JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

MYSLIMANJA QË ZVARRIT PARDESYNË PËRDHE

Numri i fetvasë: 33 MYSLIMANJA QË ZVARRIT PARDESYNË PËRDHE

Kategoria: VESHJA E GRUAS

3 546 shfletues/klikues MYSLIMANJA QË ZVARRIT PARDESYNË PËRDHE


 Pyetje: MYSLIMANJA QË ZVARRIT PARDESYNË PËRDHE


A duhet patjetër që pardesyja ose rroba e gruas muslimane të preki tokën? Çfarë duhet të bëjë ajo nëse skaji i rrobës së saj zvarritet përtokë në ndyrësira?


 Përgjigjja: MYSLIMANJA QË ZVARRIT PARDESYNË PËRDHE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me dispozitën e zgjatjes së pjesës fundore të veshjes së muslimanes, poshtë  nyjave të këmbëve, dijetari i shquar Ibn Haxheri thekson se e tillë gjë është:

Mustehab1 (e pëlqyeshme): kur rroba e gruas është një pëllëmbë poshtë nyjave të këmbëve të saj [një pëllëmbë më shumë sesa u lejohet burrave];

Mubah2 (e lejuar): kur rroba e gruas është një kut (rreth gjysmë metri) poshtë nyjave të këmbëve të saj.

Në krahun tjetër janë disa dijetarët që kanë përcjellë ixhmanë3 (konsensusin), se femrës i lejohet zvarritja e rrobës, ndryshe nga burrat, të cilëve, sipas shumicës së dijetarëve muslimanë, nuk u lejohet rroba e varur poshtë nyjave të këmbës, nëse kjo bëhet për mendjemadhësi.

Kurse për rastin kur skaji i rrobës së gruas, zvarritet përtokë në ndyrësira, dijetarët janë të mendimit se:

Së pari: Kjo falet kur këto ndyrësira janë të ngurta, sepse konsiderohet se ndyrësira pastrohet nga pjesa tjetër e pastër e tokës.Lexoni më tepër

Së dyti: Nëse ndyrësirat në fjalë janë likuide (të lagështa), mendimet janë dy:

Mendimi i parë: Kjo nuk falet, pra ndyrësira nuk konsiderohet se pastrohet nga pjesa e pastër e tokës, por ajo duhet të pastrohet me ujë: Ky është mendimi i shumicës së juristëve, pra në këtë rast zona e fundit të rrobës që është përlyer me ndyrësirë likuide (të lagësht) duhet të lahet me ujë.

Mendimi i dytë: Kjo falet, pra substanca e ndyrësirës të gjendur në fundin (skajin) e rrobës së gruas, konsiderohet se pastrohet nga toka e pastër, asfalti i pastër, kalldrëmi i pastër dhe ngjashëm; rrjedhimisht nuk obligohet të lahet me ujë.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. MYSLIMANJA QË ZVARRIT PARDESYNË PËRDHE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ MYSLIMANJA QË ZVARRIT PARDESYNË PËRDHE

MYSLIMANJA QË ZVARRIT PARDESYNË PËRDHE

  1. Mustehab: Veprim i pëlqyeshëm kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet. ↩
  2. Mubah: Veprim i lejuar, që as shpërblehet dhe as ndëshkohet. ↩
  3. Ixhma: Mendimi konsensual (i njëzëshëm) që kanë dhënë juristët përsiatës muslimanë, pasi ka ndërruar jetë Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!), në një epokë, për një prej çështjeve juridike islame. ↩
  4. Et-Tirmidhi 143, Ebu Daudi 383, Ibn Maxhe 531; Albani thotë se hadithi është sahih/i vërtetë. ↩
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top