Ju jeni këtu:
Shtëpiza » AKIDJA-KREDOJA ISLAME » BIDATI-RISITË E PABAZUARA NË FE » KRITERI-PARALAJMËRIMI PËR BIDATIN
Numri i fetvasë: 381 LEXIMI I JASINIT PËR MBARËSI DHE SHËNDET
Kategoria: VLERA-ETIKA E LEXIMIT-STUDIMIT KURANOR
LEXIMI I JASINIT PËR MBARËSI DHE SHËNDET
Pyetje: LEXIMI I JASINIT PËR MBARËSI DHE SHËNDET
A mundem t’ia lexoj Jasinin (suren “Ja Sin”) unë si prind djalit ose vajzës për mbarësi apo shëndet?
Përgjigjja: LEXIMI I JASINIT PËR MBARËSI DHE SHËNDET
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me këtë çështje thuhet sa vijon:
Juristët mulsimanë kanë përmendur se nuk dihet të ketë ardhur ndonjë hadith (transmetim) autentik (i vërtetë) profetik ku të përmendet ndonjë mirësi e veçantë për leximin e sures “Ja Sin”.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 371 DISPOZITA E FESTIMIT TË VITIT TË RI HIXHRI
Kategoria: KRITERI-PARALAJMËRIMI PËR BIDATIN
DISPOZITA E FESTIMIT TË VITIT TË RI HIXHRI
Pyetje: DISPOZITA E FESTIMIT TË VITIT TË RI HIXHRI
A lejohet festimi i Vitit të Ri Hixhri dhe përkujtimi i ngjarjeve historike me të cilat përkon hyrja e këtij viti?
Përgjigjja: DISPOZITA E FESTIMIT TË VITIT TË RI HIXHRI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Festimi i Vitit të Ri Hixhri
Për pritjen e vitit të ri hixhri nuk ligjërohet të bëhet festë dhe dispozita e festimit të tij nuk ndryshon nga ajo e festimit të ditëlindjes profetike.
Sahabët (shokët e Profetit) e vendosën në fakt vitin e ri hixhri për arsye që të regjistronin kronikat e akteve / dokumenteve që t’i sistemonin ato. Njeriu nuk është për t’u pasur zili për shkak të jetëgjatësisë së tij apo viteve të shumta që mban mbi supe, pasi sa e sa njerëz prej atyre që kanë jetuar vërtet gjatë, gjatë këtyre viteve të shumta të jetës së tyre vetëm kanë shtuar gjithnjë e më shumë largimin e tyre nga Allahu i Madhëruar. Njeriu më i keq dhe më i mbrapsht është ai që jeton gjatë dhe veprën e ka të mbrapsht (të keqe). Zili nuk kihet njeriu që thjesht jeton gjatë, por ai që vitet e gjata të jetës së tij i shkoi në bindje ndaj Allahut të Lartmadhëruar.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 369 A LEJOHET URIMI I VITIT TË RI HIXHRI
Kategoria: KRITERI-PARALAJMËRIMI PËR BIDATIN
A LEJOHET URIMI I VITIT TË RI HIXHRI
Pyetje: A LEJOHET URIMI I VITIT TË RI HIXHRI
A mund të na tregoni nëse lejohet apo jo urimi i Vitit të Ri Hixhri dhe të na shpjegoni mendimet kryesore të juristëve muslimanë lidhur me këtë?
Përgjigjja: A LEJOHET URIMI I VITIT TË RI HIXHRI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Vitit i Ri Hixhri përbën pikërisht vitin kalendarik islam, viti i parë i të cilit daton (fillon) me emigrimin profetik nga Meka për në Medine.
Thënë në mënyrë të përgjithshme, lidhur me urimin e Vitit të Ri Hixhri, juristët muslimanë ndajnë një sërë qëndrimesh: disa prej tyre e kanë lejuar atë duke e konsideruar mubah (të lejuar / të lirë) dhe disa duke e konsideruar mendub (të pëlqyeshëm / të preferuar); disa nuk kanë lejuar që ta fillojmë të parët këtë urim, por e kanë lejuar kthimin e tij (duke bërë lutje për uruesin që të ketë një vit të begatë) dhe disa të tjerë e kanë ndaluar kategorikisht këtë urim; kurse në mënyrë më të detajuar thuhet sa vijon:
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 298 MEVLUDI-DITËLINDJA PROFETIKE-DISPOZITA
Kategoria: DASHURIA DHE URREJTJA E MONOTEISTIT
MEVLUDI-DITËLINDJA PROFETIKE-DISPOZITA
Pyetje: MEVLUDI-DITËLINDJA PROFETIKE-DISPOZITA
A lejohet festimi i ditëlindjes profetike dhe donim edhe një koment në lidhje me mevludin.
Përgjigjja: MEVLUDI-DITËLINDJA PROFETIKE-DISPOZITA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Kuptimi mbi mevludin dhe dispozita e tij
a. Kuptimi mbi mevludin në vetvete
Fjala Mevlud rrjedh nga “MEULUUD / i lindur” dhe “MEULID / lindje”, me të cilën nënkuptohet kremtimi (festimi / përkujtimi) që bëhet në përvjetorin e ditëlindjes së profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) me datë 12 (të muajit hënor) Rabi’ul Euel; teksa dihet se kjo datë nuk gëzon konsensus tek historianët muslimanë që të jetë data e ditëlindjes së Muhamedit (Paqja qoftë mbi të!).
Lexoni më tepër