JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

Author name: Altin Torba

DISPOZITA E VESHJES SË TAKIJES-ÇALLMËS

Numri i fetvasë: 127 DISPOZITA E VESHJES SË TAKIJES-ÇALLMËS

Kategoria: VESHJA E BURRIT

DISPOZITA E VESHJES SË TAKIJES-ÇALLMËS

 Pyetje: DISPOZITA E VESHJES SË TAKIJES-ÇALLMËS

Takija dhe shamija e kokës që mbajnë burrat në vendet arabe, a është çështje tradite apo është sunet i Profetit (Paqja qoftë mbi të!)?

 Përgjigjja: DISPOZITA E VESHJES SË TAKIJES-ÇALLMËS

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Parimi islam lidhur me veshjet është se “Veshjet janë prej çështjes së traditës që nuk i përket bazës së adhurimeve, por i përket kapitullit të mubahut1 (të lejuarës)”.

Allahu i Madhëruar e ka lënë të lirë çështjen e veshjes dhe nuk i ka urdhëruar njerëzit me një veshje të veçantë a me cilësi të përcaktuara, përveçse në çështje të ditura të kufizuara, kurse jashtë këtyre të fundit është urdhëruar vetëm mbulimi i bollshëm i pjesëve intime trupore përkatëse të secilës gjini dhe u është lënë hapur dera traditave të njerëzve, sipas vendit, kohës dhe kritereve të përgjithshme (kryesore) sheriatike (ligjore islame). Po kështu, në traditën profetike nuk ka as edhe një transmetim të vetëm, ku njerëzit të urdhërohen apo ndalohen në traditat e tyre të veshjeve, me një veshje të përcaktuar.

Lexoni më tepër

DISPOZITA E VESHJES SË TAKIJES-ÇALLMËS Read More »

DISPOZITA E QEPJES SË MINIFUNDEVE ETJ.

Numri i fetvasë: 126 DISPOZITA E QEPJES SË MINIFUNDEVE ETJ.

Kategoria: VESHJA E GRUAS

DISPOZITA E QEPJES SË MINIFUNDEVE ETJ.

 Pyetje: DISPOZITA E QEPJES SË MINIFUNDEVE ETJ.

A i lejohet muslimanes që të qepë rroba grash, si: funde deri te gjuri, bluza me mëngë të shkurtra, kanatjere etj.?

 Përgjigjja: DISPOZITA E QEPJES SË MINIFUNDEVE ETJ.

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Bazuar në dy parimet islame “Mjetet marrin dispozitën e qëllimeve” dhe “Çfarë shpie në haram1 (në veprim të palejueshëm a të ndaluar) konsiderohet haram”, dijetarët muslimanë janë të mendimit se fitimi që merret prej çdo objekti që shpie në haram, konsiderohet haram.

Lexoni më tepër

DISPOZITA E QEPJES SË MINIFUNDEVE ETJ. Read More »

VLERA DHE MIRËSIA E MUAJIT SHABAN

Numri i fetvasë: 125 VLERA DHE MIRËSIA E MUAJIT SHABAN

Kategoria: MIRËSITË E DITËVE-MUAJVE-KOHËVE

 VLERA DHE MIRËSIA E MUAJIT SHABAN

 Pyetje: VLERA DHE MIRËSIA E MUAJIT SHABAN

Cila është vlera dhe mirësia e muajit Shaban?

 Përgjigjja: VLERA DHE MIRËSIA E MUAJIT SHABAN

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Muaji Shaban është muaji i tetë i kalendarit hixhri (sipas emigrimit profetik) dhe gjendet mes muajit Rexheb dhe atij Ramazan.

Vlerat e muajit Shaban dalin qartë në pah bazuar në sa vijon:

Së pari: Në Shaban ngrihen tek Allahu i Madhëruar veprat e njerëzve

Në lidhje me këtë vlerë dhe mirësi të veçantë të këtij muaji, Usame Ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy), thotë: “Unë i thashë: ‘O i Dërguar i Allahut, nuk po të shoh të agjërosh muaj prej muajve çfarë agjëron prej Shabanit? Ai (Paqja qoftë mbi të!) tha: ‘Ai (Shabani) është një muaj kundrejt të cilit njerëzit janë të pavëmendshëm, mes Rexhebit dhe Ramazanit; është muaj në të cilin ngrihen veprat te Zoti i botëve dhe unë dua që vepra ime të ngrihet duke qenë agjërueshëm.’”

Lexoni më tepër

VLERA DHE MIRËSIA E MUAJIT SHABAN Read More »

ELIMINIMI I FLETËVE KURANORE TË DËMTUARA

Numri i fetvasë: 124 ELIMINIMI I FLETËVE KURANORE TË DËMTUARA

Kategoria: ETIKA E DHIKRIT DHE LUTJEVE

ELIMINIMI I FLETËVE KURANORE TË DËMTUARA

 Pyetje: ELIMINIMI I FLETËVE KURANORE TË DËMTUARA

Çfarë bëhet për t’i eliminuar (asgjësuar) objektet apo fletët e dëmtuara, të cilat kanë në përmbajtjen e tyre emrin e Allahut, ajet (citat) kuranor, hadith, apo diçka tjetër me përmbajtje fetare islame?

 Përgjigjja: ELIMINIMI I FLETËVE KURANORE TË DËMTUARA

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Çdo objekt apo fletë në të cilën është shkruar apo gjendet një ajet (citat) kuranor, hadith (thënie profetike), emër prej emrave të Allahut të Madhëruar apo emër i një prej profetëve ose engjëjve të Allahut, duhet të respektohet duke u vendosur në një vend që e imunizon (mbron) atë nga përulja, poshtërimi dhe fyerja.

Lexoni më tepër

ELIMINIMI I FLETËVE KURANORE TË DËMTUARA Read More »

CILA ËSHTË LUTJA E PROVIMEVE

Numri i fetvasë: 123 CILA ËSHTË LUTJA E PROVIMEVE

Kategoria: VLERA E DHIKRIT DHE LUTJEVE

CILA ËSHTË LUTJA E PROVIMEVE

 Pyetje: CILA ËSHTË LUTJA E PROVIMEVE

A mund të na tregoni duanë (lutjen) e provimeve, pasi kam dëgjuar se ka një të tillë.

 Përgjigjja: CILA ËSHTË LUTJA E PROVIMEVE

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Juristët muslimanë theksojnë se nuk ka ndonjë dua (lutje) të veçantë që të bëhet për provim, por ata thonë se përderisa studenti/nxënësi është në një rrethanë në të cilën ka nevojë për mbarësi dhe lehtësim, së këtejmi ai mundet të përdorë lutjet1 e përshtatshme për të këtillë rrethanë, si për shembull:

Lexoni më tepër

CILA ËSHTË LUTJA E PROVIMEVE Read More »

TEKSA HA SYFYRIN KUPTON SE KA AGUAR

Numri i fetvasë: 122 TEKSA HA SYFYRIN KUPTON SE KA AGUAR

Kategoria: ETIKA E AGJËRIMIT

TEKSA HA SYFYRIN KUPTON SE KA AGUAR

 Pyetje: TEKSA HA SYFYRIN KUPTON SE KA AGUAR

Një person ka vendosur të agjërojë dhe pasi ka pirë ujë ka hetuar agimin e ditës së re. Çfarë të bëjë me agjërimin e tij, ta vazhdojë apo jo atë?

 Përgjigjja: TEKSA HA SYFYRIN KUPTON SE KA AGUAR

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Sqarimi i pyetjes në fjalë vjen në përputhje me rastet përkatëse në vijim1:

Rasti i parë: Nëse personi e ka pasur të qartë (e ka ditur me siguri), se dita ka zbardhur dhe ai gjatë ose pas kësaj ka pirë ujë, ngrënë apo kryer ndonjë prej prishësve të tjerë të agjërimit; për këtë rast mendimi parësor (që përbën mendimin e shumicës thuajse konsensuale të juristëve muslimanë2) është se agjërim i këtij personi është prishur.

Lexoni më tepër

TEKSA HA SYFYRIN KUPTON SE KA AGUAR Read More »

BËRJA E IMSAKUT SIPAS KALENDARËVE

Numri i fetvasë: 121 BËRJA E IMSAKUT SIPAS KALENDARËVE

Kategoria: ETIKA E AGJËRIMIT

BËRJA E IMSAKUT SIPAS KALENDARËVE

 Pyetje: BËRJA E IMSAKUT SIPAS KALENDARËVE

Çfarë qëndrimi duhet të mbajmë lidhur me përdorimin e kalendarëve (imsakijeve) të ndryshme që qarkullojnë në Ramazan?

 Përgjigjja: BËRJA E IMSAKUT SIPAS KALENDARËVE

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Kriteri/Parimi është hyrja e kohës së agimit të vërtetë dhe jo hyrja e kohës së imsakijes.

Së dyti: Në varësi të të dhënave të kalendarëve, ajo që thuhet lidhur me bazimin në kalendar është si vijon1:

a. Si rregull i përgjithshëm, nëse muslimani nuk ka mundësi ta dallojë vetë hyrjen e kohës përmes shenjave sheriatike, ai duhet të bazohet tek kalendari korrekt (i saktë), korrektësia e të cilit duhet të plotësojë dy kushtet në vijim: (së pari) të dhënat kalendarike të mos jenë në kundërshtim me shenjat sheriatike (ligjore islame) dhe (së dyti) të jetë vërtetuar saktësia e këtyre të dhënave nga dijetarët muslimanë të besueshëm të vendit përkatës.

Lexoni më tepër

BËRJA E IMSAKUT SIPAS KALENDARËVE Read More »

A NDIQET IMSAKIJA APO HYRJA E AGIMIT

Numri i fetvasë: 120 A NDIQET IMSAKIJA APO HYRJA E AGIMIT

Kategoria: ETIKA E AGJËRIMIT

A NDIQET IMSAKIJA APO HYRJA E AGIMIT

 Pyetje: A NDIQET IMSAKIJA APO HYRJA E AGIMIT

A na lejohet të hamë dhe pimë deri në kohën e ezanit të sabahut (agimit të vërtetë), apo është e detyrueshme që të bëjmë imsak (ndalohemi nga prishësit e agjërimit) në kohën e imsakut, e cila në disa kalendarë të Ramazanit është e caktuar 15-20 minuta përpara ezanit të sabahut?

 Përgjigjja: A NDIQET IMSAKIJA APO HYRJA E AGIMIT

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Çështja e parë: Kriteri/Parimi i imsakut është hyrja e agimit të vërtetë

Lexoni më tepër

A NDIQET IMSAKIJA APO HYRJA E AGIMIT Read More »

DALLIMI I AGIMIT TË VËRTETË ME SY TË LIRË

Numri i fetvasë: 119 DALLIMI I AGIMIT TË VËRTETË ME SY TË LIRË

Kategoria: HYRJA E KOHËS SË NAMAZIT

DALLIMI I AGIMIT TË VËRTETË ME SY TË LIRË

 Pyetje: DALLIMI I AGIMIT TË VËRTETË ME SY TË LIRË

Cilat janë shenjat ligjore përmes të cilave personi mund ta dallojë vetë agimin e vërtetë me sy të lirë?

 Përgjigjja: DALLIMI I AGIMIT TË VËRTETË ME SY TË LIRË

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Një fakt që duhet theksuar është ai se shanset për ta hetuar saktë agimin e vërtetë (mbi kreshtat e maleve), ose atë të rremë (në qiell), janë të mundura vetëm në kushte natyrale, pra në mosprani të dritave (ndriçimeve elektrike) artificiale, të cilat influencojnë negativisht në hetimin e saktë të agimit.

Lexoni më tepër

DALLIMI I AGIMIT TË VËRTETË ME SY TË LIRË Read More »

SYFYRI ME DYSHIMIN SE NDOSHTA KA AGUAR

Numri i fetvasë: 118 SYFYRI ME DYSHIMIN SE NDOSHTA KA AGUAR

Kategoria: ETIKA E AGJËRIMIT

SYFYRI ME DYSHIMIN SE NDOSHTA KA AGUAR

 Pyetje: SYFYRI ME DYSHIMIN SE NDOSHTA KA AGUAR

Cila është dispozita për një person që ha syfyr duke mos qenë i sigurt a ka hyrë apo jo koha e agimit?

 Përgjigjja: SYFYRI ME DYSHIMIN SE NDOSHTA KA AGUAR

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me këtë çështje dy rastet kryesore dhe dispozitat e tyre përkatëse janë si vijon1:

Së pari: Nëse mbetet i dyshimtë fakti nëse ka hyrë apo jo koha e agimit (sabahut) kur personi ka qenë duke ngrënë syfyr (apo bërë ndonjë nga prishësit e agjërimit)

Lexoni më tepër

SYFYRI ME DYSHIMIN SE NDOSHTA KA AGUAR Read More »

↓
Scroll to Top