REALITETI I MËSYSHIT DHE LLOJET E TIJ
Numri i fetvasë: 98 REALITETI I MËSYSHIT DHE LLOJET E TIJ
Kategoria: ȞASEDI-SMIRA DHE ÂJNI-MËSYSHI
REALITETI I MËSYSHIT DHE LLOJET E TIJ
Pyetje: REALITETI I MËSYSHIT DHE LLOJET E TIJ
A mund të na sqaroni në lidhje me të vërtetën e mësyshit dhe llojet e tij?
Përgjigjja: REALITETI I MËSYSHIT DHE LLOJET E TIJ
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Syri [mësyshi/dëmi i fuqishëm që shkakton ai] është një realitet [që ndodh në të vërtetë dhe lë pasoja tek uni dhe malli i njeriut]. Nëse diçka do t’i paraprinte kaderit [pra dëmi i mësyshit dhe çdo gjë tjetër ndodhin pashmangshmërisht sipas paracaktimit hyjnor dhe nuk mund të dalin jashtë tij], ai do të qe mësyshi [pra theksohet vërtetësia e dëmit të fuqishëm të tij]; nëse u kërkohet që të laheni [për shkak se keni marrë mësysh dikë], duhet të laheni”1; në hadith vjen përmendja e faktit se mësyshi si çdo gjë tjetër ndodh vetëm sipas paracaktimit hyjnor, si kundërpërgjigje ndaj arabëve që pretendonin se syri dëmton vetvetiu.
REALITETI I MËSYSHIT DHE LLOJET E TIJ Read More »