Numri i fetvasë: 32 VESHJA E SANDALEVE PA ÇORAPE PËR GRUAN
Kategoria: MBULIMI I PJESËS SË TURPSHME TË TRUPIT
5 035 shfletues/klikues VESHJA E SANDALEVE PA ÇORAPE PËR GRUAN
Pyetje: VESHJA E SANDALEVE PA ÇORAPE PËR GRUAN
A i lejohet gruas së mbuluar, që gjatë verës kur është shumë vapë, të veshë sandale pa çorape?
Përgjigjja: VESHJA E SANDALEVE PA ÇORAPE PËR GRUAN
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Një nga kushtet e hixhabit1 është që ai të përfshijë të gjithë trupin e gruas, ku përjashtim, sipas shumicës së dijetarëve (përfshirë medh’hebin hanefi dhe maliki) bëjnë fytyra dhe dy pëllëmbët e gruas, të cilat nuk janë prej auretit2 të saj që duhet mbuluar.Lexoni më tepër
Kurse në lidhje me faktin nëse këmbët e gruas janë apo jo auret (pjesë e turpshme trupore që duhet mbuluar) dhe nëse ato duhet apo jo të mbulohen, juristët muslimanë ndajnë dy mendime kryesore:
Mendimi i parë: Medh’hebi hanefi është i mendimit se dy këmbët e gruas (nga nyjat e poshtë) nuk janë auret (pjesë e turpshme që duhet mbuluar), sepse:
Së pari: dy këmbët e gruas, sipas komentimit të medh’hebit hanefi, hyjnë tek fjala e Allahut të Madhëruar “… përveç atyre që janë të dukshme…”3, ndërkohë që sipas shumicës së juristëve muslimanë tek kjo fjalë hyjnë vetëm “fytyra dhe dy duart (pëllëmbët)” e gruas;
Së dyti: zbulimi i këmbëve të gruas nga nyjat e poshtë, është një çështje që nëse gratë do mundoheshin ta shmangin, kjo do përbënte për to një mundim, shtrëngim apo siklet të madh.4
Mendimi i dytë: Shumica e juristëve muslimanë (siç u cek më sipër) janë të mendimit se dy këmbët e gruas janë auret, të cilin femra duhet ta mbulojë, si gjatë namazit ashtu edhe në prani të burrave të huaj që nuk janë mahrem5 për të.
Gjithsesi, për të dalë nga mospajtimi në fjalë i juristëve [lidhur me rastin e ekspozimit të këmbëve nga nyjat e poshtë, kur rroba e gruas (fundi, fustani dhe ngjashëm) është deri tek nyjat e këmbëve të saj], më parësore është që në këtë rast gruaja të vishet me çorape që nuk janë të tejdukshme.Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. VESHJA E SANDALEVE PA ÇORAPE PËR GRUAN
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ VESHJA E SANDALEVE PA ÇORAPE PËR GRUAN
VESHJA E SANDALEVE PA ÇORAPE PËR GRUAN