Numri i fetvasë: 333 TRADITA PROFETIKE-KUPTIMI-ORIGJINALITETI
Kategoria: NDRIÇIME NGA TRADITA PROFETIKE
1 897 shfletues/klikues TRADITA PROFETIKE-KUPTIMI-ORIGJINALITETI
Pyetje: TRADITA PROFETIKE-KUPTIMI-ORIGJINALITETI
Cili është kuptimi i Sunetit (Traditës Profetike) dhe cila është rëndësia studimore në lidhje me të? Si realizohet vërtetimi i autenticitetit / origjinalitetit dhe anës kuptimore të Sunetit dhe cili është dallimi kyç mes Kuranit dhe Sunetit në lidhje me këto aspekte?
Përgjigjja: TRADITA PROFETIKE-KUPTIMI-ORIGJINALITETI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Juristët muslimanë theksojnë se Kurani dhe Suneti (Tradita Profetike) gëzojnë të njëjtën pozitë sa i përket qenies së tyre burime kryesore kategorike të sheriatit (ligjit islam); pra Shpallja Hyjnore Islame që iu zbrit të Dërguarit të Allahut / Muhamedit (Paqja qoftë mbi të!) përbëhet prej dy pjesësh: Kuranit fisnik dhe Sunetit / Traditës Profetike të Dëlirë.Lexoni më tepër
Kurse më tej, lidhur me pyetjet e parashtruara, thuhet sa vijon1:
Së pari: Kuptimi dhe përkufizimi i Sunetit (Traditës Profetike)
Fjala “Sunet / Traditë Profetike” ka kuptimin gjuhësor “rrugë e ndjekur”; ka (në fikh) kuptimin terminologjik juridik “kërkesa fetare që janë mustehab2 (të pëlqyeshme)” dhe (tek usulijunët) për nga kuptimi normativ sheriatik (ligjor islam) nënkupton “çdo kumtim, akt ose miratim profetik” që mund të jetë vaxhib3 (i obliguar) ose mustehab (i pëlqyeshëm).
Së dyti: Rëndësia e Sunetit (Traditës Profetike)
Rëndësia e Sunetit (Traditës Profetike) qëndron në dy aspekte: (së pari) sqarimi / shpjegimi i Librit të Allahut (Kuranit) dhe (së dyti) sjellja e disa dispozitave islame shtesë atyre që ka përmendur Kurani. Duke qenë se Suneti përbën njërën prej dy pjesëve të Shpalljes Hyjnore, për këtë duhej medoemos që Allahu i Madhëruar ta garantonte (ruante) atë, duke ruajtur kësisoj Fenë / Shpalljen Hyjnore nga devijimi, mangësia apo humbja.
Së treti: Vërtetimi i autenticitetit dhe kuptimit të Sunetit
Vërtetësia e përcaktimit të transmetimit të Kuranit tek Allahu i Madhëruar është garantuar në mënyrë të sigurt dhe të padyshimtë, me vargje shumësie transmetuesish të besueshëm (transmetimin muteuatir), që nga personi i Profetit (Paqja qoftë mbi të!) deri tek çdo njeri të cilit i mbërrin Kurani; prandaj studiuesit të Kuranit i nevojitet në fakt një gjë e vetme, e cila është konstatimi i vërtetësisë së dispozitës së dhënë në krahasim me kuptimin (orientimin) kuranor përkatës (pra a është vërtet dispozita e dhënë nga dijetari musliman, në përputhje të sigurt me orientimin kuptimor kuranor të ardhur në lidhje me këtë dispozitë).
Teksa në lidhje me Sunetin duhen pasur parasysh dy gjëra: (së pari) konstatimi i vërtetësisë së përcaktimit të transmetimit tek i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) dhe (së dyti) konstatimi i vërtetësisë së dispozitës së konkluduar nga eruditi musliman në krahasim me kuptimin (orientimin) profetik përkatës.
Së katërti: Dallimi i imët mes Kuranit dhe Sunetit (Traditës Profetike)4
Krahas vërtetësisë së faktit se Suneti është prej Shpalljes Hyjnore, duhet medoemos të tërhiqet vëmendje në faktin tjetër të dallimit mes Sunetit dhe Kuranit, i cili qëndron në realitetin se Kurani është Fjala e Allahut, që shprehimisht (në mënyrë të fjalëpërfjalshme) dhe kuptimisht ka zbritur nga Allahu tek Profeti (Paqja qoftë mbi të!); teksa Suneti konsiderohet prej Shpalljes së Allahut të Lartësuar edhe pse mund të mos jetë prej fjalëve të Tij (pra nuk është kusht që të jetë shprehimisht apo në mënyrë të fjalëpërfjalshme prej Allahut, por mjafton që të jetë kuptimisht prej Tij).Lexoni më tepër
Përmes kuptimit të këtij dallimi del qart në pah sesi konsiderata në transmetimin e Sunetit (Traditës Profetike) është kuptimi e përmbajtja (thelbi) dhe jo domosdoshmërisht kumtimet (e fjalëpërfjalshme) profetike në vetvete.
Allahu e di më mirë. TRADITA PROFETIKE-KUPTIMI-ORIGJINALITETI
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ TRADITA PROFETIKE-KUPTIMI-ORIGJINALITETI
TRADITA PROFETIKE-KUPTIMI-ORIGJINALITETI