“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)
A më lejohet t‘i gënjej prindërit në lidhje me produktet hallall, sepse ata shikojnë pjesën ekonomike, kurse unë interesohem të jem sa më në rregull me Krijuesin. A bëj mëkat në lidhje me këtë (nëse përdor gënjeshtrën për sa në fjalë), ngase nuk mund ta gjej dot gjuhën e përbashkët me prindërit e mi?
Përgjigjja: GËNJESHTRA PËR TË KËNAQUR PRINDIN ETJ.
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
A lejohet që personi të flasë me dykuptimësi/nënkuptim apo të bëjë lojë fjalësh për të dalë nga një situatë e sikletshme, pra të nënkuptojë tjetërçka dhe të lerë të kuptohet diçka tjetër?
Përgjigjja: TË FOLURIT ME NËNKUPTIM-LOJA ME FJALË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me çështjen e parashtruar thuhet sa vijon:
Të folurit me dykuptimësi/nënkuptim, në aspektin juridik ka kuptimin që personi të nënkuptojë tjetërçka dhe të lerë të kuptohet një gjë tjetër. Për një person të tillë thuhet ndryshe se “ai bën lojë fjalësh”, pra ai aktron duke thënë diçka që mbart një kuptim të atillë që në dukje (për dëgjuesin) duket një kuptim tjetër nga kuptimi i vërtetë që fsheh folësi. Kjo formë është e lejuar në vetvete për rastin kur personi nuk mund të thotë kurrsesi të vërtetën dhe kur përbën për këtë person një alternativë për të mos rënë në gënjeshtër.
Në ditët tona po shohim një përhapje të madhe të dukurisë së hidhërimit dhe zemërimit mes muslimanëve, aq sa shumë prej tyre nuk flasin dhe mbajnë mëri me njëri-tjetrin prej një kohe të konsiderueshme. Cilat janë njohurit kryesore që duhet të dijë muslimani rreth kësaj çështje?
Përgjigjja: HIDHËRIMI ME MUSLIMANIN-NJOHURI BAZË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me parashtrimin e mësipërm thuhet sa vijon1:
Më ndodhi një ditë që më kapi një gjumë i thellë nga mëngjesi dhe nuk u përmenda vetëm se kur më zgjuan shokët në perëndimin e diellit. Çfarë duhet pasur parasysh për raste të tilla?
Përgjigjja: GJUMI I SHUMTË-DISPOZITA-KËSHILLA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me mbetjen në gjumë të thellë thuhet sa vijon1:
Së pari: Gjumi i tepërt konsiderohet i papëlqyeshëm (mekruh2)
Juristët muslimanë e konsiderojnë të papëlqyeshëm (mekruh) gjumin e tepërt, pasi prej tij njeriu humbet kryerjen e sa e sa veprave të mira (adhurimeve) që mund të bëhen gjatë ditës dhe sigurisht që kjo papëlqyeshmëri vlen nëse ky gjumë i tepërt nuk shpie në çuarjen dëm të ndonjë detyrimi fetar (si namazi p.sh.) apo në rënie në ndonjë haram (vepër të paligjshme).
A janë të ngarkuar jomuslimanët (jobesimtarët) me degëzimet normative islame, si: namazi, agjërimi etj.?
Përgjigjja: NGARKIMI I JOMUSLIMANIT ME NORMAT ISLAME
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me faktin a janë jobesimtarët të ngarkuar me degëzimet normative islame, juristët muslimanë ndajnë dy mendimet kryesore në vijim1:
Mendimi i parë: Jobesimtarët janë të ngarkuar me bazat dhe degëzimet islame
Shumica e juristëve muslimanë janë të mendimit se Allahu i Madhëruar u ka komunikuar (ligjëruar / kumtuar / ngarkuar) jomuslimanëve (jobesimtarëve) jo vetëm çështjet bazë të fesë islame (parimet themelore islame), si: besimin në Allahun, engjëjt e Tij dhe gjithë sa ka lidhje me kredon (akiden / besimin) islam, por (u ka komunikuar jobesimtarëve) edhe degëzimet e fesë islame, si: namazin, zeqatin, agjërimin dhe ngjashëm.
Shpesh na ndodh të dëgjojmë nga persona të së njëjtës familje (sidomos mes bashkëshortëve, vëllezërve dhe motrave) që të fliten pas shpinës së prindërve apo dikujt tjetër prej anëtarëve të së njëjtës familje, fjalë për ta që nëse këta të fundit do t’i dinin, me siguri që do mërziteshin shumë me këta familjarë të tyre që i thonë ato. Në këto raste na ndodh që të reagojmë herë duke i kundërshtuar thënësit e këtyre fjalëve ndër sy dhe herë duke folur prapa krahëve të tyre me njerëz të tjerë lidhur me këto sjellje problematike. A konsiderohet ky veprim përgojim dhe në cilat raste lejohet përgojimi apo kallëzimi i të metave e mangësive të tjetrit prapa krahëve të tij?
Cila është dispozita për mëkatin e rëndë të përgojimit dhe cilat janë shkaqet kryesore të rënies në të?
Përgjigjja: PËRGOJIMI-DISPOZITA DHE SHKAQET
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Përgojimi është nga mëkatet më të mëdha në të cilat mund të bjerë muslimani/a. Juristët muslimanë kanë theksuar se muslimanit/es i del për detyrë që jo vetëm të mos bëj ai/ajo vetë përgojim, por edhe të mos i dëgjojë përgojimet që bëjnë të tjerët, pasi dëgjimi i tyre e ngarkon personin me barrë mëkati sikurse barra e veprimit të këtij thënësi të përgojimit.
Cili është përkufizimi për mëkatin e rëndë të përgojimit dhe cilat janë format e kryerjes së tij?
Përgjigjja: PËRGOJIMI-PËRKUFIZIMI DHE FORMAT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Përkufizimi dhe kuptimi i mëkatit të përgojimit1
Kuptimi gjuhësor i gibetit (EL-GIJBEH / përgojim) është “përmendja e të metës së tjetrit ose përmendja e tij për keq, në mosprani të tij (prapa krahëve / pas shpine); pra rënia / shkelja në nderin e tij”.
A është haram (e ndaluar) për muslimanin blerja e kekut tradicional të krishtlindjeve të quajtur “panetonia” dhe nëse të krishterët na bëjnë dhuratë një të tillë ëmbëlsirë a na lejohet ta pranojmë atë (pasi të krishterët në festat e tyre u bëjnë dhurata atyre që i njohin, përfshirë dhe neve muslimanëve). Me thënë të drejtën mua më pëlqen shumë kjo ëmbelsirë, por më kanë thënë se nuk lejohet, pasi kësisoj biem në përngjasim me të krishterët. Sa për informacion këto ëmbëlsira, edhe pse quhen ëmbëlsirat e krishtlindjeve kanë dalë në treg që tani dhe unë nuk di si të bëj?
Kam dëgjuar se pas namazit të sabahut nuk duhet të shtrihemi të flejmë, që të mos na gjejë të shkujdesur ndarja e rizkut (furnizimit) që bëhet në këtë kohë. Po nëse vetëm jemi të shtrirë dhe nuk po flejmë? A mund të na tregoni se cili është mendimi i juristëve muslimanë lidhur me këtë çështje dhe po kështu lidhur me gjumin pas ikindisë edhe pas akshamit?
Përgjigjja: GJUMI PAS SABAHUT-IKINDISË-AKSHAMIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!