JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

NDALIMET-SHPËRBLESA E IHRAMIT-LLOJET-KUPTIMI

Numri i fetvasë: 447 NDALIMET-SHPËRBLESA E IHRAMIT-LLOJET-KUPTIMI

Kategoria: VEPRIMET E NDALUARA GJATË IȞRAMIT

271 shfletues/klikues NDALIMET-SHPËRBLESA E IHRAMIT-LLOJET-KUPTIMI


Pyetje: NDALIMET-SHPËRBLESA E IHRAMIT-LLOJET-KUPTIMI


A mund të na tregoni në mënyrë të përmbledhur në lidhje me domethënien e ndalimeve dhe shpërblesës së ihramit dhe llojeve të tyre?


 Përgjigjja: NDALIMET-SHPËRBLESA E IHRAMIT-LLOJET-KUPTIMI


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!   Lexoni më tepër

Në kuadrin e kryerjes së ritualeve madhështore islame të haxhit dhe të umres, juristët muslimanë kanë trajtuar ndalimet e ihramit, detyrimet e tij dhe shpërblesën për lënien e tyre, ku në lidhje me domethënien e ndalimeve dhe shpërblesës së ihramit dhe llojeve të tyre, janë shprehur si vijon2Lexoni më tepër

Përkufizimi i ndalimeve dhe shpërblesës së ihramit dhe llojeve të tyre
Shqyrtimi i parë: Përkufizimi i ndalimeve të ihramit dhe shpërblesës
Parashtresa e parë: Përkufizimi i ndalimeve të ihramit
Në aspektin gjuhësor: fjala arabe “MAȞĎȞUUR / ndalim”, në shumës “MAȞĎȞUURAAT / ndalime”, domethënë “vepër e ndaluar / kundërvajtje”, dhe është nga sinonimet e “ȞARAAM / haram (e ndaluar / e paligjshme / e palejueshme)”.
Në aspektin terminologjik: “MAȞĎȞUURAAT/ ndalime” janë veprat e ndaluara (kundërvajtjet) që personi në ihram duhet t’i shmangë për shkak të ihramit të tij dhe hyrjes së tij në ritual.
Parashtresa e dytë: Përkufizimi i shpërblesës (shpagimit / zhdëmtimit)
Në aspektin gjuhësore: fjala arabe “EL-FIDJEH / (shpërblesë / shpagim / shpengim / zhdëmtim)” përbën dhënien e diçkaje në vend të diçkaje tjetër, si mburojë apo mbulim për të, dhe këtu bën pjesë shpërblesa që jepet për robin (pengun dhe ngjashëm) dhe shpëtimi (lirimi) i tij duke dhënë sasi parash.
Në aspektin terminologjik: “shpërblesa” është detyrimi që kryhet kundrejt kryerjes së një veprimi të ndaluar (kundërvajtje) ose moskryerjes së një veprimi të detyrueshëm; është quajtur shpërblesë (shpagim) referuar në thënien e Allahut të Lartësuar: “… le ta zëvendësojë [ta shpagojë / dëmshpërblejë pamundësinë e qethjes] me agjërim, lëmoshë ose kurban…”4

arabishtالباب الخامس: محظوراتُ الإحرامِ، وما يَجِبُ فيها وفي تَرْكِ الواجِبِ مِنَ الفِدْيةِ
تمهيدٌ: في تعريفِ المحظوراتِ، والفِدْيةِ، وأنواعِهما.
المبحث الأوَّل: تعريفُ مَحظوراتِ الإحرامِ والفِدْيةِ
المَطْلَب الأوَّل: تعريفُ محظوراتِ الإحرامِ
المحظوراتُ لغةً: جمعُ محظورٍ، وهو الممنوعُ، وهو من مرادفاتِ الحرامِ
ومحظوراتُ الإحرامِ اصطلاحًا: هي الممنوعاتُ التي يجِبُ على الْمُحْرِمِ اجتنابُها؛ بسبب إحرامِه ودُخُولِه في النُّسُكِ
المَطْلَب الثَّاني: تعريفُ الفِدْيةِ
الفِدْيةُ لغةً: أصْلُ الفِدْيةِ لغةً أن يُجعَلَ شيءٌ مكانَ شَيءٍ حِمًى له، ومنه فِدْيَةُ الأسيرِ، واستنقاذُه بمالٍ
الفِدْيةُ اصطلاحًا: هي ما يجِبُ لفِعْلِ محظورٍ أو تَرْكِ واجبٍ، وسُمِّيَت فديةً؛ لقوله تعالى: فَفِدْيَةٌ مِنْ صِيَامٍ أَوْ صَدَقَةٍ أَوْ نُسُكٍ [البقرة: 196]

Shqyrtimi i  dytë: Sasia e ndalimeve të ihramit
Ndalimet e ihramit që përfshijnë burrat dhe gratë janë shtatë:
1. Prerja (Qethja / Rruajtja / Heqja) e qimeve (flokëve etj.)5.
2. Prerja (Heqja) e thonjve.
3. Parfumimi.
4. Gjuetia.
5. Kontrata / Lidhja e martesës.
6. Marrëdhëniet seksuale.
7. Prekja epshore (prekjet paraprirëse të marrëdhënieve seksuale apo përkëdheljet seksuale6).
Ndalime të veçanta për burrat:
1. Veshjet e qepura (qarkuese të gjymtyrëve) për meshkujt7.
2. Mbulimi i kokës.
Ndalime të veçanta për gratë:
1. Nikabi (mbulesa e fytyrës ku duken veç sytë8).
2. Mbajtja e dorezave9.

arabishtالمبحث الثَّاني: عددُ مَحظوراتِ الإحرامِ
محظوراتُ الإحرامِ التي تعُمُّ الرِّجالَ والنِّساءَ سَبْعةٌ:
1-حَلْقُ الشَّعْرِ.
2-تقليمُ الأظفارِ.
3-الطِّيبُ.
4-الصَّيدُ.
5-عقدُ النِّكاحِ.
6-الجِماعُ.
7-المُباشَرَةُ.
المحظوراتُ التي تختَصُّ بالرِّجالِ اثنتان:
1-لُبْسُ المَخِيطِ.
2-تَغْطيةُ الرَّأْسِ.
المحظوراتُ التي تختصُّ بالنِّساءِ اثنتان:
1-النِّقابُ.
2-لُبْسُ القُفَّازين.

Shqyrtimi i tretë: Llojet e ndalimeve të ihramit, duke marrë parasysh shpërblesën
Ndalimet e ihramit, duke pasur parasysh shpërblesën (shpagimin), ndahen në katër lloje:
Lloji i parë:
Çfarë kërkon shpërblesë zhdëmtuese (ku zhdëmtimi është: therori / prerja e kurbanit, dhënia ushqim ose agjërimi)
Lloji i dytë:
Çfarë kërkon shpërblesë të barasvlershme: ku bëhet fjalë për gjuetinë
Lloji i tretë:
Çfarë nuk kërkon shpërblesë: ku bëhet fjalë për kontratën / lidhjen e martesës
Lloji i katërt:
Çfarë kërkon shpërblesë të rreptë (fidjetun mugaladha)10: ku bëhet fjalë për marrëdhëniet seksuale

arabishtالمبحث الثَّالِث: أقسامُ محظوراتِ الإحرامِ باعتبارِ الفِدْيةِ
تنقَسِمُ محظوراتُ الإحرامِ باعتبارِ الفِدْيةِ إلى أربعَةِ أقسامٍ:
القِسْم الأوَّل: ما فِدْيَتُه فِدْيةُ أذًى (فِدْيةُ الأذى: هي الدَّمُ، أو الإطعامُ، أو الصِّيامُ)
القِسْم الثَّاني: ما فِدْيَتُه الجزاءُ بِمِثْلِه: وهو الصَّيْدُ
القِسْم الثَّالِث: ما لا فِدْيَةَ فيه: وهو عَقْدُ النِّكاحِ
القِسْم الرَّابِع: ما فِدْيَتُه مغلَّظةٌ: وهو الجِماعُ.

Allahu e di më mirë. NDALIMET-SHPËRBLESA E IHRAMIT-LLOJET-KUPTIMI

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ NDALIMET-SHPËRBLESA E IHRAMIT-LLOJET-KUPTIMI

NDALIMET-SHPËRBLESA E IHRAMIT-LLOJET-KUPTIMI

Poshtëshënim:

  1. Shih: dorar dhe dorar.
  2. Shih: dorar dhe dorar.
  3. Shih: dorar dhe dorar.
  4. Kurani, El-Bekare: 196.
  5. Si në rastin e flokëve (qimeve etj.) ashtu edhe në atë të (mëposhtëm) të thonjve, me prerjen e tyre nënkuptohet çdo formë e heqjes së tyre (me dashje), duke i prerë, shkulur etj.; shih: dorar, dorar dhe islamweb.
  6. Me prekjen në fjalë nënkuptohet çdo prekje e lëkurës së një burri me lëkurën e gruas, që u paraprinë marrëdhënieve seksuale, si: puthja, fërkimi a puthitja e gjymtyrëve, prekja me epsh etj.; shih: dorar.
  7. Nënkuptohen veshjet / rrobat që rrinë qepur (prerë / fiksuar / qarkuar) pas trupit (gjymtyrëve)
  8. Nikabi: Mbulesë me të cilën gruaja e mbulon fytyrën dhe hap në të vend për sytë sa për të shikuar; shih: islamweb.
  9. Mbajtja e dorezave është e ndaluar edhe për burrat dhe përfshihet në veshjen e rrobave të qepura (fiksuara / qarkuara) pas trupit (gjymtyrëve) që përbën një nga ndalimet që vlejnë (veçanërisht) për burrat në ihram.
  10. Shpërblesa e rreptë ka të bëjë me marrëdhëniet seksuale gjatë gjendjes së ihramit, ashtu që nëse një muhrim (person në gjendjen e ihramit) kryen marrëdhënie seksuale me gruan e tij para lirimit të parë nga ihrami, ai ka bërë mëkat dhe ka prishur edhe haxhin e tij edhe të bashkëshortes (nëse ajo i është bindur / me dashjen e saj) dhe që të dy janë të obliguar pas kësaj që ta vazhdojnë haxhin e tyre dhe veprimet rituale që u kanë mbetur dhe pastaj duhet ta kompensojnë haxhin në vitin e ardhshëm; si dhe secili prej tyre duhet të paguajë një shpërblesë (shpagim të rreptë), që është një deve e cila theret dhe shpërndahet mishi i saj për të varfrit e Haremit (territorit të paprekshëm) Mekas; ndërsa në rastin kur marrëdhëniet seksuale ndodhin pas lirimit të parë nga ihrami, kjo nuk e prish haxhin por kërkohet të bëhet kurban prej dhenve dhe të shpërndahet tek të varfrit e Haremit Mekas; islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top