JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

PËRGOJIMI-DISPOZITA DHE SHKAQET

Numri i fetvasë: 331 PËRGOJIMI-DISPOZITA DHE SHKAQET

Kategoria: ÇFARË NDALOHET NË TË FOLUR

2 715 shfletues/klikues PËRGOJIMI-DISPOZITA DHE SHKAQET


 Pyetje: PËRGOJIMI-DISPOZITA DHE SHKAQET


Cila është dispozita për mëkatin e rëndë të përgojimit dhe cilat janë shkaqet kryesore të rënies në të?


 Përgjigjja: PËRGOJIMI-DISPOZITA DHE SHKAQET


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Përgojimi është nga mëkatet më të mëdha në të cilat mund të bjerë muslimani/a. Juristët muslimanë kanë theksuar se muslimanit/es i del për detyrë që jo vetëm të mos bëj ai/ajo vetë përgojim, por edhe të mos i dëgjojë përgojimet që bëjnë të tjerët, pasi dëgjimi i tyre e ngarkon personin me barrë mëkati sikurse barra e veprimit të këtij thënësi të përgojimit.Lexoni më tepër

Sa i përket dispozitës së përgojimit dhe shkaqeve kyçe të tij thuhet sa vijon1:

Së pari: Dispozita e mëkatit të përgojimit

Përgojimi (EL-GIJBE) konsiderohet haram2 (i ndaluar / i ndëshkueshëm) nga Kurani, Suneti (Tradita Profetike) dhe Ixhmaja3 (konsensusi i juristëve muslimanë) dhe masa dërrmuese e dijetarëve muslimanë (madje është thënë edhe se thuajse të gjithë ata) e kanë konsideruar atë prej mëkateve të mëdha.

a. Ndalimi i përgojimit nga Kurani

Allahu i Madhëruar e ka diskredituar dhe fajësuar përhapësin e thashethemeve duke thënë: “Mjerë për çdo përqeshës [sharës / cenues të njerëzve me veprime e shenja, si: shkelja e syrit me tallje etj.] – shpifës [sharës / cenues i njerëzve me gojë, duke përgojuar etj.]”4 dhe “Por ti mos iu bind çdo betari të përçmuar, shpifaraku (përfolësi), që përhap thashetheme.”5Lexoni më tepër

b. Ndalimi i përgojimit nga Suneti (Tradita Profetike)Lexoni më tepër

“Kush më garanton [kryen me rigorozitet detyrimin sa i përket] çfarë gjendet mes dy mjekrave (gojën) [kush nuk mëkaton me të, pra në çështjen e ngrënies, pirjes, të folurit (largohet nga përgojimi, përfolja, shpifja, sharja etj.) dhe gjithsa veprohet me gojë] dhe (mes) dy këmbëve (organin gjenital) [kush nuk mëkaton me të, pra i shmanget kurvërisë dhe akteve të turpshme], ia garantoj Xhenetin [kush ruhet nga belatë e gjuhës dhe organit seksual, është ruajtur nga sherri më i madh.”7Lexoni më tepër

c. Ndalimi konsensual i përgojimit nga juristët muslimanëLexoni më tepër

Së dyti: Ndëshikimi i përgojimit në këtë botë, në varr dhe në botën tjetër

a. Përgojuesi demaskohet në këtë botë13

Në transmetimin profetik referent vjen se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “O ju grupi i kujt ka besuar me gjuhën e tij dhe nuk ka vërshuar (hyrë) imani (besimi) në zemrën e tij; mos i lëndoni muslimanët, mos i shani ata dhe mos iu vini pas të metave të tyre, pasi atij që ndjek të metat e vëllait të tij musliman, Allahu të tillit do t’ia zbulojë të metat e tij dhe kujt ia zbulon Allahu të metat e tij ka për ta demaskuar (turpëruar) qoftë edhe [i fshehur] në brendinë e banesës së tij [do ta paguaj atë që ka bërë, duke iu nënshtruar dikujt tjetër, që po kështu do ta shohë atë dhe do ta demaskojë].”14Lexoni më tepër

Së treti: Shkaqet kryesore që nxisin përgojimin:

Dijetarët muslimanë përmendin se shkaqet kryesore që nxisin përgojimin janë: (a) besimi dhe devocioni i dobët; (b) mosprishja e qejfit të shokëve dhe bashkëbiseduesve përgojues, adoptimi me ta dhe lajkatimi i tyre; (c) smira (hasedi), mllefi dhe nënçmimi që ushqehet për personin që përgojohet; (d) ulja e të përgojuarit dhe ngritja / vlerësimi i vetes (mburrja); (e) dashuria për pozitë të kësobotshme; (f) zhytja në shaka dhe argëtim të shfrenuar etj.

Po kështu dijetarët muslimanë përmendin se jo rrallë bihet në përgojim në emër të (gjasme) dhimbshurisë e mëshirës për të përgojuarin apo me pretekstin e zemërimit me të përgojuarin për hatër të Allahut etj.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. PËRGOJIMI-DISPOZITA DHE SHKAQET

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ PËRGOJIMI-DISPOZITA DHE SHKAQET

PËRGOJIMI-DISPOZITA DHE SHKAQET

  1. Shih: saaid, dorar, dorar dhe alukah. ↩
  2. Haram: Veprim i ndëshkueshëm i paligjshëm, që bie në kundërshtim me normat juridike islame, kryerja e të cilit ndëshkohet fetarisht dhe lënia e tij shpërblehet. ↩
  3. Ixhma: Mendimi konsensual (i njëzëshëm) që kanë dhënë juristët përsiatës muslimanë, pasi ka ndërruar jetë Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!), në një epokë, për një prej çështjeve juridike islame. ↩
  4. El-Humeze: 1. ↩
  5. El-Kalem: 10-11. ↩
  6. El-Huxhurat: 12. ↩
  7. El-Bukhari 6474; dorar. ↩
  8. Muslimi  2589. ↩
  9. Muslimi 105; shih: islamqa. ↩
  10. Ahmedi 27508, Ebu Daudi 4919, Et-Tirmidhi 2509, Ibn Hibani 5092 etj.; Shuajb Arnauti dhe Albani thonë se hadithi është sahih/i vërtetë; dorar dhe dorar. ↩
  11. Ebu Daudi 4875, Et-Tirmidhi 2502, Ahmedi 25601; Albani – në Sahihu Suneni Ebi Daud 4875 – ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë. ↩
  12. Ibn Haxher El-Hajtemi, Ez-Zeuaxhir An Iktirafi El-Kebair, v. 2, f. 273;  islamport. ↩
  13. Shih: dorar. ↩
  14. Et-Tirmidhi 2032 dhe Ibn Hibani 5763; hadithi është hasen / i besueshëm. ↩
  15. Ebu Daud 4880 dhe Ahmedi 19776; Albani ka thënë se hadithi është hasen sahih / i besueshëm i vërtetë. ↩
  16. El-Bukhari 216 dhe Muslimi 292. ↩
  17. Ahmedi 13340, Ebu Daudi 4878, 4879; Albani dhe Shuajb Aranauti thonë se hadithi është sahih / i vërtetë. ↩
  18. Daifu Et-Tergib 1685, Albani ka thënë se ky transemtim është i dobët / jo i besueshëm. ↩
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top