kanë theksuar se përveç dyshimit të shumtë, në kuadrin (caqet) e dyshimit të cilit nuk duhet t’i jepet aspak vëmendje hyn edhe dyshim që lind pas mbarimit të adhurimit.Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. TË DYSHUARIT E SHUMTË GJATË NAMAZIT
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ TË DYSHUARIT E SHUMTË GJATË NAMAZIT
TË DYSHUARIT E SHUMTË GJATË NAMAZIT
- Shih: islamweb. ↩
- Shih: islamweb. ↩
- Kjo trajtesë është referuar kryesisht në: islamweb, islamweb etj. ↩
- Shih: Esh-Shejkhu Ulejsh (i medh’hebit maliki), Fet’hu El-Alij El-Malik, v. 1, f. 127-128. ↩
- Shih: islamweb. ↩
- Er-Ruhejbani, Matalibu Uli En-Nuha v. 1. f. 507. ↩
- Shih: islamweb. ↩
- Mendub: Veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe është më parësore se moskryerja, por kjo e fundit (moskryerja) nuk ndëshkohet. ↩
- Shih: Esh-Shejkhu Ulejsh (i medh’hebit maliki), Fet’hu El-Alij El-Malik, v. 1, f. 127-128. ↩