JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

LEXIMI I JASINIT PËR MBARËSI DHE SHËNDET

Numri i fetvasë: 381 LEXIMI I JASINIT PËR MBARËSI DHE SHËNDET

Kategoria: VLERA-ETIKA E LEXIMIT-STUDIMIT KURANOR

3 759 shfletues/klikues LEXIMI I JASINIT PËR MBARËSI DHE SHËNDET


 Pyetje: LEXIMI I JASINIT PËR MBARËSI DHE SHËNDET


A mundem t’ia lexoj Jasinin (suren “Ja Sin”) unë si prind djalit ose vajzës për mbarësi apo shëndet?


 Përgjigjja: LEXIMI I JASINIT PËR MBARËSI DHE SHËNDET


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me këtë çështje thuhet sa vijon1:

Juristët mulsimanë kanë përmendur se nuk dihet të ketë ardhur ndonjë hadith (transmetim) autentik (i vërtetë) profetik ku të përmendet ndonjë mirësi e veçantë për leximin e sures “Ja Sin”2.

Në anën tjetër, Surja “Ja Sin”, ashtu si çdo sure tjetër e Kuranit, lejohet që të lexohet me nijetin (qëllimin) që përmes këtij leximi të Kuranit të ndihmohemi në kryerjen e nevojava që kemi. Ky lejim bazohet në thënien autentike profetike: “Kush lexon Kuran le t’i lutet Allahut përmes tij (leximit të Kuranit). Faktikisht do të vijnë njerëz që do ta lexojnë Kuranin [jo për t’i kërkuar Allahut, por] duke u kërkuar njerëzve përmes tij [u kërkojnë njerëzve shpërblim (të holla) përmes leximit të Kuranit, ose në mënyrë direkte ose tërthorazi]”3; d.m.th. që muslimani, përmes leximit të Kuranit (apo pas leximit të Kuranit) le t’i kërkojë (t’i lutet) Allahut (për) çfarë të dojë prej çështjeve (të lejuara) të dynjasë dhe amshimit dhe të mos i kërkojë njerëzve asgjë për leximin që i bën Kuranit.Lexoni më tepër

Pra, nëse muslimani që di të lexojë Kuran në origjinal (në arabisht), e lexon një pjesë kuranore (suren “Ja Sin”, apo një sure / pjesë tjetër kuranore, apo një ajet çfarëdo kuranor) dhe pastaj i lutet Allahut që pëmes këtij adhurimi të leximit të Kuranit apo për hatër të tij, t’ia ruaj fëmijët e tij dhe t’u japë atyre shëndet dhe mbarësi, apo bën çfarëdo lutje tjetër (që e ka lejuar feja islame), kjo gjë vlen, pasi leximi i Kuranit për shërim, mbarësi dhe çdo qëllim tjetër të lejuar qëndron, bazuar në transmetimin profetike të përmendur më sipër dhe në faktin e ditur se i gjithë Kurani është shërim dhe përbën bekim.Lexoni më tepër

Kurse nëse personi nuk di të lexojë arabisht, atëherë ai mund të lexojë me përqendrim kuptimet në shqip të kapitulli të Kuranit të emërtuar “Ja Sin” (apo çdo pjesë tjetër të interpretimit të Kuranit në gjuhën shqipe) me qëllimin e adhurimit “të leximit të interpretimeve të Kuranit dhe fitimit të shpërblimit për këtë” dhe pas këtij leximi i lutemi Zotit që për hatër të këtij adhurimi të na pranojë lutjen tonë dhe pastaj bëjmë lutjet e dëshiruara për vete apo për çdo musliman të gjallë a të vdekur!Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. LEXIMI I JASINIT PËR MBARËSI DHE SHËNDET

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ LEXIMI I JASINIT PËR MBARËSI DHE SHËNDET

LEXIMI I JASINIT PËR MBARËSI DHE SHËNDET

Poshtëshënim:

  1. Shih: islamweb, islamweb dhe  islamweb.
  2. Shih: islamqa.
  3. Et-Tirmidhi 2917, Ahmedi 19944, El-Bejhaki – në Shuabu El-Iman – 2728 (teksti i takon atij), Albani – në Islahu El-Mesaxhid 106 – thotë se transmetimi është sahih / i vërtetë (shih: sunnah dhe sunnah).
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top