Numri i fetvasë: 369 A LEJOHET URIMI I VITIT TË RI HIXHRI
Kategoria: KRITERI-PARALAJMËRIMI PËR BIDATIN
2 275 shfletues/klikues A LEJOHET URIMI I VITIT TË RI HIXHRI
Pyetje: A LEJOHET URIMI I VITIT TË RI HIXHRI
A mund të na tregoni nëse lejohet apo jo urimi i Vitit të Ri Hixhri dhe të na shpjegoni mendimet kryesore të juristëve muslimanë lidhur me këtë?
Përgjigjja: A LEJOHET URIMI I VITIT TË RI HIXHRI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Vitit i Ri Hixhri përbën pikërisht vitin kalendarik islam, viti i parë i të cilit daton (fillon) me emigrimin profetik nga Meka për në Medine.Lexoni më tepër
Thënë në mënyrë të përgjithshme, lidhur me urimin e Vitit të Ri Hixhri, juristët muslimanë ndajnë një sërë qëndrimesh: disa prej tyre e kanë lejuar atë duke e konsideruar mubah1 (të lejuar / të lirë) dhe disa duke e konsideruar mendub2 (të pëlqyeshëm / të preferuar); disa nuk kanë lejuar që ta fillojmë të parët këtë urim, por e kanë lejuar kthimin e tij (duke bërë lutje për uruesin që të ketë një vit të begatë) dhe disa të tjerë e kanë ndaluar kategorikisht këtë urim; kurse në mënyrë më të detajuar thuhet sa vijon3:Lexoni më tepër
Mendimi i parë: Urimi i Vitit të Ri Hixhri është i lejuar / mendubLexoni më tepër
a. Urimi i Vitit të ri Hixhri është mubah (i lejuar / i lirë)4
Mendimi i El-Makdesiut (që përbën mendimin bazë në medh’hebin shafi’i) është se kjo (urimi i hyrjes së festave, muajve dhe viteve) është një çështje e lejuar / e lirë (mubah), e cila nuk i përket as sunetit (veprimit të ligjëruar në fenë islame) dhe as bidatit5 (risisë të pabazuar në fenë islame).Lexoni më tepër
b. Urimi i Vitit të ri Hixhri është mendub (i preferuar / i pëlqyeshëm)
Mendimi që Ibn Haxher El-Askalani (i medh’hebit shafi’i) e ka vlerësuar në këtë kontekst si më të fuqishmin, është se urimi që bëhet me rastin e festave, muajve dhe viteve, është vepër e preferuar (e pëlqyeshme) dhe në favor të kësaj janë: (argumenti i parë) kërkimi i bërjes së sexhdes në rast të përjetimit të një mirësie, (argumenti i dytë) historia e tre të penduarve prej sahabëve (shokëve të Profetit), ku vjen sesi Keab Ibn Maliku u urua nga Talha Ibn UbjediLah në pranit të Profetit (Paqja qoftë mbi të!), pasi pendimi i Keabit u pranua dhe Profeti (Paqja qoftë mbi të!) nuk e ndaloi një gjë të tillë6 etj.
Mendimi i dytë: Nuk lejohet që ta fillojmë të parët urimin për Vitin e Ri Hixhri, por lejohet që ta kthejmë urimin që na bëhet për këtë rast
Ky mendim (që është më parësori) bazohet në transmetimin e imam Ahmedit, ku vjen se ai ka thënë: “Unë vetë nuk e fillojë i pari urimin, por nëse dikush më uron unë i përgjigjem, sepse është obligim që t’i kthehet përgjigjja përshëndetjes së tjetrit, teksa nisja e urimit nuk është veprim i pëlqyeshëm që jemi të urdhëruar ta kryejmë dhe as veprim i ndaluar që jemi të ndaluar ta kryejmë.”
Mendimi i tretë: Urimi i Vitit të ri Hixhri është i ndaluar7Lexoni më tepër
Urimi që bëhet lidhur me raste të caktuara (shënuara) në kohë, si: hyrja e viteve (Vitit të Ri Hixhri), muajve (Ramazanit) dhe ditëve (Ditëlindja e Profetit etj.), nuk është i bazuar në veprën profetike dhe as atë të dijetarëve të tre gjeneratave të para muslimane (përfshirë shokët e Profetit); ashtu që edhe pse në këto gjenerata të para muslimane u përjetua Viti i Ri Hixhri, dukuria e urimit të tij nuk gjeti prani tek ata. Së këtejmi urimi i Vitit të Ri Hixhri është një vepër e ndaluar që përbën një bidat (risi) që nuk ka bazë në fenë islame.Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. A LEJOHET URIMI I VITIT TË RI HIXHRI
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ A LEJOHET URIMI I VITIT TË RI HIXHRI
A LEJOHET URIMI I VITIT TË RI HIXHRI
- Mubah: Veprim i lejuar apo i lirë për t’u bërë ose jo dhe që nuk është në vetvete as i shpërblyeshëm dhe as i ndëshkueshëm. ↩
- Mendub: Veprim i pëlqyeshëm apo i preferuar, kryerja e të cilit shpërblehet dhe është më parësore se moskryerja, por kjo e fundit (moskryerja) nuk ndëshkohet. ↩
- Shih: islamweb, qaradaghi, islamway dhe aliftaa.jo. ↩
- Shih: Kadi Zekerija El-Ensari, nxënësi i Ibn Haxher El-Askalanit (ka ndërruar jetë në 926 h), Esne Matalib Fi Sherhi Raudi Et-Talib v. 1, f. 283, Es-Sujuti, Usulu El-Emani Bi Usuli Et-Teheni v. 1. f. 90 dhe Mugni El-Muhtexh v. 1, f. 599 etj. ↩
- Bidat: Ushtrimi i risive (shtesave apo heqjeve) të palejuara në fenë islame, të cilat nuk kanë qenë në kohën e Profetit (Paqja qoftë mbi të!) dhe sahabëve (shokëve të Profetit). ↩
- El-Bukhari 1465 dhe Muslimi 5080. ↩
- Shih: dorar. ↩