“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)
Për pritjen e vitit të ri hixhri nuk ligjërohet të bëhet festë dhe dispozita e festimit të tij nuk ndryshon nga ajo e festimit të ditëlindjes profetike.
Sahabët (shokët e Profetit) e vendosën në fakt vitin e ri hixhri për arsye që të regjistronin kronikat e akteve / dokumenteve që t’i sistemonin ato. Njeriu nuk është për t’u pasur zili për shkak të jetëgjatësisë së tij apo viteve të shumta që mban mbi supe, pasi sa e sa njerëz prej atyre që kanë jetuar vërtet gjatë, gjatë këtyre viteve të shumta të jetës së tyre vetëm kanë shtuar gjithnjë e më shumë largimin e tyre nga Allahu i Madhëruar. Njeriu më i keq dhe më i mbrapsht është ai që jeton gjatë dhe veprën e ka të mbrapsht (të keqe). Zili nuk kihet njeriu që thjesht jeton gjatë, por ai që vitet e gjata të jetës së tij i shkoi në bindje ndaj Allahut të Lartmadhëruar.
A mund të na tregoni nëse lejohet apo jo urimi i Vitit të Ri Hixhri dhe të na shpjegoni mendimet kryesore të juristëve muslimanë lidhur me këtë?
Përgjigjja: A LEJOHET URIMI I VITIT TË RI HIXHRI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Vitit i Ri Hixhri përbën pikërisht vitin kalendarik islam, viti i parë i të cilit daton (fillon) me emigrimin profetik nga Meka për në Medine.
Thënë në mënyrë të përgjithshme, lidhur me urimin e Vitit të Ri Hixhri, juristët muslimanë ndajnë një sërë qëndrimesh: disa prej tyre e kanë lejuar atë duke e konsideruar mubah1 (të lejuar / të lirë) dhe disa duke e konsideruar mendub2 (të pëlqyeshëm / të preferuar); disa nuk kanë lejuar që ta fillojmë të parët këtë urim, por e kanë lejuar kthimin e tij (duke bërë lutje për uruesin që të ketë një vit të begatë) dhe disa të tjerë e kanë ndaluar kategorikisht këtë urim; kurse në mënyrë më të detajuar thuhet sa vijon3:
Cili është kuptimi i thënies “Ja Dhel Xhelaali Uel Ikraam” dhe a është në rregull që kjo thënie të thuhet shpesh?
Përgjigjja: EMRI HYJNOR-DHUL XHELAALI UEL IKRAAM
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Thënia “Ja Dhel Xhelaali Uel Ikraam / O Zotëruesi (Merituesi) i Madhështisë dhe Fisnikërisë (plot Madhëri dhe Nderim je Ti)”, është prej emrave të Allahut të Madhëruar, i cili ka ardhur në Kuranin fisnik në suren (kaptinën kuranore) Er-Rahman, si vijon: “Qoftë i lartësuar emri i Zotit tënd, plot Madhëri dhe Nderim.“1
Akush nuk mund ta mohojë faktin se rituali festiv i vitit të ri përbën përngjasim me jobesimtarët dhe është i mbushur me paganizma, rite dhe mëkate që bien ndesh kryekëput me fenë islame. Por pyetja ime qëndron në faktin se a mundet dikush që ta festojë apo përjetojë vitin e ri i zhveshur nga qëllimi (nijeti) i përngjasimit me jobesimtarët dhe larg mëkateve të rënda që bëhen në të? Po kështu a lejohet urimi i tij po mbi principin paraprak dhe së paku a lejohet që për mirësjellje t’ua kthejmë urimin atyre që na e urojnë atë?
Cilat janë argumentet juridike islame me të cilat juristët e përmbajtur muslimanë, e mbrojnë mendimin / qëndrimin përgjithësues të tyre se, ritualet festive të rregullta, me veprime, si: grumbullimi, urimi, lodrimi etj.; hyjnë tek festat fetare?
Përgjigjja: FESTAT JOLEGJITIME-QËNDRIMI I PËRMBAJTUR
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Qëndrimi bazë i dijetarëve muslimanë të përmbajtur është se, ritualet festive të rregullta, që bartin veprime të tilla si: grumbullimi, urimi, lodrimi etj.; hyjnë tek festat fetare, kurse në mënyrë më të detajuar thuhet sa vijon1:
Me afrimin e fundvitit por edhe më gjerë, bëhemi shpesh dëshmitarë të qëndrimeve ndër disa muslimanë se nuk përbën problem që të festohen apo thënë ndryshe të bëhemi palë në aspektin tradicional, sa i përket festave që nuk kanë karakter të qartë fetar dhe që thjesht bëjnë pjesë tek traditat njerëzore. A mund të na ndriçoni mbi këndvështrimin që duhet të ketë muslimani/a mbi kuptimin dhe urtësinë e festave sipas fesë islame?
A ka biseduar Allahu me Iblisin ashtu si me Musain, me zë?
Përgjigjja: A FOLI ALLAHU ME IBLISIN SI ME MUSAIN
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Përpara se t’i japim përgjigje kësaj pyetjeje, do donim që të flisnim dy fjalë në lidhje me qëndrimin e duhur të muslimanit lidhur me pyetjet e kësaj natyre.
Dijetarët muslimanë theksojnë, se nuk është e udhës që muslimani të preokupohet me detaje të historive kuranore apo islame në përgjithësi, të cilat nuk janë shpalosur në Kuran dhe as në transmetimet e sakta të ardhura nga Profeti (Paqja qoftë mbi të!), pasi nëse dobia dhe urtësia e këtyre detajeve do kishte qenë e madhe, me siguri që ato do qenë përmendur nga Kurani dhe do qenë sqaruar nga Tradita Profetike. Lipset që muslimanin të mos e preokupojnë ato gjëra që nuk i kërkohen dhe nuk i ka të nevojshme dhe ky është një princip mbi të cilin hedh dritë më së miri thënia profetike: “Faktikisht Allahu e ka bërë të papëlqyeshme për ju thashethemen (fjalët e pathemelta), të pyeturit e shumtë dhe shpërdorimin e pasurisë.”1
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Kuptimi mbi mevludin dhe dispozita e tij
a. Kuptimi mbi mevludin në vetvete
Fjala Mevlud rrjedh nga “MEULUUD / i lindur” dhe “MEULID / lindje”, me të cilën nënkuptohet kremtimi (festimi / përkujtimi) që bëhet në përvjetorin e ditëlindjes së profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) me datë 12 (të muajit hënor) Rabi’ul Euel; teksa dihet se kjo datë nuk gëzon konsensus tek historianët muslimanë që të jetë data e ditëlindjes së Muhamedit (Paqja qoftë mbi të!).
Cili është përkufizimi i vitit apo kalendarit hixhri (hënor / islam)? Cila është dispozita e përdorimit të kalendarit sipas Mesihut apo Krishtit (kalendarit gregorian / diellor) dhe dispozita e mos/përdorimit të kalendarit hixhri?
Përgjigjja: VITI HIXHRI-PËRKUFIZIMI-DISPOZITA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Përkufizimi i vitit / kalendarit hixhri1;
Fjala “hixhri” rrjedh nga fjala arabe “HEXHERA / la, u ndërpre, doli, iku, emigroi” dhe prej kuptimeve bazë të saj është ai i daljes apo emigrimit nga një tokë dhe shkuarjes në një tjetër, duke e lënë të parën për të dytën; teksa në kuptimin sheriatik (ligjor islam) kuptimi i hixhretit (emigrimit) është ”lënia e vendit (territorit / shtetit) joislam2 apo atij ku mbisundon bidati3 (risitë në fenë islame) apo harami4 dhe shkuarja atje ku mbisundon Islami; lënia e shoqërisë së keqe dhe veprave të këqija (harameve); si dhe hixhreti (emigrimi) në kuptimin e largimit apo ikjes prej dëmtimeve që cenojnë fizikun (trupin), pasurinë apo familjarët e muslimanit5.
Cilat janë mjetet sheriatike (ligjore islame) me të cilat afrohet robi besimtar tek Allahu, duke dëshiruar fitimin e kënaqësisë së Allahut dhe duke shpresuar kryerjen e nevojave, përfitimin e të mirës dhe largimin e të keqes? Cilat janë argumentet për këtë?
Përgjigjja: TEUESULI-AFRIMI-NDËRMJETËSIMI TEK ALLAHU
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Me artikulimin arab EL-UESIILE nënkuptohet çdo mjet (mënyrë veprimi a udhë që ndiqet) për afrimin (ndërmjetësimin) tek Allahu i Madhëruar dhe lutjen e Tij, kurse ky proces quhet ET-TEUESUL.1