Numri i konsultës: 1
Kategoria: FËMIJËT-PROBLEMATIKAT ME TË FOLURIN
14 943 shfletues/klikues PSE VOGËLUSHI IM 2-3 VJEÇAR NUK PO FLET
Pyetje: PSE VOGËLUSHI IM 2-3 VJEÇAR NUK PO FLET
Jam mamaja e një djali të vogël dy vjeç e gjysmë. Zoti ma ka dhënë djalin si drita dhe e falënderoj çdo ditë Allahun për fëmjëm tim që e ka krijuar siç di vetëm Zoti. Por djali nuk do që të flasë. Edhe pse di dhe kupton shumë, ai nuk po flet. Vjehrra ime ka pyetur një herë një hafize dhe ajo i ka thënë se djali ka marr ograk. Pyetja ime është, se çfarë është ograku dhe a mundet një fëmijë kaq i vogël me u ogradis?
Përgjigjja: PSE VOGËLUSHI IM 2-3 VJEÇAR NUK PO FLET
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Fëmijët dhe çdo mirësi që na ka dhënë Allahu i Madhëruar në këtë botë, janë përgjegjësi e madhe me të cilën Ai na ka ngarkuar në këtë jetë, për të na provuar a do veprojmë me to sipas udhëzime lumturuese të Zotit tonë të Gjithëdijshëm, që janë i vetmi burim i lumturisë së përdybotshme tonës dhe fëmijëve tanë. Për këtë përgjegjësi do të japim llogari (do të gjykohemi) në botën tjetër dhe do të marrim shpërblimin ose ndëshkimin përkatës.Lexoni më tepër
Kurse shqetësimi juaj është i pavend, pasi duket qartë se çështja e fëmijës suaj është e një natyre të ndryshme nga ajo e dyshuar. Ajo ka të bëjë me tipet e fëmijëve, periudhat e zhvillimit dhe kapacitete e tyre, të cila janë shumë të ndryshme, sidomos në vitet e para të jetës së tyre. Në kapacitetet në fjalë hyjnë padyshim edhe kapacitetet e të folurit të fëmijës dhe hapja e tij me njerëzit rreth e rrotul; madje studiuesit theksojnë faktin pozitiv se deri para moshës 3 vjeçare fëmija nuk arrin t’i logjikojë dhe arkivojë sjelljet e vrazhda që ndodh të bëhen në dëm të tij. Më konkretisht, specialistët theksojnë se zhvillimi i të folurit apo aspektit gjuhësor tek fëmijët, nuk duhet të bëhet kurrsesi burim shqetësimi, sepse e tillë gjë është e ndryshme nga një fëmijë tek tjetri, sidomos në rastin e djemve, aftësia e të folurit të të cilëve vjen natyralisht më me vonesë dhe kjo ndodh më dendur sidomos në rastin e fëmijës që nuk ka kontakt të shpeshtë me fëmijë të tjerë dhe jeton në një familje të vogël me pak anëtarë (vetëm me dy prindërit)…Lexoni më tepër
Edhe pse duket qartë se fëmija juaj është krejt në rregull, që të jeni më e qetë këshillohet t’i bëni atij, të paktën një herë të vetme, një kontroll tek neurologu i specializuar për fëmijët, sepse konsulta e drejtpërdrejtë me specialistin, nuk mund të zëvendësohet me tjetërçka.
Kurse sa i përket aspektit fetar dhe pyetjes suaj se çfarë është ograku dhe a mundet një fëmijë kaq i vogël të preket nga kjo gjë, përgjigjja është si vijon:
Së pari: Ju këshillojmë që t’i përmbaheni gjithmonë parimit tuaj të bazimit vetëm tek mendimet e kuadrove të kualifikuar. Në këtë kontekst duhet theksuar se i pyeturi për çështjet fetare (në rastin tonë hafizja e pyetur), duhet të bëjë kujdes me përgjigjet që jep, sidomos për gjëra që i përkasin botës metafizike (të fshehtë), sepse dijetarët muslimanë kanë theksuar se vetëm kompetentët mund të flasin lidhur me këto çështje fetare, sepse këto të fundit u përkasin direktivave (udhëzimeve) të mirëfillta fetare. Gjithashtu edhe pyetësi (në rastin tonë vjehrra juaj) duhet të bëjë kujdes që të pyes vetëm specialistët e kualifikuar, që në rastin e çështjeve fetare janë hoxhallarët apo kuadrot fetarë të kualifikuar.Lexoni më tepër
Së dyti: Në rastin e fëmijës suaj duket qartë se nuk kemi të bëjmë me ogradisje, pasi termi “ograk” është një term i vjetër popullor, që përdoret kryesisht për artikulimin arab “sar’a”, me të cilin nënkuptohet prekja apo ndikimi që xhindët bëjnë tek njeriu në situata të caktuara; më konkretisht me të synohet rasti kur një shejtan prej xhindëve ka pushtuar mendjen, zemrën ose trupin e një njeriu. Kjo mund të ndodh edhe me të vegjëlit, por sipas specialistëve të fushës përkatëse, në këtë rast, në përgjithësi simptomat (shfaqjet) e kësaj prekje prej xhindëve i përkasin llojeve më të lehta. Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. PSE VOGËLUSHI IM 2-3 VJEÇAR NUK PO FLET
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ PSE VOGËLUSHI IM 2-3 VJEÇAR NUK PO FLET
PSE VOGËLUSHI IM 2-3 VJEÇAR NUK PO FLET