KURBANI I KUJT NUK FAL NAMAZIN
Numri i fetvasë: 216 KURBANI I KUJT NUK FAL NAMAZIN
Kategoria: DISPOZITA PËR KURBANËT
KURBANI I KUJT NUK FAL NAMAZIN
Pyetje: KURBANI I KUJT NUK FAL NAMAZIN
A i vlen bërja e kurbanit personit që nuk fal namazin?
Përgjigjja: KURBANI I KUJT NUK FAL NAMAZIN
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Personi që nuk i fal pesë namazet e detyrueshme ditore, nëse e bën këtë nga dembelizmi dhe shkujdesja, por nuk e mohon faktin se falja e pesë namazeve ditore është urdhër (obligim) hyjnor dhe se mosfalja e tyre përbën një mëkat shumë të madh e të rrezikshëm, për më tepër nëse ky person ka vendosur në zemrën e tij se një ditë prej ditëve do të falet, i këtilli nuk konsiderohet jobesimtar dhe as se ka rënë në felëshim (pra nuk shpallet renegat / tradhtar i fesë islame); sa në fjalë përbën mendimin e shumicës së juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin hanefi, maliki dhe shafi’i) dhe referuar në këtë konsideratë, rituali i bërjes së kurbanit nga personi në fjalë është i saktë (i vlefshëm) dhe i shpërblyeshëm.
KURBANI I KUJT NUK FAL NAMAZIN Read More »