Numri i fetvasë: 332 RASTET KUR LEJOHET PËRGOJIMI
Kategoria: ÇFARË NDALOHET NË TË FOLUR
2 128 shfletues/klikues RASTET KUR LEJOHET PËRGOJIMI
Pyetje: RASTET KUR LEJOHET PËRGOJIMI
Shpesh na ndodh të dëgjojmë nga persona të së njëjtës familje (sidomos mes bashkëshortëve, vëllezërve dhe motrave) që të fliten pas shpinës së prindërve apo dikujt tjetër prej anëtarëve të së njëjtës familje, fjalë për ta që nëse këta të fundit do t’i dinin, me siguri që do mërziteshin shumë me këta familjarë të tyre që i thonë ato. Në këto raste na ndodh që të reagojmë herë duke i kundërshtuar thënësit e këtyre fjalëve ndër sy dhe herë duke folur prapa krahëve të tyre me njerëz të tjerë lidhur me këto sjellje problematike. A konsiderohet ky veprim përgojim dhe në cilat raste lejohet përgojimi apo kallëzimi i të metave e mangësive të tjetrit prapa krahëve të tij?
Përgjigjja: RASTET KUR LEJOHET PËRGOJIMI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Padyshim që përgojimi / përfolja janë prej mëkateve të mëdha më të poshtra që mund të bëj muslimani në dëm të muslimanit dhe më gjerë.Lexoni më tepër
Por prej gjërave që lipset të dihen në këtë kontekst, është edhe fakti se sheriati (ligji islam) e ka lejuar përgojimin (kallëzimin e të metave apo mangësive të tjetrit në mosprani të tij) në rastet kur “synohet bërja dobi dhe eliminimi i dëmit, brenda kornizave sheriatike (ligjore islame)”, pra për shkaqe të caktuara që i përkasin kapitullit të “veprimit të së keqes më të vogël, për të larguar atë më të madhe”, por duke u kufizuar vetëm në sa është e nevojshme dhe pa e tepruar; dhe më konkretisht këto raste janë si vijon1:
I pari: Paraqitja e padisë (nga i dëmtuari) në qeveri, gjykatë ose tek kompetenti
Kujt i cenohet e drejta lejohet ta padisë cenuesin e tij në organet / personat kompetentë që mund t’ia kthejnë të drejtën cenuar.Lexoni më tepër
I dyti: Marrja e fetvasë (opinonit ligjor islam) për një çështje të caktuar
Personit që nuk gjen rrugëzgjdhje për problemin e tij dhe që i duhet një udhëzim ligjor islam lidhur me këtë, i lejohet të përmend edhe vëllain (familjarin) e tij (dhe ngjashëm) me diçka që përbën në vetvete përgojim, p.sh. t’i thotë muftiut se vëllai (babai, ose filani) i ka bërë diçka që i duket e padrejtë dhe a ka apo jo në të vërtetë të drejtë ky person në lidhje me atë që i ka bërë.Lexoni më tepër
I treti: Kur nuk mund të ndalohet e keqja përveçse me ndihmën e tjetrit
Këtu nënkuptohet mbështetja tek kush ka kapacitetet e duhura për ndalimin e të keqes (mëkatit) dhe kthimin e mëkatarit në rrugën e mbarë, pra t’i thuhet të këtillit p.sh. se filani vepron këtë e atë shkelje, ndaj tërhiqi vërejtje (ku qëllimi i vetëm i thënësit duhet të jetë që të arrihet tek përmirësimi i mëkatarit / ndalimi i mëkatit). Ky rregull mbështetet në argumentet e rregullit të shquar juridik islam të “urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja”, që gjen zbatim në rastin kur kemi të bëjmë me mëkate të sigurta.
I katërti: Tërheqja e vërejtjes nga një e keqe dhe këshillimi i muslimanëve
Paralajmërimi dhe këshillimi i muslimanëve lidhur me një të keqe të caktuar, si: përmendja obligative e të metave të transmetuesve, autorëve apo thirrësve problematikë, sidomos atyre të lëmit të propagandës fetare dhe etikës njerëzore, me qëllim që të ketë një mbarëvajtje të normave fetare islame në jetën e njerëzimit; këshillimi i një personi të mbarë që të mos shoqërohet me një vjedhës apo imoral; këshillimi për arsye fejese / martese, ortakërie, tregtie a ngjashëm, lidhur me problematikat serioze të ditura për njërën palë ose tjetrën (në këto raste lejohet të vihen në dijeni personat e duhur në lidhje me këto problematika, në formë këshillimi në të mirë dhe jo me qëllim dëmtues).Lexoni më tepër
I pesti: Kur personi e vepron haptazi shthurjen (mëkatin e madh) dhe bidatin7
Nëse dikush vepron haptazi sjellje të liga të pahijshme dhe bidate (veprim të sojit fetar s’ka bazë në Islam), si për shembull vepron: ligësi dhe sjellje të pahijshme, pi alkool, konfiskon padrejtësisht pasurinë e njerëzve etj.; në këtë rast lejohet që vepruesi i sa në fjalë të përmendet në mospraninë e tij për të këtillë gjë që ka bërë haptazi, porse nuk lejohet që të përmendet me tjetër gjë veç kësaj nëse nuk ka shkaqe arsyetese për këtë.Lexoni më tepër
I gjashti: Përmendja e emrave dhe nofkave që shprehin një mangësi apo të metë
Lejohet identifikimi, prezantimi a përmendja prapa krahëve, e dikujt që është bërë i njohur me një nofkë a pseudonim të caktur si “qorri / i verbëri”, “çali” etj., por e tillë gjë lejohet me kushtin që të mos bëhet si cenim apo çnderim për këtë person; teksa nëse është e mundur që ai të prezantohet a përmendet ndryshe, kjo është më parësore që të veprohet.
Allahu e di më mirë. RASTET KUR LEJOHET PËRGOJIMI
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ RASTET KUR LEJOHET PËRGOJIMI
RASTET KUR LEJOHET PËRGOJIMI
- Shih: En-Neueui, Sherhu En-Neueui Ale Sahihi Muslim, v. 16. f. 142-143 (këto raste të lejimit të përgojimit janë përmendur nga imam En-Neueui dhe nga një sërë dijetarësh të tjerë muslimanë); islamqa, saaid, islamweb dhe islamweb ↩
- En-Nisa: 148; shih: quran.ksu.edu.sa. ↩
- Ebu Daudi 3628, En-Nesai 4689, Ibn Maxhe 2427, Ahmedi 17946 etj.; Albani – në Sahihu El-Xhami’a nr. 5487 – ka thënë se hadithi është hasen / i besueshëm; shih: dorar. ↩
- El-Bukhari 3825 dhe Muslimi 1714; shih islamweb dhe dorar. ↩
- Ebu Daudi 2284; Albani ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë. ↩
- Ibn Maxhe 1527; Albani ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë; dorar. ↩
- Bidat: Ushtrimi i risive (shtesave apo heqjeve) të palejuara në fenë islame, të cilat nuk kanë qenë në kohën e Profetit (Paqja qoftë mbi të!) dhe sahabëve (shokëve të Profetit). ↩
- El-Bukhari 6131 dhe Muslimi 2591; dorar dhe islamqa. ↩