Numri i fetvasë: 201 DISPOZITA LIDHUR ME DY BAJRAMET
Kategoria: DISPOZITA-KUSHTET E FALJES SË BAJRAMIT
4 948 shfletues/klikues DISPOZITA LIDHUR ME DY BAJRAMET
Pyetje: DISPOZITA LIDHUR ME DY BAJRAMET
Cila është dispozita e faljes së Namazit të Bajramit. Po ajo e agjërimit në ditët e tij? A lejohet të punohet në ditët e Bajramit?
Përgjigjja: DISPOZITA LIDHUR ME DY BAJRAMET
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Dispozita e faljes së Namazit të Dy Bajrameve
a. Lidhur me dispozitën e faljes së Namazit të Dy Bajrameve për burrat, mendimet më kryesore të dijetarëve janë tre:
Mendimi i parë: Falja e Namazit të Bajrameve (Fitër dhe Kurban Bajramit) është vaxhib ajn1 (detyrim individual për çdo musliman) dhe ky është mendimi i medh’hebit hanefi, një mendim i imam Ahmedit, si dhe mendimi që kanë zgjedhur Ibn Tejmije, Esh-Sheukani, Ibn Uthejminit, Ibn Bazi etj.;Lexoni më tepër
b. Lidhur me dispozitën e faljes së Namazit të Dy Bajrameve për gratë:
Mendimi që ka më shumë epërsi është se e tillë gjë është mustehab4 (e pëlqyeshme), por me kushtin e angazhimit me etikën e veshjes / sjelljes islame dhe mosbërjes burim provokimi.
Së dyti: Agjërimi në ditën e Bajramit
Në ditët e festës është e pëlqyeshme që të spikasë gëzimi, lumturia, kënaqësia, ngrënia, pirja dhe përmendja e Allahut të Lartmadhëruar. Bazuar në këtë, juristët muslimanë janë të mendimit se:
a. Agjërimi i dy ditëve të Bajramit është haram5 (i ndaluar), bazuar në transmetimin profetik në vijim:
“Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka ndaluar të agjërohen dita e Fitrit (Fitër Bajramit) dhe Kurbanit (Kurban Bajramit).”6
b. Për agjërimin e Ejemu Et-Teshrik (tre ditët pas ditës së Kurban Bajramit) mendimet e juristëve muslimanë janë si vijon:
Mendimi i parë: Agjërimi i Ejemu Et-Teshrik, i lejohet vetëm haxhiut që i agjëron ato në pamundësi të bërjes së hedjit (therorit / kurbanit që i duhet të bëjë në Mekë), bazuar në transmetimin e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Profeti (Paqja qoftë mbi të!) nuk ua ka lejuar atyre (grave) që të agjërojnë në Ejemu Et-Teshrik, përveç kujt nuk kishte me se të bënte hedjin.”7Lexoni më tepër
Së treti: Lejohet apo jo të punohet në ditët festive që u cekën
Faktikisht nuk dihet ndonjë fjalë e dijetarëve ku të përmendet se një gjë e tillë është e ndaluar ose e papëlqyeshme. Përveçse nëse me këtë synohet puna gjatë kohës së faljes së Namazit të Bajramit, rast i cili ka të bëjë me dispozitën e dhënë për faljen e Namazit të Bajramit, dhe në lidhje me këtë më konkretisht thuhet:
a. Sipas mendimeve që e obligojnë faljen e Namazit të Bajramit, puna gjatë kohës së kryerjes së Namazit të Bajramit, për personin që e ka obligim faljen e tij, konsiderohet haram (mëkat i ndëshkueshëm);Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. DISPOZITA LIDHUR ME DY BAJRAMET
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ DISPOZITA LIDHUR ME DY BAJRAMET
DISPOZITA LIDHUR ME DY BAJRAMET
- Vaxhib Ajn: Detyrim individual për çdo musliman. ↩
- Farz kifaje: Obligim kolektiv, të cilin nëse e bëjnë një pjesë e muslimanëve të cilëve u obligohet, të tjerët lirohen nga ky detyrim, ndërsa nëse nuk e bën askush prej këtyre, të gjithë ata bien në mëkat. ↩
- Sunet i fortë: Vepër që e ka bërë gjithmonë Profeti (Paqja qoftë mbi të!), por që argumentet tregojnë se nuk është vaxhib (detyrim), ku më konkretisht dispozita është, se vepruesi i tij shpërblehet dhe mosvepruesi i tij nuk ndëshkohet. ↩
- Mustehab: Vepër e pëlqyeshme, kryerja e saj shpërblehet dhe lënia e saj nuk ndëshkohet. ↩
- Haram: Veprim i ndaluar, lënia e tij shpërblehet dhe kryerja e tij ndëshkohet. ↩
- El-Bukhari 1992 dhe Muslimi 827. ↩
- El-Bukhari 1997. ↩
- Ahmedi 10286, Albani ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë. ↩
- Muslimi 1141. ↩
- Ebu Daudi 2418; Albani ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë. ↩