Numri i fetvasë: 334 TRADITA PROFETIKE SI BURIM I LIGJIT ISLAM
Kategoria: POZITA E TRADITËS PROFETIKE
2 302 shfletues/klikues TRADITA PROFETIKE SI BURIM I LIGJIT ISLAM
Pyetje: TRADITA PROFETIKE SI BURIM I LIGJIT ISLAM
Përdersia Kurani është i plotë, i kompletuar dhe i garantuar për ligjin islam, për çfarë nevojitet atëherë Suneti (Tradita Profetike)? Cila është pozita që gëzon Suneti (Tradita Profetike) në raport me Kuranin, mbështetur me argumente kuranore dhe profetike?
Përgjigjja: TRADITA PROFETIKE SI BURIM I LIGJIT ISLAM
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!Lexoni më tepër
Argumentet autentike kuranore dhe profetike që vërtetojnë se Suneti është burim kategorik i ligjit islam, janë të shumta dhe ne po mjaftohemi me sa vijon:
Së pari: Thënie kuranore
“Ne i kemi nisur të dërguarit vetëm me qëllimin që njerëzit, me lejen e Allahut, t’u binden atyre… Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht.“1
“Kush i bindet të Dërguarit, i është bindur Allahut.“2
“Ai (Muhamedi) nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij.“3
“Allahu të shpalli ty Librin (Kuranin) dhe Urtësinë e plotë (Sunetin / Traditën Profetike).”4Lexoni më tepër
Së dyti: Thënie profetike
“Vërejtje [e thënë zemërueshëm për kë lë pas dore Sunetin (hadithin) duke u mjaftuar vetëm me Kuranin, lëre më pastaj atë që i jep përparësi mendimit të tij para Sunetit], më është dhënë Libri (Shpallja Kuranore e lexueshme) dhe si ai (Suneti / Tradita Profetike sqaruese) krahas tij (Kuranit). Vërejtje, do të jetë afër kur një burrë i ngirë (ngopur) [naiv dhe mendjemadh], anueshëm mbi ulësen e tij [do t’i mohojë legjitimimet profetike që nuk janë përmendur në Kuran, ashtu që do] të thotë [lidhur me refuzimin e sunetit që atij nuk i vjen për terezie]: ‘Ju e keni obligim t’i përmbaheni këtij Kurani; çfarë të gjeni në të prej hallallit (legjitimes) ta konsideroni hallall dhe çfarë të gjeni në të prej haramit (jolegjitimes) ta konsideroni haram!’ Vërejtje [tek këto legjitimime nga tradita profetike që nuk janë përmendur në Kuran dhe që tregojnë se tradita profetike autentike është argument legjitimues në vetvete janë për shembull urdhëresat profetike se], për ju nuk është e ligjshme (lejuar) ngrënia e gomarit shtëpiak dhe as e çdo bishe me stërdhëmbë… Vërejtje, faktikisht edhe çfarë ka bërë haram (shpallur të paligjshme) i Dërguari i Allahut (Muhamedi / Paqja qoftë mbi të!) është ashtu si çfarë ka bërë haram (shpallur të paligjshme) Allahu [dhe kjo vlen edhe për hallallin].”7Lexoni më tepër
– Një argument i fuqishëm që shkul nga rrënjët pretendimin fallso të kujt lë pas dore Sunetin (Traditën Profetike) dhe mjaftohet me Kuranin si burim i vetëm dispozitash për fenë islame, është fakti se, ne si muslimanë jemi të urdhëruar në Kuranin fisnik që mospajtimet tona t’i referojmë tek Kurani dhe Suneti, bazuar në thënien kuranore: “O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja. Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit (Sunetit / Traditës Profetike), nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kiametit. Kjo për ju është më e mira dhe shpjegimi më i bukur“13; së këtejmi atyre që nuk pajtohen për ta marrë në konsideratë Sunetin si burim dispozitash për fenë islame krahas Kuranit, u mbeten dy alternativa karshi argumentimit kategorik të këtij ajeti kuranor: (së pari) ta pranojnë këtë argument, d.m.th. të shtrëngohen t’i kthehen Sunetit, e së këtejmi pretendimi i tyre asgjësohet; ose (së dyti) nëse nuk i kthehen Sunetit, bien kësisoj në kundërshtim me Kuranin (që pretendojnë se është i panevojshëm për Sunetin)14.
Allahu e di më mirë. TRADITA PROFETIKE SI BURIM I LIGJIT ISLAM
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ TRADITA PROFETIKE SI BURIM I LIGJIT ISLAM
TRADITA PROFETIKE SI BURIM I LIGJIT ISLAM
- En-Nisa: 64. ↩
- En-Nisa: 80. ↩
- En-Nexhm: 3-4. ↩
- En-Nisa: 113. ↩
- El-Hashr: 44. ↩
- En-Nur: 54. ↩
- Transmeton Ebu Daudi 4604; Albani thotë se ky hadith është sahih/i vërtetë dhe fragmentin pas “…” e transmeton Et-Tirmidhi 2664; Albani thotë se ky hadith është hasen/i besueshëm; shih për komentin mes kllapava katrore: islamweb dhe dorar. ↩
- Shih: islamqa dhe dorar. ↩
- Muslimi 2361, Ahmedi v. 3, f. 15 etj. ↩
- Muslimi 2362, Ibn Hibani v. 1, f. 202 etj. ↩
- Muslimi 2363, Ahmedi 12544 (v. 20, f.19, v. 41, f. 401), Ibn Maxhe 2471 (2019) etj. ↩
- Ed-Darimi 588, El-Khatib në El-Kifaje 12, El-Hafidh në El-Fet’h (v. 13, f. 291) e ka referuar tek El-Bejhaki dhe ka thënë se zinxhiri i këtij transmetimi është sahih/i vërtetë. ↩
- En-Nisa: 59. ↩
- Shih: islamqa. ↩